Rtv Pendimi

Dyfytyrësia sëmundje bashkëkohore!

Zakonisht njerëzit e lig dhe të paqëndrueshëm janë dyfytyrësha.
Dyfytyrëshi disave ju paraqitet me një fytyrë dhe disave me fytyrë tjetër për të realizuar qëllimet e tij.
Kështu ka qenë në të kaluarën, ndërsa sot disa njerëz janë me më shumë fytyra dhe paraqiten me to para tjerve si dëshirojnë ata, për të realizuar qejfet e tyre.
Besimtari duhet të ketë kujdes, të ruhet nga dyfytyrësia sepse e humb veten në këtë botë dhe denohet në botën tjetër.
Pejgamberi(alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Ai që në këtë botë ka dy fytyra, në Ditën e Gjykimit do të ketë dy gjuhë prej zjarri” (Ebu Davudi).

Allahu na ruajtë nga dyfytyrësia dhe shumëfytyrësia.

Hoxhë Fadil Musliu

TË NGJAJSHME