E drejtë e pemës është të kërkojë për veten ujë.
E drejtë e lules është ta përhapë erën e parfumit të saj në ajër.
E drejtë e fluturave dhe e zogjve është të fluturojnë në qiell.
E drejtë e çdo të sëmuri është të marrë atë që i nevojitet për shërim.
E drejtë e çdo njeriu është të ëndërrojë dhe të shpresojë, pa dallim se a është pasanik apo fukara.
E drejtë e çdo njeriu është të rrëfejë çdo gjë që gjendet në zemrën e tij nga dashuria, përmallimi dhe mallëngjimi.
Mirëpo, nuk është e drejtë e tyre që ta kundërshtojnë atë, që e caktoi Allahu për ta nga sprovat dhe belatë.
Atyre u mbetet të stolisen me durim, urtësi dhe moral të mirë, të kapen për bindjen dhe kënaqësinë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU