E BUKUR ËSHTË DASHURIA, ATËHERË KUR E GJEN ATË QË E MERITON

E bukur është të dëgjosh atë që është me ty dhe në prezencën tënde të thotë i dashuri im, mirëpo më e bukur është të dëgjosh se të thotë ashtu, kur ti nuk je prezent.

E bukur është të luash rolin e të qenët i dashur që ta përfitosh zemrën e atij që është me ty, mirëpo më e bukur është të përfitosh atë që është me ty, se ti me të vërtetë je ashtu.

E bukur është të paraqitesh më ndryshe seç je në realitet, që të dukesh më i mirë në sytë e atij që është me ty, mirëpo më e bukur është të jesh i sinqertë, që mos të biesh nga sytë e tij.

E bukur është të qajë ai që është me ty nga përmallimi për ty, mirëpo më e bukur është të qajë nga gëzimi i takimit me ty.

E bukur është të vizatosh në një mijë tablo, mirëpo më e bukur është të vizatosh një buzëqeshje në fytyrën e atij që e do, kur ai është duke qarë.

E bukur është dashuria, mirëpo më e bukur është të gjesh atë që e meriton dashurinë tënde sinqerisht.

E bukur është t’i ndihmosh atij që ka nevojë për diçka dhe e kërkon nga ti, mirëpo më e bukur është që ti duke e ditur nevojën e tij, t’i ndihmosh pa e kërkuar atë nga ti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU