Dyqani i akulloreve që kishte thyer rekordin Guinness me 863 shije të ndryshme është viktima e fundit e krizës ekonomike të Venezuelas.
Banorët lokalë thonë se dyqani, që ka qenë i njohur për shijet e ndryshme dhe ka pasur vizitorë të shumtë, është mbyllur që nga dita e krishtlindjeve.
“Kemi mbyllur dyqanin për shkak të mungesës së qumështit”, ka shkruar shitorja e famshme, Coromoto, në Facebook.
Venezuelasit janë në krizë të thellë ekonomike dhe po vuajnë për gjërat bazike, për shkak të inflacionit më të lartë në histori të shtetit.