Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Auto Draft
Lajme

“Duhet të hiqet taksa që të kthehen palët në tryezën e negociatave”

Muslim Shop

Duhet të hiqen taksat një qind për qind të mallrave nga Serbia në mënyrë që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje e cila do të kontribuojë në perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës, dhe tërë rajonit, tha sot në Beograd zëvendës ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, raporton Anadolu Agency (AA).

“SHBA vazhdon të mbështesë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili duhet të mundësojë një marrëveshje që do të kontribuojë për perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Palmer në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Siç theksoi ai, nuk mund ta thotë epilogun e bisedimeve Beograd-Prishtinë në Paris në korrik për këtë çështje, por ai beson se takimi do të jetë konstruktiv dhe do të sjellë më të mirën për të gjithë.

Palmer falënderoi Vuçiqin për angazhim në dialog, me konstatimin se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-ve në këtë proces, si dhe në rrugën evropiane të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, gjegjësisht njohjen e Kosovës nga SHBA-të, ekziston pajtueshmëri mes SHBA-ve dhe Serbisë se “vetëm me bisedime, negociata dhe duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, si dhe duke respektuar interesat e popullit serb dhe shqiptar mund të arrihet tek ndonjë zgjidhje”.

“E luta Palmerin që të kuptojë nevojën e Serbisë për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Vuçiq theksoi se Serbia është e gatshme për takimin në Paris, dhe se me rëndësi është që të gjithë të bëjnë gjithçka që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Presidenti i Serbisë përsëriti ftesën për presidentin amerikan, Donald Trump, të vizitojë Serbinë.

“E dimë se nuk mund të presim ndryshim në qëndrimin ndaj Kosovës, por dëshirojmë marrëdhënie më të balancuar, pak më të përshtatshëm, e cila do të mbante llogari për interesat e Serbisë”, tha Vuçiq.

Palmer në vizitën në Beograd, do të takohet edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj