Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Lajme

“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor është prioritet i Bundestagut”

Muslim Shop

Një delegacion i Bundestagut Gjerman, i kryesuar nga Josip Juratovic, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunimin Gjermani-Evropë Juglindore, po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa është takuar me zyrtarë të lartë të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, realizoi një takim me delegacionin e Bundestagut të Gjermanisë, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, mbështetja e institucioneve gjermane për procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

“Ruçi shprehu pritshmërinë për marrjen e mbështetjes së Bundestagut për autorizimin e Qeverisë Gjermane në dhënien e dritës jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar në progresin e reformave të ndërmarra”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kryeparlamentari Ruçi ka theksuar se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) do të lehtësonte më tej procesin e reformve në Shqipëri dhe, sipas tij, do të rriste paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërkaq, Juratovic gjatë takimit është shprehur se e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është një prioritet i vazhdueshëm i Bundestagut.

“Bundestagu është njohur me vlerësimin e Komisionit Evropian, i cili rekomandon hapjen pa kushte të negociatave. Por për arsye kohe, do ta shqyrtojmë këtë rekomandim në vjeshtë. Unë kam disa mesazhe për politikanët shqiptarë. Parlamentarët duhet të jenë gjithmonë shprehës të interesave të qytetarëve”, ka theksuar Juratovic.

Më tej theksohet se Ruçi dhe delegacioni i Bundestagut Gjerman biseduan edhe për situatën politike në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj