Mr.Lulzim Kastrati
Hyrje
Me ketë punim do të trajtohen dy të drejta dhe liri themelore te njeriut, e drejta për shkollim dhe e drejta e besimit,si te drejta elementare për një jetë te dinjitetshme. Të drejtat dhe lirit themelore të njeriut janë ato te cilat i takojnë çdo njeriu pa përjashtim,pasi këto te drejta janë elementare për një jetë te dinjitetshme edhe kufizimi i tyre mund te behet vetëm në raste të veçanta, dhe at vetëm me an te kushtetutës apo ligjit dhe jo me diçka me te ultë se këto. Duke treguar për rendësin dhe vlerat e këtyre te drejtave dot kem si qëllim udhëzimin administrativ, nr. 6/2010 ,,Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta”. të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në vitin 2010, përputhshmërinë e keti udhëzimi me aktet-dokumentet ndërkombëtare kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, i cili e ndalon bartjen e shamisë apo siç e quan ministria e arsimit uniform fetare në shkollat publike. Me nxjerrjen e këtij udhëzimi filluan largimet e vajzave me shami nga shkollat dhe bashkë me to filluan edhe debatet në nivele te ndryshme, Nga kureshtja si studiues i drejtësisë, ju qasa kësaj teme për të bërë një hulumtim se sa është i ligjshëm ky udhëzim administrativ pasi që prekë dy të drejta themelore të njeriut, atë të besimit dhe shkollimit.
Lufta për të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për t’i njohur të drejtat e tij themelore (më elementare): e drejta për jetën dhe lirinë, të cilat kanë qenë të rëndësishme sidomos në periudhën e sistemit skllavopronar dhe feudal. Revolucionet borgjeze, këtyre të drejtave elementare ua shtuan edhe disa të drejta të tjera, të cilat u takojnë të ashtuquajturave të drejta natyrore, siç janë e drejta e barazisë, e drejta e sigurisë dhe e drejta për t’i bërë rezistencë shtypësit.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentin dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera.
Arsimimi është një e drejtë e pamohueshme, është një nga të drejtat themelore të individit, duke ja mundësuar këtë të drejtë, atij i mundësohet e drejta që ti ushtrojë të drejtat e tjera, pasiqë nëpërmjet ushtrimit të kësaj të drejte, individi ka mundësi të ushtrojë të drejtat e tjera siç janë ato civile, politike, ekonomike, kulturore. Për të realizuar këtë të drejtë, arsimi duhet të jetë i mundshëm, i arritshëm, i pranueshëm dhe i përshtatshëm. Në këtë mënyrë, arsimi e pajis individin me njohuri, shprehi dhe shkathtësi që e ndihmojnë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.
Mohimi dhe shkelja e të drejtës për arsimim dëmton aftësinë e njerëzve që t’i zhvillojnë personalitetet e tyre, të mbështesin dhe t’a mbrojnë vetvetën dhe familjet e tyre, si dhe të marrin pjesë përshtatshmërisht në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Në shkallën e gjerë të shoqërisë, mohimi i arsimimit dëmton çështjen e demokracisë dhe të përparimit shoqëror, dhe si vazhdim paqen ndërkombëtare dhe sigurinë njerëzore.
Me lirinë e besimit kuptojmë të drejtën e individit për të besuar një fe ose një tjetër, ose për të mos besuar asnjë, si dhe të drejtën që lirisht e botërisht të shprehë bindjet e veta fetare, përkatësisht mos të shprehë kurrfarë bindjesh fetare.
Kjo bindje i ka përcjellë popujt gjithmonë qysh nga kohërat e lashta. Që në vitin 1941, presidenti i SHBA-ve në mesazhin vjetorë drejtuar Kongresit, duke ju referuar bazave mbi të cilat duhet të mbështetet bota në të ardhmen, ka kërkuar respektimin e katër lirive esenciale të njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së besimit, lirisë nga frika dhe lirisë nga mjerimi. Për këtë arsye, lirinë e besimit e gjejmë të garantuar qysh në dokumentet e para që janë miratuar, duke qenë të bindur se me garantimin e kësaj të drejte plotësohen të drejtat themelore të individit.
Neni 18 i Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut, i referohet një të drejte me karakter të shenjtë e të pacenueshëm siç është e drejta e mendimit e besimit, të drejta këto që kanë rëndësi metafizike për të gjithë, mandej gjatë gjithë jetës pyesim mbi arsyen e ekzistencës sonë, justifikimin e kësaj ekzistence.
Rendësin, vlerën dhe mbrojtja e këtyre të drejtave është ber duke hulumtuar ne dokumentet me të rëndësishme ndërkombëtare, kushtetutat dhe ligjet e shteteve demokratike duke filluar me Deklarata Universale mbi te Drejtat e Njeriut për të vazhduar me paktet e konventat ndërkombëtare, me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Se e drejta e shkollimit dhe e drejta e besimit, si dy nga të drejtat që ndihmojnë në përparimin dhe zhvillimin e individit dhe shoqërisë, i është kushtuar një vëmendje e veçantë nga ana e shteteve dhe ju është dhënë një rëndësi në konventat dhe deklaratat për të drejtat e njeriut, në kushtetuta dhe ligjet e shteteve si në ato regjionale ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Mosnjohja apo mohimi i të drejtave themelore të njeriut, ja mohon shoqërisë (individit) të drejtën për një jetë të dinjitetshme, dhe për këtë arsye është bërë përpjekje e vazhdueshme në nivel regjional e ndërkombëtar duke miratuar deklarata e konventa për të njohur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut i gjejmë edhe në kushtetutat dhe ligjet e shteteve demokratike, ashtu siç i gjejmë edhe në shtetin tonë, Republikën e Kosovës, e cila garanton dhe mbron të drejtat e njeriut, po ashtu lejon kufizimin e këtyre të drejtave kur është e domosdoshme, por vetëm me anë të ligjit e jo me ndonjë akt i cili është më i ulët se ligji.
KAPITULLI I PARË
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut:
Kategorizimi i të drejtave themelore të njeriut:
Parimet dhe vlerat e të drejtave të njeriut:
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
Aspirata për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjitha qenieve njerëzore, paraqet thelbin e konceptit për të drejtat e njeriut. Kjo përpjekje e vë qenien njerëzore në qendër të interesit, është e bazuar në sistemin e përbashkët universal të vlerave të përkushtuara të së drejtës për jetë, si një e drejtë e paprekshme, dhe ofron një kornizë për ndërtimin e sistemit të të drejtave të njeriut, të mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht. Gjatë shekullit XX, të drejtat e njeriut janë zhvilluar si formulime morale, politike dhe ligjore dhe udhërrëfyese për zhvillimin e një bote të lirë nga frika dhe skamja.[1]
Të japësh një përkufizim për të drejtat e njeriut, nuk është gjë e lehtë. Duke qenë të lidhura ngushtë me interesat, të drejtat e njeriut janë bërë objekt i trajtimit nga përkufizime të ndryshme.
Një pikëpamje është ajo që i vlerëson ato si ”standardet bazë të domosdoshme pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë”, një tjetër i sheh si “parime morale që u përkasin të gjithëve, për arsyen e thjeshtë se janë qenie njerëzore”, të tjerët i përkufizojnë si “parime morale të drejtësisë dhe të barazisë të pranuara gjerësisht nga shoqëria” etj.
Përkufizimi që sot pranohet gjithnjë e më shumë, është ai që e botojnë Kombet e Bashkuara me titull “Të drejtat e njeriut – pyetje dhe përgjigje”, të vitit 1987. Sipas këtij përkufizimi, të drejtat e njeriut, në përgjithësi, mund të përcaktohen si të drejta që janë të qenësishme në natyrën tonë dhe pa të cilat ne nuk mund të jetojmë si qenie njerëzore.
Lufta për të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për t’i njohur të drejtat e tij themelore (më elementare): e drejta për jetën dhe lirinë, të cilat kanë qenë të rëndësishme sidomos në periudhën e sistemit skllavopronar dhe feudal. Revolucionet borgjeze, këtyre të drejtave elementare ua shtuan edhe disa të drejta të tjera, të cilat u takojnë të ashtuquajturave “të drejta natyrore”, siç janë e drejta e barazisë, e drejta e sigurisë dhe e drejta për t’i bërë rezistencë shtypësit.[2]
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut n’a japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera.
Ato janë themelore për kërkesat gjithnjë në rritje të njerëzimit për një jetë që të respektojë dhe të mbrojë dinjitetin dhe veprat e çdo qeneje njerëzore.
Sipas teorisë të së drejtës natyrore, njeriu u lind i lirë, me të drejta të caktura natyrore. Ato të drejta nuk i’a ka dhuruar askush, por i takojnë ngase është qenie njerëzore. Ato konsistojnë në ushtrimin e lirë të aktivitetit fizik, intelektual e moral. Kur të hyjë në bashkësinë politike, njeriu i mbanë ato të drejta, ngase ato janë të lidhura ngushtë me të dhe të pandara nga ai. Ato të drejta njeriu u’a kundërvënë edhe individëve të tjerë, edhe bashkësisë. Pranëdaj, edhe shteti është i detyruar që t’i respektojë ato të drejta absolutisht. Ai, ato të drejta as nuk mund t’i heqë, as t’i shkelë. Të drejtat natyrore të njeriut mund të kufizohen deri diku nëse këtë e kërkon paqja dhe siguria e përgjithshme. Por, edhe për këtë mund të vendosë vetëm populli drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhu.[3]
Nga ky këndvështrim, mosnjohja apo shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nuk përbën vetëm një shkelje ndaj një individi, por në atë rast krijon rrethana shoqërore dhe politike për shkelje të tjera dhe për përhapje të dhunës e të konflikteve në masë shoqërore, në nivel kombëtar e më gjerë.
Cenimet e të drejtave të njeriut paraqesin kërcënime për sigurinë njerëzore, prandaj përdoren si indikatorë në kuadër të mekanizmave për paralajmërim të hershëm, me qëllim të parandalimit të konflikteve. Sidoqoftë, të drejtat e njeriut gjithashtu luajnë rol gjatë periudhës së pasluftës, për menaxhimin dhe transformimin e konflikteve, si dhe për ndërtimin e paqes. Përmes transferit të dijes, ndërtimit të aftësive dhe formësimit të sjelljeve, arsimimi në fushën e të drejtave të njeriut përbën bazën e kulturës së vërtetë të parandalimit.[4]
Për këtë arsye Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që në fjalinë e saj të parë, shpallë që respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin njerëzor ,,është themeli i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë”.
Siç vihet re edhe në përkufizimin e mësipërm, të drejtat e njeriut kanë në themel dinjitetin njerëzor, i cili buron nga vetë thelbi i të qenit njeri.
Për rrjedhim, ky dinjitet duhet pasur parasysh si te fëmija i porsalindur, që nuk ka kryer ende ndonjë veprim, ashtu edhe te keqbërësi. Qenia njerëzore e ka këtë dinjitet pavarësisht nëse njeriu është i vetëdijshëm për të ose jo.
Këtu është rasti të bëjmë dallimin ndërmjet dinjitetit njerëzor dhe dinjitetit personal, të cilin ne e krijojmë dhe e përpunojmë vetë. Dinjiteti personal përcaktohet nga sjellja jonë me normat morale të pranuara gjerësisht nga shoqëria, nëse përputhet ose është në kundërshtim me to.
Në këtë këndvështrim, të respektosh të drejtat e njeriut, do të thotë të respektosh tek ai qenien njerëzore dhe jo domosdoshmërish personalitetin e tij.
Si pikë fillestare e konceptit të të drejtave të njeriut është koncepti mbi dinjitetin e lindur dhe të patjetërsueshëm të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, koncept i cili njihet në Deklaratën Universale dhe në Paktet Ndërkombëtare të viteve 1966, të cilat njëkohësisht njohën edhe idealin e qenieve të lira njerëzore për të gëzuar lirinë nga frika dhe skamja, dhe për të qenë të pajisur me të drejta të barabarta dhe të patjetërsueshme. Prandaj, të drejtat e njeriut janë universale dhe të patjetërsueshme, që do të thotë se aplikohen gjithkund dhe nuk mund t’i mohohen individit madje edhe nëse ai/ajo pajtohet për këtë.[5]
Shkelja e të drejtave të njeriut nuk nënkupton thjeshtë dhe vetëm të penguarit për të realizuar një të drejtë, por nënkupton mohimin e një jete dinjitoze, poshtë së cilës njeriu nuk mund dhe nuk duhet t’ia lejojë vetes të bjerë.
Që këtej del se, të drejtat e njeriut janë edhe një praktikë e veçantë njerëzore, që synojnë të realizojnë kërkesat minimale të njeriut për një jetë dinjitoze dhe ta mbrojnë atë, në marrëdhëniet e tij të ndërsjella me pushtetin shtetëror, nga cenimet, poshtërimet, diskriminimet, paragjykimet, qëndrimet çnjerëzore të më të fortit.
Të drejtat e njeriut janë parime në bazë të së cilave individët mund të veprojnë, të nxjerrin ligje dhe në të njëjtën kohë të gjykojnë e të marrin vendime që mbështeten në to. Por, të drejtat e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe vlera që shprehin dhe pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat njerëzore.
Si vlera, të drejtat e njeriut përfaqësojnë qëllimet dhe idealet më të larta, të cilat, ndonëse të parealizueshme plotësisht, i japin kuptim jetës shoqërore. Gjatë gjithë historisë së tyre, të drejtat e njeriut janë përcaktuar dhe kanë mishëruar vlerën e dinjitetit të secilit, të lirisë, barazisë dhe drejtësisë.
Këto vlera janë universale. Ato dalin jashtë kornizave të kufijve individual, grupor e kombëtarë. Kulturat dhe shoqëritë janë të ndryshme. Individualiteti i tyre shprehet në forma të larmishme, megjithatë asnjëherë kjo pasuri, kjo ndryshueshmëri nuk ka prekur bazat e patjetërsueshme të të drejtave të njeriut.
Nga ky këndvështrim, çdo individ, pavarësisht nga prejardhja familjare, shoqërore, fetare ose kulturore, duhet të pranohet si përfaqësues i gjithë njerëzimit. Me fjalë të tjera, dinjiteti njerëzor duhet të pranohet dhe të respektohet nga të gjithë.
Neni 1 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ), i miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948, u referohet shtyllave kryesore të sistemit të të drejtave të njeriut, të cilat janë liria, barazia dhe solidariteti. Liritë, siç janë liria e mendimit, e ndërgjegjes, besimit, sikurse edhe ajo e opinionit dhe shprehjes, janë të mbrojtura nga të drejtat e njeriut. Ngjashëm, të drejtat e njeriut garantojnë barazi, siç është mbrojtja e barabartë kundër të gjitha formave të diskriminimit për të gëzuar të gjitha të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe barazinë e plotë ndërmjet grave dhe burrave. Solidariteti tregon të drejtat ekonomike dhe sociale, si të drejtën për sigurim social, shpërblim (pagë) të drejtë, një standard të mirë për jetesë, shëndet dhe qasje në arsim, të cilat janë pjesë përbërëse të strukturës së të drejtave të njeriut.
Këto të drejta janë të sistemuara në pesë kapituj: të drejtat politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe janë të definuar juridikisht në dy pakte paralele[6], të cilat së bashku me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, krijojnë Ligjin mbi të Drejtat e Njeriut.
Shkëndijat e para të proklamimit dhe të garantimit të disa të drejtave të shtetasve i hasim në Angli në Kartën e madhe të lirive (Magna Charta Libertatum), të shpallur në vitin 1215 nga mbreti i Anglisë Joha Lackland. Kushtet specifike të zhvillimit të Anglisë kanë ndikuar që edhe më vonë të nxirren dokumente, të cilat merren me njohjen dhe garantimin e lirive themelore të njeriut, siç ishte rasti me “Peticionin mbi të drejtat” (Petition of Rights) të vitit 1628, pastaj edhe me “Ligjin mbi të drejtat” (Bill of Rights) të vitit 1689.
Dokumente të tilla paraqiten edhe në Amerikë, në formë të deklaratës, si akt solemn në të cilin proklamohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut në Virgjinia në vitin 1776, e njohur si “Deklarata e Virgjinias”, e pastaj Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve, e po të njëjtit vit.
Në Francë, në vitin 1793 u miratua Deklarata e Montanjarit mbi të drejtat e njeriut dhe të shtetasit, e cila është përpjekur që ta zgjerojë katalogun e klasit të të drejtave civile e politike.
Pas Luftës së Parë Botërore, në proklamimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe për të drejtën e popujve për vetëvendosje ka ndikuar edhe “Deklarata e të drejtave të popullit punonjës dhe të eksploatuar” e miratuar nga Kongresi i sovjetëve, në vitin 1918.
Të drejtat e njeriut deri në kohën më të re trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme të shteteve. Prandaj, asnjë shtet, e as bashkësia ndërkombëtare, s’ka pasur të drejtë të parashtrojë çështjen e cenimit të të drejtave të njeriut në një shtet pa rrezikuar që kjo të interpretohet si përzierje në punët e brendshme të atij shteti. Përjashtim bënin regjimi i kapitulacioneve dhe intervenimeve humanitare. Megjithëkëtë, bashkësia ndërkombëtare, sidomos pas krijimit të Lidhjes së kombeve dhe Kombeve të Bashkuara, i ka kushtuar gjithnjë e më tepër kujdes mirëqenies së individit (njeriut), si një ndër kandidatët më të rëndësishëm për të ruajtur paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë.[7]
Koncepti i të drejtave të njeriut u pranua botërisht vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Gjenocidi i kryer nga regjimi fashist dhe tmerret e kësaj lufte, ndihmuan që njerëzit të ndërgjegjësoheshin se vetëm qeverisja e kufizuar mund të zbuste dhe të ekuilibronte dëshirat sociale dhe politike të grupeve të ndryshme shoqërore. Kjo periudhë qoi në zgjerimin e interpretimit të konceptit të të drejtave të njeriut, i cili u shtri nga një grup i veçantë njerëzish, tek të gjitha qeniet njerëzore.
Nga ana tjetër, njohja e tmerreve dhe e tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore qoi në krijimin e Kombeve të Bashkuara dhe në nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara më 20 qershor të vitit 1945.
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara u zotuan se do të përpiqeshin për të avancuar respektin për të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Për të realizuar këtë qëllim, Kombet e Bashkuara krijuan Komisionin për të Drejtat e Njeriut me detyrën që të hartonte një dokument që do të shpjegonte dhe shpallte të drejtat dhe liritë themelore. Ky dokument që u quajt Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, u miratua në 10 dhjetor 1948, si ,,ideali i përbashkët që duhet të arrihet nga të gjithë popujt dhe kombet në respektimin e të drejtave të njeriut”.
Deklarata është një dokument zyrtar që përmban parime që vlerësohen nga shumë njerëz si standarde për t’u arritur nga të gjithë popujt dhe kombet. Megjithatë, parimet e një deklarate nuk janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga shtetet anëtare. Për këtë arsye, pas hartimit të saj, lindi nevoja për dokumente që jo vetëm të përmbanin parime ose angazhime të përgjithshme, por edhe të detyronin shtetet anëtare t’i zbatonin dhe të siguronin zbatimin e tyre në praktikë.
Në vijim të krijimit të mekanizmave që do të garantonin respektimin e të drejtave të njeriut, Kombet e Bashkuara hartuan dy pakte: Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, e përbëjnë Kartën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Ndikimi i deklaratave të miratuar nga fundi i shekullit XVII, me të cilat proklamohen një mori të drejtash të njeriut dhe të shtetasit, në kushtetutat e miratuara krahas apo pas këtyre deklaratave ishte mjaft i fuqishëm. Përmbajtja e deklaratave ka shërbyer si bazë për sanksionimin e institucionve të lirive dhe të drejtave themelore në kushtetutat e para, por edhe në ato që janë miratuar edhe gjatë shekullit XIX e XX.[8]
Nga kjo mund të konkludojmë se, shkëndijat e para të institucionalizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut janë paraqitur para paraqitjes së kushtetutave të shkruara. Dokumentet me të cilat janë proklamuar të drejtat dhe liritë e njeriut kanë shërbyer si bazë për përpunimin e këtij institucioni në kushtetuta, sidomos në ato që janë miratuar në prag ose krahas me dokumentet për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Institucioni i lirive dhe të drejtave të njeriut e të shtetasit paraqet një ndër institucionet më të rëndësishme juridike, prandaj edhe të së Drejtës Kushtetuese. Kjo ngase, nëpërmjet këtij institucioni, përcaktohet dhe vjen në shprehje pozita juridike dhe vendi i shtetasit në shoqëri. Nga kjo mund të dëshmohet se sa është demokratik apo jo demokratik një shtet dhe një shoqëri. Nëpërmjet këtij institucioni, sidomos gjatë decenieve të fundit, bëhet vlerësimi nga bashkësia ndërkombëtare për nivelin e demokracisë në sistemet dhe vendet e ndryshme.[9]
Kategorizimi i të drejtave themelore të njeriut
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut sipas deklaratave, konventave ndërkombëtare dhe kushtetutave bashkëkohore, ndahen në të drejta sipas këtyre grupeve:
1. Të drejtat civile dhe politike;
2. Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe
3. Të drejtat e mjedisit dhe të zhvillimit.
Në Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, njihen vetëm dy grupet e para të të drejtave themelore, pasi që e Drejta e Mjedisit dhe e Zhvillimit është një e drejtë e re.
Të drejtat civile dhe politike janë quajtur ndryshe edhe të drejta të orientuara drejtë lirisë ose të drejtat e gjeneratës së parë. Këto të drejta përfshijnë: Të drejtën për jetë, liri dhe siguri personale, lirinë nga skllavëria, të drejtën për gjykim të drejtë, të drejtën për një shtetësi, të drejtën për lidhje të martesës dhe krijimin e familjes, të drejtën e pronës, lirinë e mendimit, bindjes dhe besimit, lirinë e shprëjës së mendimit dhe të informacionit, të drejtën e mbajtjes së tubimeve paqësore, të drejtën e votës dhe për t’u bashkuar në jetën politike të bashkësisë dhe të shoqërisë ku jeton, etj.
Të drejtat ekonomike dhe shoqërore quhen edhe të drejta të orientuara drejtë sigurisë ose të drejta të gjeneratës së dytë, sepse ato synojnë sigurinë sociale dhe ekonomike. Kjo e drejtë ndër të tjera përfshinë: të drejtën për sigurim social, të drejtën e punës dhe mbrojtjen nga papunësia, të drejtën për një standard të jetesës, i cili siguron standard dhe mirëqenie, të drejta për shkollim, të drejtën për të marrë pjesë në jetën kulturore të bashkësisë etj.
Të drejtat e mjedisit dhe të drejtat e zhvillimit quhen ndryshe edhe të drejtat e gjeneratës së tretë dhe pranojnë të drejtën e njerëzve për të jetuar në një mjedis të pastër e të shëndetshëm, të mbrojtur nga shkatërrimet. Po kështu, ato njohin të drejtat e njerëzve për zhvillim kulturor, politik dhe ekonomik.
Parimet dhe vlerat e të drejtave të njeriut
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut brenda vetes observojnë parime dhe vlera, siç janë:
Liria: Liritë themelore, si liria e mendimit, liria e ndërgjegjes, liria e shoqërimit, liria e lëvizjes etj., janë gjithashtu vlera dhe të drejta. Këto të drejta në gjuhën juridike përcaktohen si e drejta e mbledhjes dhe e organizimit, e drejta për të lëvizur lirisht etj.
Të lindësh i lirë dhe e drejta e lirisë nënkuptojnë që çdo qenie njerëzore të jetë e lirë të zgjedhë e të vendosë për jetën e saj.
E drejta për të qenë i lirë dhe e drejta e jetës vlerësohet si një ndër vlerat më të rëndësishme njerëzore, të lidhura ngushtë me dinjitetin dhe vlerën e jetës njerëzore.
Barazia: Të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga prejardhja dhe ndryshimet që kanë, janë të barabarta para ligjit. Ky është një parim tjetër i karakterit universal të të drejtave të njeriut dhe përbën një vlerë dhe një ideal për njerëzimin.
Universale: Të drejtat e njeriut zakonisht konsiderohen si të drejta universale, në sensin që çdo njeri i ka ato dhe duhet t’i gëzojë pa dallim, si do që mund të jenë ose jo të njohura e të implementuara nga sistemi ligjor.
Nga deklarata e miratuar në vitin 1993 gjatë Konferencës Botërore për të Drejtat e Njeriut në Vjenë, me rastin përvjetorit të 50 – të të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga rezolutat e miratuara nga Kombet e Bashkuara në vitin 1998, mund të vërehet se koncepti i të drejtave të njeriut, sot pranohet si një koncept universal. Disa skeptikë që dyshojnë në universalitetin e të drejtave të njeriut, duhet që ta kujtojnë faktin se shumë shtete të cilat janë gjeografikisht të kundërta, si Kina, Libani dhe Kili, gjatë pjesës së dytë të vitit 1940, kanë qenë mes atyre shteteve që kanë ndihmuar në hartimin e konceptit të tillë.[10]
Pandashmëria: Njëra nga vlerat e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjithashtu është edhe pandashmëria, lidhshmëria dhe ndërvarësia me njëra tjetrën, që i përngjajnë një zinxhiri, se nëse e tërheq një hallkë, ajo e tërheqë tjetrën, siç është rasti me temën që po e shtjellojmë, mohimi i lirisë së besimit po e tërheqë të drejtën për shkollim.
Gjithashtu, të drejtat e njeriut janë të pandashme dhe reciprocikisht të varura. Mund të veçohen dimensione ose kategori të ndryshme të të drejtave të njeriut, siç janë: të drejtat civile dhe politike, siç janë liria e fjalës dhe e shprehjes, të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, si e drejta në sigurim social, e cila duke pasur parasysh faktin se vendos obligime financiare mbi shtetin, duhet të shikohet progresivish. Në të kaluarën, një kategori e caktuar e shteteve ose grupshteteve, siç është grupi i shteteve komuniste, kanë shprehur preferencat e tyre ndaj të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, në dallim prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët kanë përkrahur pikërisht të drejtat civile dhe politike. Sidoqoftë, në vitin 1968, gjatë Konferencës Botërore për të Drejtat e Njeriut në Teheran, dhe në vitin 1993 gjatë Konferencës Botërore për të Drejtat e Njeriut në Vjenë, ky debat joproduktiv është adresuar në atë mënyrë që, është vendosur se të dy këto kategori ose dimensione të të drejtave të njeriut kanë rëndësi të barabartë. Në Teheran më 1968, këto të drejta janë deklaruar si të pandashme dhe reciprokisht të varura, pasi që gëzimi i plotë i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, vështirë mund të realizohet pa gëzimin e të drejtave civile e politike.[11]
Disa të drejta mund të përmbajnë të ashtuquajturën klauzolë për tërheqje, e cila lejon kufizimin e të drejtave të caktuara, nëse është e domosdoshme për siguri kombëtare, rend publik, shëndet publik ose moral dhe për shkak të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Mundësia e tillë, në veçanti, ekziston për kufizimin e lirisë së lëvizjes, lirisë për të lëshuar çdo vend, duke përfshirë vendin e vetë, lirisë së mendimit, ndërgjegjes, besimit, lirisë së shprehjes dhe informimit, lirisë e tubimit dhe atë të bashkimit. Këto kufizime duhet të bëhen me ligj, që do të thotë se duhet të kalojnë në kuvend. Organet që bëjnë interpretimin e këtyre instrumenteve ligjore, e kanë për obligim kontrollin e çdo keqpërdorimi të këtyre dispozitave.
Shtetet (sipas parimit të mosdiskriminimit) duhet të respektojnë dhe t’u sigurojnë të gjithë individëve brenda territorit të tyre, të gjitha të drejtat pa asnjë lloj diskriminimi, të bazuar qoftë në racë, ngjyrë, gjini, gjuhë, religjion, opinion politik ose tjetër, origjinë kombëtare ose sociale, pronë, lindje ose ndonjë status tjetër (Neni 2 MDCP dhe MDESK). Për më tepër, Protokoli Shtesë Nr. 12 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ofron të drejtën e përgjithshme për mosdiskriminim nga ana e çfarëdo autoriteti publik.
KAPITULLI I DYTË
E drejta për shkollim:
E drejta për shkollim sipas akteve ndërkombëtare:
E drejta për shkollim sipas kushtetutës dhe ligjve të Kosovës:
Mos diskriminimi në shkollim:
E drejta për shkollim
Njëra nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut është edhe e drejta për shkollim. Arsimimi është një e drejtë e pamohueshme, është një nga të drejtat themelore të individit, duke ja mundësuar këtë të drejtë, atij i mundësohet e drejta që ti ushtroj të drejtat e tjera, pasi nëpërmjet ushtrimit të kësaj të drejte, individi ka mundësi të ushtrojë të drejtat e tjera, siç janë ato civile, politike, ekonomike, kulturore. Për të realizuar këtë të drejtë, arsimi duhet të jetë i mundshëm, i arritshëm, i pranueshëm dhe i përshtatshëm. Në këtë mënyrë, arsimi e pajis individin me njohuri, shprehi dhe shkathtësi që e ndihmojnë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.
E drejta për shkollim ka rëndësi të madhe për njeriun si qenie njerëzore dhe si qenie politike e shoqërore. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për shoqërinë përkatëse, ngase paraqet parakushtin themelor për zhvillimin e saj të gjithanshëm, sidomos në kushtet e zhvillimit të hovshëm teknologjik dhe kushtet e kompjuterizimit, që e kanë përfshirë botën. Nëpërmjet kësaj të drejte sigurohen elementet e së drejtës së njeriut që, duke u shkolluar, ta zhvilloj personalitetin e tij dhe të krijojë mundësi për përmbushjen e nevojave, por edhe sendërtimin e të drejtave të tij politike e personale.[12]
Arsimi nëkupton një veprimtari të organizuar, që synon përvetësimin dhe zotërimin e sistemit të fakteve dhe të përgjithësimeve shkencore, të diturve nga fusha të ndryshme të shkencës dhe të artit, të prodhimit dhe të teknikës, si dhe formimin mbi bazë të atyre diturive të reja, të shkathtësive dhe të shprehive intelektuale, kulturore, shëndetësore, punuese etj.
Një e drejtë e tillë i ofron individit më shumë kontroll për drejtimin e jetës së tij apo saj, në veçanti kontrollin mbi veprimet e shtetit kundrejt individit. Me fjalë të tjera, ushtrimi i të drejtës së arsimimit, aftësimit i ndihmon personit që t’i përjetojë të mirat e të drejtave të tjera. Gëzimi i shumë të drejtave politike dhe civile, siç është e drejta për informim, liria e të shprehurit, e dreja për votim dhe për t’u zgjedhur dhe shumë të tjera, varen nga së paku një shkallë minimale e arsimimit. Ngjashëm, një numër i të drejtave ekonomike, shoqërore dhe kulturore, sikurse e drejta për zgjedhjen e punës, për të marrë pagë të njëjtë për punë të njëjtë, për të gëzuar të mirat e përparimit shkencor e teknik dhe për të marrë arsimim të lartë në bazë të aftësive, mund të ushtrohet në mënyrë kuptimplote nëse është arritur një shkallë minimale e arsimimit. E njëjta mbanë të vërtetën për të drejtën e pjesëmarrjes në jetën kulturore. Për minoritetet etnike dhe gjuhësore, e drejta për arsimim është një mjet thelbësor për ta ruajtur dhe forcuar identitetin kulturor.
Mohimi dhe shkelja e të drejtës për arsimin dëmton aftësinë e njerëzve që t’i zhvillojnë personalitetet e tyre, të mbështesin dhe t’a mbrojnqë vetvetën dhe familjet e tyre, si dhe të marrin pjesë përshtatshmërisht në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Në shkallën e gjerë të shoqërisë, mohimi i arsimimit dëmton çështjen e demokracisë dhe të përparimit shoqëror, dhe si vazhdim paqen ndërkombëtare dhe sigurinë njerëzore. Nëpërmjet arsimimit dhe mësimit për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat humanitare, mund të ndalohen apo rregullohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe konfliktet e armatosura, si dhe mund të lehtësohet rindërtimi shoqëror pas përfundimit të konflikteve.[13]
Kur një shoqëri ka bindje të atilla që duhet respektuar njëri-tjetrin, patjetër se edhe mirëqenia brenda saj do vijë në shprehje. Por, që të arrihet kjo, patjetër se duhet pasur një sistem edukativo–arsimor të mirëfilltë, sepse ai është indikatori kryesor në krijimin e rrethanave të formimit dhe emancipimit të një shoqërie multi-kulturore.
Nëse shohim sot se cilat janë vendet kryesore ku ekziston mirëqenia e banorëve të tyre, se ku ekziston respektimi më i madh i të drejtave dhe lirive të njeriut, mund të kuptohet lehtë se ato janë vendet të cilat i kanë kushtuar rëndësi që moti arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të tëra.
E drejta për Arsimim ka bazë solide në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ajo ishte e shtruar me kujdes në disa dokumente regjionale dhe universale për të drejtat e njeriut.
Për shkak të vlerës dhe rëndësisë që ka shkollimi, të drejtën për shkollim e gjejmë në të gjitha marrëveshjet, rezolutat, konventat ndërkombëtare, kushtetutat e ligjet e shteteve demokratike.
E drejta për shkollim sipas akteve ndërkombëtare
Të drejtës për shkollim, si njëra nga të drejtat që ndihmon në përparimin dhe zhvillimin e individit dhe shoqërisë, i është kushtuar një vëmendje e veçantë nga ana e shteteve dhe i është dhënë një rëndësi në konventat dhe deklaratat për të drejtat e njeriut, si në ato regjionale dhe në ato ndërkombëtare.
Deklarata universale mbi te drejtat e njeriut neni 26:
- Çdo njeri ka të drejtën e shkollimit. Shkollimi duhet të jetë pa pagesë, së paku në shkollën fillore dhe fazat themelore. Shkollimi fillor do të jetë i detyruar. Shkollimi profesional dhe teknik do të jenë në dispozicion të përgjithshëm, dhe shkollimi i lartë do të jetë në qasje i barabartë për të gjithë mbi bazë të meritës.
- Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
- Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në radhë të parë prindërit.[14]
Pika 1 e këtij neni i cek disa të drejta të njeriut për shkollim, se çdo njeri ka të drejtë në shkollim pa përjashtim; shkollimi fillor duhet të jetë pa pagesë dhe i detyruar; shkollimi profesional në dispozicion për të gjithë dhe shkollimi i lartë i barabartë për të gjithë me kriter të vetëm meritën.
Dituria është ajo që e ngrit njeriun, e zhvillon dhe e bën që ta kuptojë më mirë botën dhe gjerat që e rrethojnë, dhe kjo dituri arrihet nëpërmjet shkollimit, kështu e kuptuan edhe burrështetasit dhe njerëzit e ditur qysh ne kohërat e hershme kur filluan të njihen e të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nëpërmjet deklaratave dhe konventave, duke qenë të bindur se me arsimimin e individit do të mundësohet zhvillimi dhe përparimi i shoqërisë, do të krijohet një shoqëri më e sigurt sepse shkollimi i mundëson individit ti kërkojë të drejtat e tij dhe të di ti respektojë te drejtat e tjetrit. Për këtë arsyeje e drejta për shkollim i takon çdo individi pa përjashtim, dhe shteti duhet të angazhohet që t’u afroj këtë të drejt qytetarëve te vetë duke ju lehtësuar arsimimin me shkollim te obliguar e pa pagesë.
Kjo deklaratë kërkon nga shtetet që të ofrojnë për individin arsimin i cili ndihmon në zhvillimin e personalitetit, në respektimin e të drejtave të njeriut, që nxitë në tolerancë, miqësi ndërmjet individëve, popujve, grupeve racore e fetare.
Bazuar në fjalinë e parë të nenit 26 “Çdo njeri ka të drejtën në shkollim”, kjo i referohet si të rriturve ashtu edhe fëmijëve. Ndërkaq fjala “shkollim” duhet kuptuar në kuptim më të gjerë. Kjo nuk duhet kufizuar vetëm në shkollim të përgjithshëm, por gjithashtu të përfshijë edhe shkollimin më të lartë dhe trajnimet profesionale.[15]
Protokolli i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, e drejta për arsimim:
“Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike” [16].
Mohimi i të drejtës për shkollim është mohim i një jete dinjitoze të individit dhe shoqërisë në përgjithësi, krijohet shoqëri e cila nuk di ti kërkoj dhe ti shfrytëzoj të drejtat e saj, por edhe nuk i respekton të drejtat e tjerëve, një shoqëri që i mungon zhvillim dhe siguria. Për këtë arsye, hartuesit e kësaj konvente kërkuan nga shtetet nënshkruese që kjo e drejtë t’u njihet të gjithëve dhe mos ti mohohet askujt, të kenë qasje të barabartë në institucionet shkollore sipas mundësive pa diskriminim të çfarëdo lloji.
Në propozimin e komitetit hartues për Deklaratën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dispozita mbi të drejtën në shkollim ishte formuluar në nenin 31.
”Çdo njeri ka të drejtën në shkollim. Shkollimi fillor do të jetë pa pagesë dhe i detyruar. Do të ketë qasje të barabartë për të gjithë në objektin e tillë për shkollim teknik, kulturor dhe më të lartë që do të mund të afrohet nga shteti apo komuniteti, në bazë të meritës dhe pa dallim për shkak të gjinisë, gjuhës, religjionit, gjendjes sociale, bashkimit politik, apo mjeteve financiare”.[17]
Arsimimi është proces i formimit të njeriut si qenie njerëzore, me cilësitë e tij fizike, mendore, morale, teknike, shëndetësore, estetike, të punës etj.Arsimimi është një kusht themelor i ruajtjes dhe zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Arsimi dhe edukimi si veprimtari, mund të organizohen edhe në familje, por shkolla është ajo e cila ua jep këto dy gjëra ashtu siç duhet njerëzve.
Shkolla është njëra nga vlerat më të mëdha e më të qëndrueshme të civilizimit në përgjithësi dhe të secilit popull në veçanti.
Shkolla paraqet bazën e sistemit edukativo – arsimor në të cilën arrihen dituritë, shprehitë dhe shkathtësitë elementare, të cilat zgjerohen dhe formësohen nivel pas niveli, dhe plotësohen gjithashtu nga veprimi reciprok edhe i faktorëve të tjerë edukativë.
Fuknsionet e shkollës janë të shumëfishta. Ajo, përpos që ndikon në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, ndër të të tjera ndikon edhe në aftësimin e nxënësve për t’i gjykuar gjërat drejtë, për t’i edukuar fëmijët lidhur me respektimin e mendimeve dhe të të drejtave të njeriut, për t’i kuptuar vlerat materiale e shpirtërore, për të krijuar tek fëmijët ndjenjën e përgjegjësisë, për zhvillimin e vetëdijës dhe për t’i kuptuar nevojat e të tjerëve, për zhvillimin e vetëdijës për të kuptuar veçantitë, llojllojshmërinë e ideve dhe të mendimeve, si dhe zhvillimin e ndjenjës së tolerancës e të mirëkuptimit etj.
Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut që i observon brenda vetes dhe nuk pranon asnjë kufizim ose shkelje të të drejtave themelore të njeriut qoftë nga shteti, grup apo individ ato të drejta që janë të njohura në një vend me bazë të ligjeve dhe konventave. Prej të drejtave që njehë ky pakt, është edhe e drejta për shkollim.
,,Asgjë në këtë Pakt nuk mund të interpretohet asisoj sikur i njeh një shteti, një grupi ose një personi çfarëdo të drejte për të ndërmarrë ndonjë veprimtari ose për të kryer një veprim, duke pasur për qellim zhdukjen e të drejtave dhe të lirive të njohura në këtë Pakt ose kufizime më të gjëra se sa ato të parashikuara në këtë Pakt.
Nuk do të pranohet asnjë kufizim ose shkelje e të drejtave themelore të njeriut që janë të njohura ose që ekzistojnë në fuqi në çdo vend në bazë të ligjeve, konventave, rregulloreve ose zakoneve, me pretekstin se ky Pakt nuk i njehë ato ose i njehë në një shkallë më të vogël”.[18]
Ky pakt, të drejtën për shkollim e jep mjaft në mënyrë të zgjeruar dhe të detajuar, duke i siguruar të drejtën e çdo personi për shkollim një shkollim që forcon respektimin për të drejtat e njeriut, shkollim fillor të detyrueshëm, shkollim të mesëm në të gjitha format dhe i hapur për të gjithë, shkollim të lartë për të gjithë dhe plotësisht të barabartë.
- Shtetet palë të këtij Pakti, njohin të drejtën e secilit për arsim. Ato pajtohen se arsimi duhet të orientohet drejtë zhvillimit të plotë të personalitetit njerëzor dhe të ndjenjës së dinjitetit të tij dhe të forcojë respektin për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ato pastaj pajtohen se arsimi duhet t’i mundësojë secilit për të marrë pjesë në mënyrë efektive në një shoqëri të lirë, të ndihmojë mirëkuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjitha kombeve dhe të gjitha grupeve racore, etnike ose fetare dhe zhvillimin e veprimtarive të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
- Shtetet palë të këtij Pakti pranojnë se për të arritur realizimin e plotë të kësaj të drejte:
(a) Arsimi fillor duhet të jetë i detyrueshëm dhe falas për të gjithë;
(b) Arsimi i mesëm, në format e tij të ndryshme, duke përfshirë arsimin e mesëm teknik dhe profesional, duhet të jetë i përgjithshëm dhe i hapur për të gjithë me të gjitha mjetet e përshtatshme sidomos me vendosjen progresive të ndjekjes së mësimit falas;
(c) Arsimi i lartë duhet të bëhet i hapur për të gjithë në mënyrë të barabartë sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme e sidomos me vendosjen progresive të ndjekjes së mësimit falas;
(ç) Arsimi themelor duhet të inkurajohet ose të intensifikohet, mundësisht sa më shumë, për ata persona të cilët nuk kanë pasur ose nuk kanë përfunduar plotësisht tërë periudhën e arsimit të tyre fillor.[19]
Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike obligon shprehimisht shtetet qe t’i respektojnë dhe t’i sigurojnë të drejtat për të gjithë individët në territorin e tyre dhe që janë nën pushtetin e tyre pa kurrfarë dallimi; të ndërmarrin masat e nevojshme për të aprovuar aso masash ligjore e të tjera që janë të përshtatshme për të realizuar të drejtat që janë të pranuar në këtë pakt, dhe t’i sigurojnë çdo njeriu të drejtat që i janë shkelur, të drejtën për ankesë efektive, madje edhe kur shkeljen e ka bërë personi në ushtrimin e detyrave të veta zyrtare.[20]
Deklarata për të drejtat e fëmijëve e shpallur nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në preambulën e saj thekson se, duke konsideruar se nevoja për mbrojtjen e fëmijëve është e formuluar edhe në Deklaratën e Gjenevës, është njohur edhe në Deklaratën e përgjithshme për të drejtat e njeriut si dhe në statutet e institucioneve e organizatave të specializuara ndërkombëtare, që i janë kushtuar mirëqenies së fëmijëve.
Të drejtën për shkollim të fëmijëve, kjo deklaratë e cek në parimin e 7 të saj:
,,Fëmija ka të drejtën e arsimit falas dhe të detyrueshëm së paku në nivelin fillor. Ai duhet të marrë një edukim që të kontribuoj për kulturën e tij të përgjithshme dhe që t’i lejoj atij, në kushtet e barazisë së mundësive, të zhvilloj aftësitë e tij, gjykimin personal dhe ndjenjën e tij të përgjithshme morale dhe shoqërore, si dhe të bëhet anëtar i dobishëm i shoqërisë”.
Konventa për të drejtat e fëmijëve garanton në mënyrë më të detajuar të drejtat e fëmijëve në përgjithësi, por edhe të drejtën e shkollimit.
Në këtë konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeçare.[21]
Neni i dytë shprehë angazhimin e shteteve për të respektuar të drejtat e fëmijëve që dalin nga kjo konventë dhe të i’a garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik, nga origjina kombëtare, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare,angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë konventë.
Lidhur me të drejtat ekonomike,shoqërore e kulturore.
Konventa për të drejtat e fëmijëve e njeh në mënyrë shprehimore të drejtën e shkollimit në nenin 28 të saj.
- Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim, dhe me qëllim që të arrihet kjo e drejtë hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:
(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;
(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm, si të përgjithshëm dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;
(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;
(d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;
(e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.[22]
Kjo konventë vazhdon duke kërkuar nga shtetet palë të kësaj konvente bashkëpunim ndërkombëtar në luftimin e paditurisë dhe analfabetizmit kudo ne bot duke ber lehtësira në shkollim në menyr që bëhet përvetësim më i madh i njohurive shkencore e teknike.
Angazhimi i shteteve demokratike për te mbrojtur fëmijët dhe të drejtat e tyre është mjaft i madh dhe i vazhdueshëm dhe kjo dëshmohet nga nxjerrja e deklaratave dhe konventave për te drejtat e fëmijëve duke dëshiruar që të kemi një shoqëri më të zhvilluar dhe të avancuar.
Edhe Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim.
,,Fëmija ka të drejtën e shkollimit. Për të garantuar këtë të drejtë, shtetet duhet:
─ të ofrojnë shkolla elementare falas dhe të detyrueshme për të gjithë;
─ të garantojnë shkollën e mesme dhe të ndihmojnë ata që kanë kapacitetin
për të frekuentuar;
─ të informojnë fëmijët mbi shkollat e ndryshme që ekzistojnë;
─ të kontrollojnë që në shkollë të respektohen të drejtat e fëmijëve.[23]
Përveç konventave që i cekëm, edhe konventat regjionale jashtë Evropës e mbrojnë të drejtën e shkollimit. Karta Afrikane mbi të Drejtat e njeriut dhe popujve, në nenin 17 (1) thotë si në vijim “Çdo individ do të ketë të drejtë në shkollim”.
Në nenin 26 të Konventës Amerikane mbi të Drejtat e Njeriut (KADNJ,1978) shtetet pjesëmarrëse marrin obligim miratimin e masave të përfshira në standardet për shkollim të shpallura në Kartën e organizatës së shteteve Amerikane.
Protokolli i San Salvadorit, në nenin 13 (1) përfshin dispozitën që citon se “Çdo kush ka të drejtën në shkollim”, ndërsa në nenin 13 (3), gjuha është e ngjashme me atë të MDESK – së.
E drejta për shkollim sipas kushtetutës dhe ligjve të Kosovës
Ndikimi i deklaratave të miratuara nga fundi i shekullit XVII, me të cilat proklamohen një mori të drejtash të njeriut dhe të shtetasit, në kushtetutat e miratuara krahas apo pas këtyre deklaratave ishte mjaft i fuqishëm. Përmbajtja e deklaratave ka shërbyer si bazë për sanksionimin e instutucionve të lirive dhe të drejtave themelore në kushtetutat e para ,por edhe në ato që janë miratuar edhe gjatë shekullit XIX e XX. Ky qëllim edhe pse në vende të ndryshme dhe në periudhat e ndryshme ishte vetëm si dekoracion, nuk është harruar me rastin e miratimit të kushtetutave të reja deri në ditët e sotme.[24]
Kur është fjala për Kushtetutën e Republikës së Kosovës,edhe kjo kushtetutë nuk ka mundur te ju ik ndikimeve të deklaratave për të drejtat e njeriut që brenda saj ti njeh dhe ti mbroj te drejtat e njeriut, kësaj problematike i është dedikuar kapitulli II, që mbanë emërtimin ,,TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE”. Ky është kapitulli më i vëllimshëm dhe përmban gjithsej 42 nene, duke i detajizuar këto të drejta me ligjet e saj.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës avancon në sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke inkorporuar brenda saj të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat janë vërtetuar në marrëveshjet dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare, si dhe janë të garantuara në kushtetutë dhe zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në territorin e Republikës së Kosovës.
,,Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:
(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
(3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
(4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
(5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
(7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
(8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.[25]
Pika 1 e nenit 21 e kushtetutës, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut u’a jep vlerën edhe më të madhe duke i bërë ato të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme, ashtu siç i gjejmë me këto vlera edhe në marrëveshjet dhe dokumentet ndërkombëtare .
Pra të drejtat e njeriut janë të pandashme janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe e plotësojnë njëra tjetrën dhe kështu i ben të mundur individit një jetë të dinjitetshme vetëm si të përbashkëta, janë të patjetërsueshme nuk mund ti mohohen askujt sepse janë të lidhura me personalitetin e personit qe i bart, i takojnë secilit person individualisht.
Termet që flasin për pandashmërinë, patjetërsueshmërinë dhe pacenueshmërinë, përdoren në shumë vende në kushtetutë. Kësisoj, dispozitat kushtetues nga neni 2, paragrafi 2, që i dedikohet sovranitetit të shtetit të Kosovës, përcakton që ky sovranitet (dhe integritet) është ,,i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm”. Kur bëhet fjalë për pandashmërinë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, atëherë duhet thënë se ato janë të lidhura me personalitetin e bartësve të tyre, pra të secilit person individualisht, dhe se atyre askush nuk mund të u’a kontestojë të drejtat.[26]
Njërën nga të drejtat themelore që i garanton kushtetuta, është edhe e drejta për shkollim:
,,Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohet me ligj dhe financohet nga fondet publike.
Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj”.[27]
Të drejtën e arsimimit, kushtetuta e garanton si të drejtë të përgjithshme të njeriut, që gëzon çdo person, mundësi të barabarta për t’u arsimuar sipas aftësive.
Realizimi i plotë i së drejtës së arsimimit nënkupton obligimin e shtetit për ndërmarrjen e masave që do të mundësojë që, çdo kush të arsimohet dhe të përsoset sipas mundësive dhe prirjeve të tij. Në rend të parë, kjo e drejtë nënkupton që të fitohet arsimi në mënyrën që është e arritshme për të gjithë dhe që arsimi fillor është i obligueshëm, falas dhe i arritshëm për të gjithë.[28]
Duke pasur parasysh se kushtetuta është akti me i përgjithshëm juridik në shtet, edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës vetëm parimisht e përcakton se arsimimi i obligueshëm është i rregulluar me ligj (neni 47, paragrafi 1). Për shpjegim dhe konkretizim më të mirë të kësaj dispozite, kushtetuta udhëzon në dispozita ligjore, të cilat janë mjaft konkrete dhe të detajuar.
Rolin kryesor në sigurimin dhe zbatimin e së drejtës së arsimimit e ka Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Detyra themelore e saj është që t’a promovoj arsimimin e njerëzve në Kosovë dhe që të jap programe adekuate dhe efikase për shkolla fillore dhe të mesme, që të jenë të arritshme për të gjithë. Kushtetuta, po ashtu i garanton çdo personi mundësi të barabartë në shkollim, në bazë të nevojave dhe aftësive individuale të atij personi, që me dispozitat e veta shprehimisht e parashikon Ligji për Arsimim Parauniversitar në Republikën e Kosovës:
,,Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.
Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.
Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social’’.[29]
Ministra e Arsimit, me ketë ligj e detyron veten që të ofroj sistem të arsimit gjithpërfshis për secilin person në mënyrë të barabartë sipas aftësive jo diskriminuese, dhe angazhohet që të bëj avancimin e tyre nëpërmjet arsimimit cilësor.
,,Të promovojë sistem jo diskriminues të arsimit, në të cilin respektohen të drejtat e secilit person për arsim dhe aftësim, si dhe ofrohen mundësi të barabarta për arsim cilësor”.[30]
Qëllimet e arsimimit parauniversitar i parasheh ky ligj me nenin 1, si në zhvillim të nxënëse në aspektin mendor e fizik, në zhvillim të personalitetit, në përgatitjen e nxënësit për një jetesë të përgjithshme, në zhvillimin e respektit të nxënësit për prindërit dhe mësuesit, por edhe respekt të nxënësit për të drejtat e njeriut.
,, Zhvillimi i respektit te nxënësi për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe për parimet e përcaktuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me konventat përkatëse dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.[31]
Parimi i arsimimit gjithëpërfshirës, këtë ligj e detajon në nenin 40 të tij, që thotë:
- Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO – s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKB – së për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.
- Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:
2.1. Institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve.
Në bazë të asaj që shtjelluam më lartë, mund të përfundojmë se e drejta për shkollim si një e drejtë themelore e njeriut, garantohet nga e drejta ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë kushtetutën dhe ligjin për arsim parauniversitar.
Mosdiskriminimi në shkollim
Njëra nga të këqijat që vazhdimisht është luftuar dhe ende bëhet përpjekja nga shtetet demokratike që ta eliminojnë, zvogëlon ketë te keqe e që është diskriminimi apo mos barazia ndërmjet njerëzve ku behet dallim ne mes individëve dhe grupeve te njerëzve duke ju mohuar apo zvogëluar disa të drejta në çdo pore të jetës qoftë për shkak të prejardhjes së tyre,ngjyrës,gjinisë,besimit etj. Diskriminimi është prej elementeve që hedh farën për një shoqëri të pa sigurt sjell deri te lindja e konflikteve mes grupeve dhe popujve.
Termi diskriminim në marrëdhënie ndërkombëtare shënon tretmanin e ndryshëm të shteteve ose të shtetasve të tyre, me ç’rast në një anë zvogëlohen, kufizohen ose s’njihen të drejtat e disa subjekteve, kurse në anën tjetër, në të njëjtën kohë ato pranohen dhe zbatohen ndaj subjekteve të tjera Termi është marrë nga gjuha latine, në të cilën kishte kuptimin ndaj, bëj, dallim, kufizoj të drejtat.[32]
Termi është dhënë edhe në konventa të tjera. Pasi tema ka të bëj me mosdiskriminimin në shkollë, po e sjellë përkufizimin e këtij termi nga Konventa për luftën kundër diskriminimit në lëmin e arsimit, në të cilën diskriminimi përkufizohet:
,,Fjala ,,diskriminim” përfshin çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë, e cila e bazuar në racën, ngjyrën, gjininë, gjuhën, fenë, opinionin publik ose çdo opinion tjetër, prejardhjen kombëtare ose shoqërore, gjendjen ekonomike ose lindjen, ka për objektiv të shkatërrojë apo të prishë barazinë e trajtimit në lëmin e arsimit”.[33]
Komenti i përgjithshëm i Komitetit për të Drejtat e Njeriut mbi klauzolën e mosdiskriminimit thekson: Derisa këto konventa merren vetëm me rastet e diskriminimit mbi baza specifike, komiteti beson se termi ,,diskriminim’’ siç është përdorur në marrëveshje, duhet të nënkuptohet si aplikim i çfarëdo dallimi, përjashtimi, kufizimi apo preference e cila është e ndërtuar në çfarëdo baze, siç është raca, ngjyra, gjinia, gjuha, religjioni, mendimi politik apo mendimet tjera, prejardhja nacionale apo sociale, pasuria, lindja apo statusi tjetër dhe e cila ka qëllim apo efekt të anulimit apo cenimit të njohjes, gëzimit apo ushtrimit nga të gjithë personat, në kushte të barabarta, të të gjitha të drejtave dhe lirive.[34]
Klauzolat e mosdiskriminimit të përfshira në të gjitha instrumentet e ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, janë të bazuara në besimin se tretmani i ndryshëm, për shkak të vetive të posaçme të personit apo grupit të cilit personi i takon, nuk është në përputhje me parimet e barazisë së të drejtave. Klauzolat e mosdiskriminimit mund të jenë të përgjithshme dhe specifike për të drejtat individuale.
Në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, mosdiskriminimit të përgjithshëm i është dhënë vend qendror në nenin 2 të saj, dhe që përmban mbrojtje të përgjithshme kundër diskriminimit:
“Çdokush është i autorizuar në të gjitha të drejtat e shpallura në këtë deklaratë, pa asnjë dallim të çfarëdo lloji, siç është raca, ngjyra, gjinia, gjuha, religjioni, mendimi politik apo mendimi tjetër, prejardhja kombëtare apo shoqërore, pasuria, lindja apo statusi tjetër”.
Njëherit, kjo deklaratë në një sërë dispozitash të tjera ndalon diskriminimin në situata specifike edhe atë të shkollimit.[35]
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, kufizon vetveten në parandalimin e diskriminimit lidhur me të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë konventë.
,,Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër”.[36]
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor, vërteton parimet nga Deklarata dhe përcakton një sistem të përpunuar të masave për zbatimin e rregullave të saj, d.m.th. atyre u jep formën e detyrimeve juridike ndërkombëtare.
Konventa e ka gjykuar diskriminimin dhe i ka obliguar shtetet të mos kryejnë çfarëdo vepre të diskriminimit ndaj personave, grupeve të personave ose institucioneve, as të nxisin, t’a mbrojnë apo të përkrahin diskriminimin, të ndërmarrin masa efikase për ndryshimin, ndërprerjen ose anulimin e çdo ligji dhe çdo dispozite, që ka për qëllim të zbatojë diskriminimin ose vazhdimin e tij, dhe të ndalojnë diskriminimin me të gjitha mjetet përkatëse, duke përfshirë edhe masat ligjore.[37]
Konventa precizon më hollësisht të drejtat që duhet të garantohen, e posaçërisht ndër to janë: barazia para ligjit, mbrojtja nga dhuna, e drejta për të marrë pjesë në qeveri, liria e mendimit dhe shprehjes, liria e tubimeve, e drejta e punës, liria e mendimit, e bindjes dhe besimit, e drejta për arsimim.[38]
Dy marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përmbajnë klauzola të përgjithshme dhe specifike të diskriminimit, të cilat janë shumë të ngjashme. Me diskriminim në këto marrëveshje i referohet vetëm diskriminimit të të drejtave të garantuara ne t’o.
,,Tё gjithё njerëzit janë tё barabartë përpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje tё barabartë tё ligjit pa kurrfarё dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo diskriminim dhe tё garantojё pёr tё gjithё mbrojtje tё barabartё dhe efektive, kundër çdo diskriminimi e sidomos pёr shkak tё racёs, ngjyrёs, seksit, gjuhёs, fesё, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetёr, origjinёs kombёtare apo shoqёrore, pasurisё, lindjes ose çdo situate tjetёr”.[39]
Nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut, ky nen ishte interpretuar të nënkuptonte se e drejta në mbrojtje të barabartë nga ligji e obligon legjislatorin të mos diskriminojë në asnjë formë në asnjë ligj.[40]
Edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, e ndalon diskriminimin:
- Shtetet palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmendura në këtë Konventë dhe të i’a garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
- Shtetet palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve të tij, të përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.[41]
Konventa për luftën kundër diskriminimit në lëmin e arsimit, në nenin 3 thotë: Me qëllim që të eliminohet dhe të parandalohet çdo dallim në kuptimin e kësaj konvente, shtetet palë të saj zotohen:
(a) Të anulojnë çdo dispozitë ligjore e administrative, si dhe të ndalojnë çdo praktikë administrative që do të përmbante ndonjë diskriminim në lëmin e arsimit;
- Të ndërmarrin masat e rastit, po që e nevojshme t’a bëjnë këtë me rrugë legjislative, në mënyrë që të mos bëhet asnjë dallim lidhur me pranimin e nxënësve në institucionet shkollore.
Përveç këtyre deklaratave dhe konventave ndërkombëtare, edhe Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e saj e ndalojnë diskriminimin e të gjitha llojeve
- Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.
- Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.[42]
Ky nen garanton barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit dhe përcakton të drejtën e tyre për mbrojtje të barabartë gjyqësore pa asnjë dallim mes tyre. Në të vërtetë, kuptimi i këtij neni është ndalimi kushtetues i diskriminimit, si parakusht themelor i sigurimit të respektimit të të gjitha të drejtave të tjera të njeriut që i garanton kushtetuta dhe realizimit të tyre në kushte të barabarta. Kushtetuta shprehimisht e ndalon çfarëdo forme të diskriminimit duke mos përmendur format konkrete të diskriminimit direkt (të drejtpërdrejtë) dhe indirekt (të tërthortë), porse shprehimisht ndalon diskriminimin mbi bazën e cilësdo veti personale të individit (racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal). Kushtetuta përcakton edhe një dispozitë të veçantë që ndalon çdo formë të diskriminimit të bazuar në përkatësinë e komunitetit, pra grupeve të caktuara nacionale apo etnike, gjuhësore apo edhe religjioze, që është tradicionalisht i pranishëm në territorin e Kosovës (neni 57, paragrafi 2).
Lidhur me sigurimin e barazisë para ligjit, e rrjedhimisht lidhur me ndalimin e diskriminimit mbi çfarëdo baze, duhet thënë se neni 24, paragrafi 3, përmban dispozita kushtetuese, qëllimi i të cilave është të eliminojnë ose të ndryshojnë rrethanat që pengojnë arritjen e barazisë së personave ose grupeve të personave, të cilët faktikisht gjenden në pozicion të pabarabartë në raport me qytetarët e tjerë.[43]
Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ju mundëson të gjithë fëmijëve qasje të barabartë ne institucionet shkollore në baze të mundësive pa diskriminim.
Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji, pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësisë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij”.[44]
Andaj,ne bazë të asaj që shtjelluam duke u mbështetur ne konventat dhe deklaratat ndërkombëtare në kushtetutën dhe ligjet të shteti Tonë mund të konkludojmë se diskriminimi në shkollim në bazë të çfarëdo lloji duke përfshi edhe atë të besimit apo fes është i ndaluar dhe nuk i lejohet askujt të bëj diskriminim ne shkollim.
KAPITULLI I TRETË
Liria e besimit:
Liria e besimit sipas dokumenteve ndërkombëtare:
Liria e besimit sipas kushtetutës dhe ligjve të Kosovës:
Mos diskriminimi në fe:
Shamia simbol fetar apo obligim:
Praktikat e shteteve evropiane në shkollim dhe shamia:
Liria e besimit
Njëra nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut është edhe e liria e besimit, ndërgjegjes dhe e fesë .
Në të kaluren por,edhe sotë edhe pse mund të hasim në njerëz që nuk kanë pranuar ndonjë fe, nuk mund të haset edhe në shoqëri jofetare. Ky realitet na tregon se feja për njeriun dhe për shoqërinë është një nevojë natyrore. Ajo ka ekzistuar bashkë me njeriun dhe do të vazhdojë të ekzistojë bashkë me të edhe në të ardhmen.[45]
Mendimi, ndërgjegjja, besimi, janë terma që kanë të bëjnë me qëndrimet e individit përballë botës, shoqërisë dhe asaj që përcakton fatin e tij dhe të botës, qoftë si Perëndi, Zot apo qenie absolute. Kjo bindje i ka përcjellë popujt gjithmonë qysh nga kohërat e lashta. Që në vitin 1941, presidenti i SHBA -ve në mesazhin vjetor drejtuar Kongresit, duke ju referuar bazave mbi të cilat duhet të mbështetet bota në të ardhmen, ka kërkuar respektimin e katër lirive esenciale të njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së besimit, lirisë nga frika dhe lirisë nga mjerimi. Për këtë arsye, lirinë e besimit e gjejmë të garantuar qysh në dokumentet e para që janë miratuar, duke qenë të bindur se me garantimin e kësaj të drejte plotësohen të drejtat themelore të individit.
Historikisht, njerëzimi ka ushtruar besimet dhe bindjet dhe nuk është penguar nga shteti t’i gëzojë ato. Madje, pretendohet se teoria e të drejtave të njeriut e ka bazën tek historia e gjatë e ekzistencës dhe mbrojtjes së besimeve fetare.[46]
Besimi apo feja është njëri nga elementet i cili e ka përcjell njerëzimin vazhdimisht që nga kohërat e lashta apo prej kur ekziston njerëzimi, dhe historikisht as njëherë nuk është gjetur shoqëri apo popull pa besim apo fe. Kjo dëshmon se besimi në diçka që quhet Perëndi, Zot apo qenje apsulute është i mëjellur në shpirtin e njeriut, dhe shumë herë gjatë jetës njeriu e ndjen nevojën që mbështetët dhe ti drejtohet këti Zoti. Prandaj mohimi apo kufizimi pa të drejt i kësaj të drejte është mohim i një elementi shumë të rëndësishëm të individit, mohim i ndjenjës shpirtërore.
Që nga kohërat e vjetra, njerëzit kultivonin ndjenjat religjioze si shpëreje të dallimit të tyre , mirëpo i përdornin edhe si mjete për zgjedhjen e problemeve të ndryshme jetësore. Ajo vazhdon të jetë e tillë deri me paraqitjen e kombit, ku disa funksione të saj filloi ti realizoj ky kolektivitet bashkëkohorë njerëzor. [47]
E drejta e mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit, ka traditë të gjatë si në të drejtën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Ka bazë të thuhet, madje se origjina e idesë së përgjithshme të të drejtave të njeriut shtrihet në historinë e gjatë të mbrojtjes së minoriteteve religjioze.[48]
Kjo është një ndër liritë mjaft të rëndësishme dhe e kushtëzuar nga roli i fesë në zhvillimin e personalitetit të njeriut. Në anën tjetër, kjo paraqet kusht dhe garancion edhe të lirive dhe të drejtave personale e politike të tjera të njeriut.
Me lirinë e besimit kuptojmë të drejtën e individit për të besuar një fe ose një tjetër, ose për të mos besuar asnjë, si dhe të drejtën që lirisht e botërisht të shprehë bindjet e veta fetare, përkatësisht mos të shprehë kurrfarë bindjesh fetare. Kjo njëkohësisht nënkupton të drejtën e njeriut që lirisht të ndjekë ritet dhe ceremonitë e fesë të cilën e beson.[49]
Shikuar gjatë historisë, obligimi fetar një kohë të gjatë ka qenë i përcjellë me dënime të vrazhda, torturë fizike dhe likuidime të tmerrshme. Periudha e tolerancës fetare në Evropë fillon me reformën, kur gradualisht fitohet e drejta e njeriut që lirisht t’a zgjedhë dhe t’a ndërrojë qëndrimin ndajë religjionit, kështu që sot në shumicën e shteteve, me kushtetutë është përcaktuar liria e shprehjes së besimit. Esencës së lirisë së ndërgjegjes dhe të besimit i përgjigjet edhe e drejta e njeriut që në mënyrë të pavarur t’a zgjedhë ,,pikëpamjen për botën” në cilëndo sferë të jetës religjioze dhe politike.
Lirinë e besimit sot e proklamojnë gati të gjitha kushtetutat bashkëkohore në botë, me përjashtim të atyre teokratike, të cilat zbatojnë formën e rregullimit politik të brendshëm në sovranitetin e qenies më të lartë – Perëndisë. Kjo liri është e njohur dhe e garantuar si në vendet ku kisha dhe feja është e ndarë nga shteti, ashtu edhe në ato ku ekziston regjimi i kishës shtetërore, ku vetëm kisha shtetërore gëzon benificionet e shtetit e të tjerat jo.[50]
Lirinë e fesë e përmbajnë 88% të kushtetutave.[51]
E drejta në lirinë e mendimit, vetëdijes dhe religjionit, është e drejtë njerëzore e cila nuk mund të realizohet ndaras, por vetëm në kontekstin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut, ndërvarësish dhe pandashëm nga njëra tjetra. Kjo është gjithashtu edhe e drejtë që kryqëzon kufijtë tradicional në mes të kategorive të të drejtave të njeriut, e kjo do të thotë se ka aspekte që janë lartë individuale (,,civile”), aspekte që tregojnë se e drejta mund të realizohet efektivisht në një komunitet të organizuar të individëve të bindjes së njëjtë (,,politike”), si dhe aspekti i cili përket në fushën e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, sikur ato në relacion me edukimin religjioz apo moral.[52]
Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit ose neni 18 i DUDNJ – së, sipas z.Cassin, anëtar i Komitetit Hartues të DUDNJ – së, i referohet një të drejte me karakter të shenjtë e të pacenueshëm siç është e drejta e mendimit e besimit, të drejta këto që kanë ,,rëndësi metafizike” për të gjithë, mandej gjatë gjithë jetës pyesim mbi arsyen e ekzistencës sonë, justifikimin e kësaj ekzistence, fazat e zhvillimit, ekzistencën apo jo të një qenie të mbinatyrshme, vazhdimësinë e kështu me radhë.
Dispozita ka të bëjë me kërkimin individual për të vërtetën dhe kuptimin e jetës. Ky lloj aktiviteti është një aktivitet i lidhur më shumë me ndërgjegjen njerëzore dhe me dëshirën për t’a parë botën me sy individualë, dhe ashtu siç vetë individi e percepton bazuar në inteligjencën e tij apo njohuritë që zotëron. Si e tillë, kjo e drejtë është ngushtë e lidhur me të gjitha aspektet e zhvillimit njerëzor.[53]
Liria e besimit është përmendur edhe në paragrafin e dytë të preambulës të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut:
,,Ndërsa mosnjohja dhe përbuzja e të drejtave të njeriut, kanë rezultuar në veprat barbare të cilat e kanë cenuar koshjencën e njerëzimit, dhe të arriturat në botë në të cilat qeniet njerëzore do të gëzonin lirinë e të folurit dhe të besimit, lirinë nga frika dhe skamja, ishte proklamuar aspirata më e lartë e njerëzve të zakonshëm”.
Ndërvarësia e së drejtës së besimit me të drejtat e tjera njerëzore, përfshinë këtu edhe lirinë e shprehjes, lirinë e asamblesë dhe lirinë e bashkimit, është evidente. Ngjashëm, të drejtat jodiskriminuse dhe ato minoritare nuk mund të jenë të ndara nga liria e religjionit dhe ndërgjegjes. Në këtë kuptim, liria e religjionit dhe e ndërgjegjes është një shembull veçanërisht i qartë i faktit se të drejtat e njeriut nuk mund të jenë të izoluara njëra nga tjetra, por realizohen vetëm si të bashkuara.[54]
Liria që të manifestohet religjioni apo besimi i dikujt nëpërmjet të kryerjes së obligimeve apo riteve , nuk mund të realizohet plotësisht ai besim nëse aty janë obligimet ligjore që e pengojnë një person nga ushtrimi i veprimtarive të parapara nga bindja e tij apo saj.
Rrugëdalja e shoqërisë nuk qëndron në kthimin në vlerat tradicionaliste të religjiozes dhe kombëtares por në respektimin e ligjshmërisë së vetëzhvillimit të këtyre fenomeneve që janë fat i pashmangshëm i shoqërisë bashkëkohore. Ky fakt potencohet aq më parë kur dihet se ambiciet e shoqërisë së hapur nuk mund të mbështetet në ekskluvitetin por mbi baza të respektimit të ekzistimit në dallim. Nuk ka shoqëri a kolektivitet me strukturë homogjene, andaj ekzistimi i dallimeve dhe respektimi i këtyre mendimeve nënkupton një lloj harmonie të mundshme të shoqërisë në të cilin insistojnë parimet universale të të dy sferave me më rendësi të jetës njerëzore – religjiozes dhe kombëtares.[55]
Liria e besimit sipas dokumenteve ndërkombëtare
Liria e ndërgjegjes dhe e religjionit apo besimit, zë një vend të veçantë në të drejtat ndërkombëtare, si dhe është një e drejtë e cila ka zënë vend qysh në marrëveshjet, konventat e para ndërkombëtare. Në Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut ka qenë një ,,rast i lehtë’’ në katalogun e të drejtave të njeriut, e cila përveç që e përmend këtë të drejtë në preambulën e saj, si mosnjohja dhe përbuzja e kësaj të drejte bashkë me të drejtat e tjera kanë cenuar koshiencën e njerëzimit. Deklarata përmban një numër të madh të drejtash të njeriut dhe lirish themelore që i takojnë grupit:
- Të të drejtave civile dhe politike;
- Të të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.
Deklarata shpallë se njohja e dinjitetit dhe e të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme te të gjithë antarëve të familjes së njerëzimit, është themel i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë. Liria e fjalës dhe e bindjes dhe lirimi nga frika e skamja janë shpallur si aspirata me të larta të çdo njeriu.
Neni 18 i kësaj deklarate mbron të drejtën, lirinë e ndërgjegjes, të besimit apo religjionit:
,,Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit, tё ndërgjegjes dhe religjionit. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të ndryshuar religjionin apo besimin e tij dhe lirinë të manifestoj religjionin apo bindjen e tij në mësim, praktikë, kulte apo në rituale, si i vetëm apo në bashkim me të tjerët në vende publike apo private”.[56]
Ky nen cek disa të drejta që i’a jep individit:
– Lirinë për të menduar, për të krijuar ndërgjegjen dhe besuar;
– Lirinë për të ndryshuar besimin, bindjet e mendimet;
– Lirinë për të manifestuar religjionin apo bindjen në mësim, praktik, kulte dhe rituale;
– Lirinë për të manifestuar këto bindje vetë apo bashkë me të tjerët;
– Lirinë për të manifestuar këto bindje në vendet publike apo private.
Pra, liria e besimit përveç që mbron të drejtën për të pasur një besim, mbron edhe të drejtën për t’a ndërruar dhe zëvendësuar atë besim me një tjetër. Kjo e drejtë e besimit përveç këtyre të drejtave për të besuar në një fe, shkon edhe më larg, pasi që n’a e jep të drejtën që edhe t’i manifestojmë bindjet që i kemi brenda vetes nëpërmjet mësimeve dhe ritualeve, vetë apo me të tjerët, në vende publike dhe private.
Komiteti për të Drejtat e Njeriut thekson rrethin e gjerë të aktiviteteve që bien brenda fushëveprimit të së drejtës për të manifestuar religjionin apo besimin.
,,Observimi dhe ushtrimi i religjionit apo besimit mund të përfshijë jo vetëm aktet ceremoniale, por gjithashtu dhe zakonet e tilla siç është observimi i rregullave dijetale, veshja e rrobave dalluese apo mbulesave të kokës, pjesëmarrja në ritualet e bashkuar në fazën e caktuar të jetës, dhe përdorimi i një gjuhe të caktuar, që sipas zakonit flitet në atë grup”.[57]
Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut gjithashtu përmban referenca të tjera në të drejtat e përmendura në nenin 18. Neni 1 e përkrahë idenë e karakterit absolut të së drejtës në fjalë, të drejtën e mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit.
Të gjitha qenieve njerëzore u janë dhuruar arsyeja dhe vetëdija. Liria e mendimit (neni19) dhe liria e asamblesë dhe e bashkimit (neni20), e forcojnë të drejtën e manifestimit të religjionit apo bindjes (neni 26 paragrafi 3), dhe proklamojnë se prindërit kanë të drejtën parësore për të zgjedhur se çfarë arsimimi do të fitojnë fëmijët e tyre, dhe përfundimisht përfshirja e kufizimeve të mundshme të lirive në fjalë (neni 29).
Lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit, përveç DUDNJ – së e garantojnë edhe shumë konventa ndërkombëtare dhe njëra prej tyre është edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, e cila përmban shumë dispozita mbi të drejtat demokratike dhe liritë e njeriut dhe mjetet për garantimin e tyre.
Kjo konventë i obligon shprehimisht shtetet që të respektojnë dhe t’i sigurojnë të drejtat për të gjithë individët në territorin e tyre dhe që janë nën pushtetin e tyre, pa kurrfarë dallimi të bazuar në racë, gjini, fe, gjuhë, si dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të aprovuar aso masash ligjore e të tjera që janë të përshtatshme për të realizuar të drejtat që janë të pranuara në këtë konventë, dhe t’i sigurojnë çdo njeriu të drejtat që i janë shkelur, të drejtën për ankesë efektive, madje edhe kur shkeljen e kanë bërë personat në ushtrimin e detyrave të veta zyrtare.[58]
Kjo konventë, në mënyrë decidive mbron të drejtën e lirisë së besimit:
- ,,Secili ka tё drejtёn e lirisë sё mendimit, ndёrgjegjjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshinë lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tё manifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit;
- Askush nuk duhet t’i nёnshtrohet ndonjё shtrёngimi qё do të mund tё prekte lirinё e tij pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim tё zgjedhur prej tij;
- Liria e manifestimit të fesё apo të besimit të vet mund tё bёhet objekt vetёm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё domosdoshme pёr mbrojtjen e sigurisё, tё rendit e tё shёndetit publik, ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tё tjerёve;
- Shtetet palë tё këtij Pakti zotohen tё respektojnë lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tё fёmijёve tё tyre nё përputhje me bindjet e tyre”.[59]
Paragrafi 1 e përcjellë ngushtë nenin 18 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, që edhe kjo konventë siguron lirinë e besimit dhe të manifestimit të atij besimi nëpërmjet kryerjes së riteve, praktikave dhe arsimimit, kurse paragrafi 3 buron nga neni 29 i DUDNJ – së.
Një dokument tjetër shumë i rëndësishëm që ka dhënë kontribut shumë të çmueshëm për afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, është Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollet e saj.[60]
Përparimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut konsiderohet si një nga qëllimet kryesore të Organizatës. Neni 3 i statusit përcakton që çdo shtet anëtar i këshillit, duhet të pranojë parimin e sundimit të së drejtës dhe të sigurojë që çdo person nën juridiksionin e tij të gëzojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Prandaj, hyrja e shteteve në Këshillin Evropian kushtëzohet me sigurimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë njerëzit.
Liria e ndërgjegjes, dhe e fesë është e garantuar në nenin 9 të kësaj konvente, ku garanton për çdokënd lirinë e mendimit, të religjionit dhe të fesë, të drejtën e ndryshimit të fesë dhe të drejtën e manifestimit të fesë në mënyrë individuale apo bashkërisht me të tjerët, publikisht apo vetëm nëpërmjet kultit, mësimdhënies dhe kryerjes së riteve, si dhe garanton se kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me anë të ligjit, vetëm kur është e nevojshme.
,,Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve”.[61]
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuar kishte shpallur edhe Deklaratën për eliminimin e të gjitha formave të intolerancës dhe të diskriminimit që mbështeten në fe ose besim, e cila gjithashtu përfshinë parimet e përgjithshme përkitazi me të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit.
Kjo deklaratë, në preambulën e saj thërret në të drejtën e lirisë së besimit, duke cekur se këtë të drejtë e mbrojnë edhe aktet e tjera ndërkombëtare. Duke pasur parasysh se Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe paktet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut shpallin parimet e mosdiskriminimit, të barazisë para ligjit dhe të drejtën për lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit. Duke pasur parasysh se feja ose besimi përbën për atë që e ushtron një nga elementet e botëkuptimit të tij, dhe se liria e fesë ose besimit duhet respektuar dhe garantuar tërësisht.
Kjo deklaratë, që në nenin e parë e garanton lirinë e besimit, ku i jep çdokujt të drejtën që të ketë një fe sipas zgjedhjes vetanake, lirinë për t’a manifestuar këtë besim dhe se askush nuk ka për të pasur dhunë që qon në shkeljen e lirisë së besimit, dhe manifestimi i besimit mund të kufizohet vetëm me ligj:
Mbrojtja e manifestimeve të ndryshme të religjionit apo besimit, është përshkruar në mënyrë më të detajizuar në nenin e gjashtë:
,,Në përputhje me nenin e parë të kësaj Deklarate dhe me kusht porsa i përket dispozitave të paragrafit 3 të nenit në fjalë, e drejta e lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit përfshin, ndër të tjera këto liri:
- Lirinë për të praktikuar një kult dhe për të mbajtur mbledhje që lidh me një fe ose një besim, si dhe për të hapur e mirëmbajtur lokale për këtë qëllim;
- Lirinë për të krijuar dhe mbajtur institucione bëmirëse ose humanitare të përshtatshme;
- Lirinë për të konfeksionuar, blerë dhe përdorur, në sasinë e duhur objektet dhe materialin e nevojshëm për ceremonitë ose praktikat e një feje ose një besimi;
(d) Lirinë për të shkruar, shtypur dhe shpërndarë botime për këtë qëllim;
- Lirinë për të kërkuar ose marrë ndihma vullnetare, financiare e të tjera nga individë ose institucione;
- Lirinë për të përgatitur, emëruar, zgjedhur ose caktuar radhazi drejtuesit e përshtatshëm, në përputhje me nevojat dhe normat e çdo feje ose besimi;
- Lirinë për të përfituar ditët e pushimit dhe për të shënuar festat dhe ceremonitë në përputhje me idetë e fesë ose besimit të tij;
- Lirinë për të vendosur dhe ruajtur mundësi komunikimi me individë dhe bashkësi në lëmin e fesë ose të besimit në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare”.[62]
Neni 7 kërkon që të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë deklaratë, të akordohen përmes legjislacionit kombëtar në mënyrë të atillë që secili të ketë mundësi t’i gëzojë këto të drejta dhe liri në praktikë.
Ndërsa neni 8 shpallë se asnjë dispozitë e kësaj deklarate nuk interpretohet se përbën një kufizim ose shkelje të një të drejte të përcaktuar në Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe në paktet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut.
E drejta e lirisë së besimit është e garantuar edhe nga instrumentet regjionale, si ajo e Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut (KADNJ). Neni 12 i saj mbron të drejtën e ndërgjegjes dhe religjionit. Neni 12 është përmendur në listën e të drejtave të cilat nuk janë subjekt i suspendimit gjatë gjendjes emergjente në (nenin 27).
Ngjashëm edhe Karta Afrikane mbi të Drejtat Njerëzore dhe të Popujve (KADNJP) mbron të drejtën e ndërgjegjes dhe ushtrimit të lirë ( si profesion) të religjionit, që të dyja të garantuara në nenin 8.
Liria e besimit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës
Ashtu sikur shumë kushtetuta të demokracive kushtetuese që garantojnë të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë të besimeve të tyre fetare, apo të shprehin bindjet e tyre ateiste, apo që fare të mos deklarohen për raportin e tyre ndaj fesë, edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën e lirisë së besimit, ndërgjegjes dhe fesë.
,,Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.
Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”.[63]
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafi 1, garanton lirinë e shprehjes së besimit, të bindjes dhe të ndërgjegjes, si një nga liritë më të rëndësishme shpirtërore. Kjo do të thotë se askush nuk është i obliguar që të deklarohet për bindjet e veta fetare a po të tjera. Në këtë mënyrë mbrohet e drejta e individit që në mënyrë të lirë t’a zgjedhë bindjen e vetë, përkatësisht pikëpamjen e vetë ndaj botës.[64]
Ngjashëm me kushtetutën, edhe ligji për liritë fetare në Kosovë mbron lirinë e besimit.
Ligji pohon të drejtën për lirinë e shprehjes, ndërgjegjes dhe fesë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga bindjet e tyre fetare. Ai parashikon ndarjen e bashkësive fetare nga institucionet publike dhe të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjitha bashkësitë fetare; përcakton që nuk ka fe zyrtare; dhe ndalon diskriminimin e bazuar në fe dhe përkatësi etnike.
,,Çdo njeri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetarë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, përmes adhurimit, predikimit, praktikumit dhe ceremonive”.[65]
Kushtetuta nuk e parashikon veçanërisht përmbajtjen e garancive që përfshijnë liritë e ndërgjegjes dhe të besimit, por nga konteksti i përgjithshëm i paragrafit 2, mund të përmenden disa garanci kushtetuese, të cilat në masë të madhe kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes së besimit, e ndër të cilat janë:
- E drejta e pranimit të fesë së vetë;
- E drejta e manifestimit të fesë së vetë;
- E drejta e manifestimit të bindjeve personale;
- E drejta e pranimit apo mospranimit të anëtarësimit në ndonjë bashkësi fetare.
Ndërsa, ligji për liritë fetare e cek një gamë të drejtash që përfshinë liria e besimit.
,,E drejta për lirinë fetare dhe të besimit përfshinë, mes tjerash edhe liritë në vijim:
- Lirinë e adhurimit ose tubimit në lidhje me një fe ose besim, dhe krijimin dhe mirëmbajtjen e vendeve për këto qëllime;
- Lirinë për të themeluar dhe qeverisur institucione humanitare dhe bamirëse;
- Lirinë për të prodhuar, siguruar dhe për të përdorur gjësende dhe materiale të nevojshme për kryerjen e riteve ose zakoneve të fesë ose besimit;
- Lirinë e shkrimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes së publikimeve relevante në këto lëmi;
- Lirinë për mësim të një feje apo besimi në vendet e destinuara për këto qëllime;
- Lirinë për të kërkuar dhe pranuar kontribute financiare dhe kontribute të tjera vullnetare nga individët dhe institucionet;
- Lirinë për t’u aftësuar, emëruar, zgjedhur ose caktuar pasardhës, sipas kushteve dhe standardeve të religjionit ose besimit përkatës;
- Lirinë e respektimit të ditëve të pushimit dhe festimit të festave dhe ceremonive sipas normave fetare të fesë ose besimit përkatës;
- Lirinë e krijimit dhe ruajtjes së komunikimit me individë dhe bashkësi për çështjet e fesë dhe besimit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar”.[66]
Paragrafi 3 i nenit 38, me një formulim të përgjithshëm e garanton lirinë e shprehjes së besimit dhe të ndërgjegjes, përcakton se askush nuk mund të detyrohet e as t’i ndalohet që në kundërshtim me bindjet e veta të marrë pjesë në manifestimin e fesë. Kjo do të thotë se askush nuk mund në çfarëdo mënyre të detyrohet që t’a manifestoj fenë dhe bindjen e vet. Po ashtu, as një individi nuk mund t’i ndalohet nëse këtë e dëshiron që t’a manifestoj bindjen dhe besimin e vet fetar. Me kushtetutë është e mbrojtur si shprehja private, ashtu edhe shprehja publike e bindjeve fetare.
Ligji për liritë fetare në Kosovë mbron manifestimin e fesë. Mbrojtja nga diskriminimi ndalon detyrimin ose ndalimin e manifestimit të bindjeve fetare:
,,Askush nuk duhet të pengohet ose të detyrohet të marrë pjesë në ceremonitë fetare, ose në forma të tjera të manifestimit të besimit fetar”.[67]
Liria fetare e tejkalon lirinë e ndërgjegjes dhe përfshinë përmbajtje të tilla rregullative, që nuk kanë për qëllim që të tjerëve t’u kumtohet bindja personale fetare. Ajo përfshinë edhe veprimet të cilat, sipas pikëpamjes së bashkësisë së caktuar fetare, u takojnë obligimeve të besimtarëve të vetë. Duke u nisur nga kjo, kushtetuta i’a garanton secilit lirinë që fenë apo bindjen e vetë t’a manifestojë nëpërmjet shprehjes fetare, kryerjes së ceremonive fetare, ndjekjes së shërbimit apo mësimit fetar.[68]
E drejta e manifestimit të fesë mund të jetë cak i kufizimeve sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për liritë fetare në Kosovë, nëse është e nevojshme të ndërmerret një hap i tillë, por ky kufizim mund të bëhet vetëm me anë të ligjit dhe në raste të caktuara.
Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore mund të kufizohen me ligj, vetëm nëse kjo lejohet me kushtetutë, por kushtetuta, në numrin më të madh të rasteve këtë kufizim i’a lejon ligjit. Këto të drejta dhe liri mund të kufizohen vetëm me qëllime të cilat i lejon vetë kushtetuta dhe në masën që është e domosdoshme që qëllimi kushtetues i kufizimit të përmbushet në një shoqëri të hapur dhe demokratike. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është fakti se kufizimet e tilla nuk bën të prekin esencën e së drejtës së garantuar, ndërsa në këtë rast, të gjitha organet shtetërore, veçanërisht gjykatat, janë të obliguara që të kenë kujdes për esencën e të drejtave apo lirive që kufizohen. Po ashtu këto organe janë të obliguara që të kanë kujdes edhe për rëndësinë e qëllimit të kufizimit, për natyrën dhe masën e kufizimit, raportin e kufizimit me qëllimin e kufizimit dhe veçanërisht, për atë se a ekziston mënyrë që qëllimi i kufizimit të arrihet me kufizim më të vogël të të drejtave.[69]
Këtë kufizim e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
,,Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”.[70]
Gjithashtu, pothuaj se ngjashëm e cek edhe ligji për liritë fetare në Kosovë.
,,Liria për të manifestuar fenë ose besimin duhet të i’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë të parashkruara me ligj dhe janë të domosdoshme në shoqërinë demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit dhe moralit, dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve”.[71]
Kufizimet e manifestimit të lirisë fetare dhe të bindjes edhe sipas kushtetutës edhe sipas ligjit, janë të lejueshme vetëm nëse kjo është e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së:
- sigurisë;
- rendit publik;
- shëndetit dhe moralit;
- të drejtave të të tjerëve.
Prandaj, kjo mundësi e kufizimit të lirisë së shprehjes fetare, bindjes dhe ndërgjegjes, është parashikuar me kushtetutë dhe me ligj, por për të bërë kufizimin duhet të rrezikohet njëri nga elementet e cekura në kushtetutë dhe ligj.
Kufizimin e të drejtave themelore, kushtetuta e parasheh edhe në nenin 55: Kufizimi i të drejtave dhe lirive të përmendura mund të bëhet vetëm me ligj (paragrafi 1);
Të drejtat dhe liritë mund të kufizohen vetëm deri në masën që është e pashmangshme për arritjen e qëllimit (paragrafi 2);
Kufizimi është i mundshëm vetëm nëse është parashikuar për qëllimet për të cilat kushtetuta e lejon kufizimin (paragrafi 3);
Kufizimi duhet të reduktohet në minimumin, i cili e përmbush qëllimin për të cilin kushtetuta e lejon mundësinë e kufizimit të së drejtës (paragrafi 4);
Me kushtetutë është parashikuar ndalimi i kontestimit të esencës së të drejtave të garantura (paragrafi 5).
Format kushtetuese të kufizimit të së drejtës kushtetuese mund të jene të ndryshme. Në shumë raste, kushtetuta i vë kufijtë e të drejtave themelore, duke parashikuar mundësinë e kufizimit të tyre (me ligj apo në bazë të ligjit), sepse kufizimi i mëvetësishëm i të drejtave themelore nga ana e pushtetit ekzekutiv apo gjyqësor do të ishte i palejueshëm.
Rezervat ligjore mund t’a autorizojnë kufizimin e të drejtave themelore vetëm me ligj të kualifikuar, qoftë kur kufizimi bën të ndërmerret me supozime të caktuara, qoftë vetëm për një qëllim të caktuar (për shembull, në interes të sigurisë nacionale, të zhvillimit të procedurës penale, të mbrojtjes së shëndetit etj.).
Natyrisht, gjatë vendosjes së kufinëjve për të drejtat themelore, duhet pasur kujdes që të vendoset një raport optimal ndërmjet të drejtave themelore dhe të mirave të tjera juridike. Kjo për arsye se kufizimi i të drejtës themelore duhet të jetë i përshtatshëm që t’i mbrojë të mirat e tjera juridike, por nuk bën të shkojë më tutje se ajo që është e domosdoshme. Ai duhet të jetë proporcional, që t’i përgjigjet rëndësisë së të drejtës themelore, që do të thotë se edhe kufizimet e të drejtës themelore duhet t’i kenë kufijtë e tyre.[72]
Është e arsyeshme që t’i hedhim një vështrim të shkurtër edhe nenit 56 të të drejtave dhe lirive themelore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ku paragrafi 2 i këtij neni ndalon shmangien nga e drejta e lirisë së besimit (shmangie nga neni 38) edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme:
,,Shmangeja nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38 të kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”.[73]
Në të vërtetë, liria e shprehjes fetare, e bindjes dhe e ndërgjegjes bën pjesë në kuadër të të drejtave absolute të mbrojtura, dhe kjo është e parashikuar nga regjimi i shmangies në gjendje të jashtëzakonshme (neni 56 paragrafi 2), por tash mbetet i paqartë raporti ndërmjet dispozitës kushtetuese, e cila e ndalon shprehimisht shmangien nga neni 38, përkatësisht nga liria e shprehjes fetare, e besimit dhe e ndërgjegjes, dhe nga ana tjetër, po ashtu dispozita e përmendur kushtetuese (neni 38, paragrafi 4), që lejon kufizimin e kësaj lirie në rrethana të rregullta për shkaqet e përmendura në kushtetutë. Për këtë arsye shtrohet pyetja se a është e mundur që në rrethana të rregullta të kufizohen liritë nga të cilat nuk lejohet shmangja as në gjendje të jashtëzakonshme.[74]
Përfundimisht, edhe pse duket se ekziston një mospajtim ndërmjet neneve të kushtetutës të nenit 38 me nenin 56, ajo që mund të kuptohet është se kufizimi i të drejtave themelore mund të bëhet vetëm me ligj.
Mosdiskriminimi në fe
Pasi që kemi folur në kapitullin e dytë për termin e diskriminimit dhe pasojat që sjellë diskriminimi, nuk do zgjerohemi shumë rreth diskriminimit për shkak të besimit, por do t’a elaburoj ndalimin e diskriminimit në fe në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Duke e parë njerëzimi se diskriminimi në çfarëdo forme i ka sjellë pabarazi dhe dëme njërzimit, qysh në konventat e para ndërkombëtare mosdiskriminimi zuri një vend të rëndësishëm.
Në Deklaratën Universale për të Drejtat e njerut, neni 2 i saj kërkon barazi para ligjit për të gjithë dhe mosdiskriminim të çfarëdo forme:
,,Çdokush është i autorizuar në të gjitha të drejtat e shpallura në këtë deklaratë, pa asnjë dallim të çfarëdo lloji, siç është raca, ngjyra, gjinia, gjuha, religjioni, mendimi politik apo mendimi tjetër, prejardhja kombëtare apo shoqërore, pasuria, lindja apo statusi tjetër”.
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, në nenin 9 njehë të drejtat e lirisë së fesë dhe mendimit, ndërsa në nenin 14 kërkon parandalimin e diskriminimit lidhur me të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë konventë:
,,Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.”
,,Tё gjithё njerёzit janё tё barabartё pёrpara ligjit dhe kanё tё drejtё mbrojtjeje tё barabartё tё ligjit pa kurrfarё dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo diskriminim dhe tё garantojё pёr tё gjithё, mbrojtje tё barabartё dhe efektive, kundёr çdo diskriminimi e sidomos pёr shkak tё racёs, ngjyrёs, seksit, gjuhёs, fesё, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetёr, origjinёs kombёtare apo shoqёrore, pasurisё, lindjes ose çdo situate tjetёr”.[75]
,,Diskriminimi midis njerëzve për arsye të fesë apo besimit përbën një fyerje të dinjitetit njerëzor dhe një mohim të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai duhet të dënohet si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të shpallura në Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, dhe si një pengesë në marrëdhëniet miqësore dhe paqësore midis kombeve”.[76]
Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ndalon diskriminimin në baza fetare. Neni 24, paragrafi 2, ndalon diskriminim të çfarëdo lloji:
,,Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal”.[77]
,,Askush nuk duhet të jetë i diskriminuar ose i privilegjuar në çfarëdo mënyre në bazë të besimit fetar, përkatësisë ose jopërkatësisë së një bashkësie fetare, ose për kryerjen ceremonive dhe ritualeve fetare”
Shamia simbol fetar apo obligim
Si çdo fe që brenda vetes absorbon obligime e rite, që kërkohet të respektohen nga pjesëtarët e atij besimi, edhe feja islame brenda vetes përmban rite që duhet kryer nga pjesëtarët e saj. Dhe njëri nga obligimet e kësaj feje është edhe shamia, që nënkupton se femra muslimane duhet ta mbulojë trupin dhe kokën e saj me përjashtim të fytyrës.
Prandaj, pasi që shumë herë dëgjojmë që bëhet një ngatërrim në mes të shamisë dhe nikabit (petk i cili mbulon edhe fytyrën), edhe një herë dua të theksoj se shamia nënkupton mbulimin e kokës e jo edhe të fytyrës.
Realizimi i lutjeve dhe i sjellëve të porositura nga Kur’ani, qëndrimi larg ndalesave, sjellëve të ndyta dhe jo të drejta, dhe zbatimi i urdhrave shtojnë fitimin shpirtëror. Ibadetet dhe sjelljet e mira, sikurse që ndihmojnë ne përforcimin e besimit, ashtu ndihmojnë edhe në afrim më tepër Perendis dhe mundësojnë fitimin e kënaqësisë së Tij.[78]
Nëse i hedhim një vështrim mbulesës së femrës, do të shohim se kjo dukuri është shumë e hershme dhe rrënjët i ka shumë thellë në historinë e njerëzimit. Është një petk i cili zanafillën e ka në epokën më të hershme, madje atë e gjejmë edhe në besimet tjera monoteiste, si tek jehudët dhe të krishterët, siç janë motrat e nderit tek besimi krishter.
Edhe tek muslimanët mbulesa vie në shprehje që nga vitet e para të shpalljes së kësaj feje, dhe historikisht i ka përcjellë pjesëtarët e besimit islam, herë duke u zbatuar më shumë, e herë më pak, duke u varur nga roli, fuqia e besimi tek pjesëtarët e saj.
Ritualet dhe lutjet si komponentë të religjionit, nënkuptohen nga dy komponentët* e para. Nëse qenja e mbinatyrshme përftyrohet si e gjithëfuqishme dhe absolute, nëse ndjemë një shkallë të varësisë, nëse ushqejmë ndjenjën e veçant ndaj saj ( friken dhe respektin) ashte e natyrshme të mdëmarrim veprime konkrete, përmes të cilëve insistohet të jemi në “kontakt”me ketë qenje dhe përmes këtyre veprimeve ndikojmë sa është e mundur për ta orientuar edhe vullnetin e kësaj qene për destinimin që e kemi të caktuar.[79]
Dy nga burimet kryesore nga të cilat dalin dispozitat, normat dhe rregullat e fesë islame janë Kur’ani dhe thënjet e profetit Muhamed, dhe pikërisht dispozita se shamia është obligim fetar del nga këto dy burime.
Nënshtrimi urdhrave, realizimi i tyre dhe falënderimi për dhuntitë që i janë dhenë atij, për njeriun që është i vetdishëm për obligimet e tij ndaj Perendis, llogaritet ibadet- adhurim .Sidomos këto janë respektimi dhe nënshtrimi ndaj rregullave juridike dhe etike të theksuara në Kur’an, si namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj.[80]
Pra, mbulesa e femrës është një imperativ kur’anor, urdhër profetik, dhe mënyrë e veshjes për femrën muslimane kur ajo del jashtë shtëpisë. Këtë urdhër, si dhe çdo tjetër, çdo individ dhe çdo muslimane është e lirë ta jetësojë apo të mos e jetësojë në praktikë. Kjo gjë kthehet tek bindja dhe niveli fetar i çdo muslimaneje. Mirëpo, ata që urdhrat e fesë i njohin si të shenjta, bindja e tyre shndërrohet në ndërgjegje personale dhe identitet të pavarur. Kështu, ato bindje nuk i nënshtrohen kompromiseve dhe ndryshimeve për bindje të tjetrit.
Botën bashkëkohore e karakterizon frymë e tolerancës ndaj fenomenit të religjionit. Është krijuar vetëdije e tillë gati te të gjithë religjionet e mëdha botërore që të pranohet shoqëria si realitet ne të cilin jetojnë njerëzit që manifestojnë religjiozitetin dhe ata që nuk e manifestojnë.[81]
Në raportin e Human Rights Watch të vitit 2004 drejtori ekzekutiv Kenneth Roth kishte thënë: “Hixhabi (shamia) nuk është vetëm pasqyrim i besimit, por edhe një obligim ndaj vet besimit islam”.
Komiteti për të Drejtat e Njeriut thekson rrethin e gjerë të aktiviteteve që bien brenda fushëveprimit të së drejtës për të manifestuar religjionin apo besimin.
,,Observimi dhe ushtrimi i religjionit apo besimit mund të përfshijë jo vetëm aktet ceremoniale, por gjithashtu dhe zakonet e tilla siç është observimi i rregullave dijetale, veshja e rrobave dalluese apo mbulesave të kokës, pjesëmarrja në ritualet e bashkuar në fazën e caktuar të jetës, dhe përdorimi i një gjuhe të caktuar, që sipas zakonit flitet në atë grup”.[82]
Në vitin 1999, ETC (Komisioni për Trajtimin e Barabartë) në Amsterdam vendosi në favor të një mësueseje muslimane. Komisioni argumentoi se liria e besimit ishte e mbrojtur kushtetueshmërisht dhe se ndalimi i shamisë ishte një diskriminim direkt, sepse për gratë muslimane “hixhab” (shamia) është detyrim që rrjedh nga besimi Islam. [83]
Çdo përpjekje dhe pretendim që shaminë ta quajnë si simbol apo uniformë fetare është i padrejtë dhe bën përpjekje që t’i hedhë poshtë dispozitat dhe obligimet e fesë islame.
Edhe pse njeri prej elementeve që e përben religjionin janë edhe simbolet që për besimtaret konsiderohen si te shenjta dhe kanë sjellje te veçantë ndaj tyre.
Në mesin e simboleve ndaj të cilëve sillmi me pietet gjithsesi janë simbolet religjioze dhe simboleve nacionale. edhe për njërën edhe për tjetrin simbol , njeriu është i gatshëm ta paguaj çmimin me të lartë, të sakrifikoj jetën .[84]
Pretendimi se shamia është një simbol fetar islam është i papranueshëm, pasi shamia nuk është simbol, por obligim fetar. Simboli është një element komunikues që shpreh përmbajtje të domethënies ideore. Simboli është diçka konkrete statike, konvencionale, një shprehje e përqendruar e një ideologjie. Simboli i ka të përcaktuar elementet, ngjyrën, formën dhe përmasat e veta.
Simbolet pasqyrojnë diçka që nuk është identike me dukurinë që përfaqëson. Përmes tyre dëshirohet të kuptohet bota, por edhe të formohet një qëndrim i caktuar . Për nga aftësia shprehëse dhe distinimi që kanë simbolet i nënshtrohet një hierarkie të natyrshme. Kemi simbole të rëndësishme që marrin primesa të shenjtëris dhe simbole më pak të rëndësishme. “ Ato , mund të përkufizohen si gjësende , të cilëve iu japin kuptimin dhe vlerën ata që shërbehen me to”.[85]
Në rastin e shamisë muslimane mund të themi se ajo nuk përbën simbol të Islamit, së pari nga aspekti kulturor është e ndryshme në forma të ndryshme në vende të ndryshme. Simboli është ai që s’ka detyrë tjetër përveç shprehjes së përkatësisë fetare të bartësit të tij. Ndërkaq shamia është diçka krejt tjetër, pasi ajo ka një tjetër detyrë të mirëfilltë e që është adhurim ndaj Zotit dhe respektim i normave islame, dhe asnjëherë nuk gjen një që bart shaminë e që me bartjen e shamisë të ketë për qëllim të tregojë përkatësinë e saj fetare.
Ndërsa sa i përket asaj se shamia nuk është uniformë fetare, kjo dëshmohet edhe me faktin e përditshmërisë tonë, nga ajo që e dimë se uniforma bartet gjatë orarit të shkollës, punës apo në ndonjë ceremoni për të cilën kërkohet te kemi uniformë të caktuar, mirëpo askush nuk e bart atë uniformë pas përfundimit të atij orari. Kurse tek femrat muslimane të cilat e bartin shaminë e vërejmë të kundërtën, ato i gjejmë të mbuluara në çdo kohë, gjatë orarit të punës, shëtitjes së lirë, kryerjes së obligimeve personale apo familjare etj., me një fjalë sa herë që përballen me gjininë mashkullore që nuk janë nga familja e ngushtë e tyre, ato janë të mbuluara me shami, madje edhe në shtëpitë e tyre, prandaj kjo e tejkalon uniformën fetare.
Jo rrallë hasim ne njerëz që duan ti theksojnë ndjenjat e veta religjioze. Në anën tjetër kundërshtimi i të tjerëve që janë indiferent ndaj religjionit për manifestimin e këtyre ndjenjave. Të pytet njeriu pse praktikon disa rituale të religjionit që e ka përkatësi , është identike me kontestimin e identitetit të te tjetër, për të cilin vështirë vendosim. Pra, më lehtë e pyesim njeriun pse agjëron ramazan ose kremton pashkët se sa që vendosim ta pyesim pse për Festën e flamurit kremton ne mënyrë të veçantë.[86]
Praktikat e shteteve evropiane në shkollim dhe shamia
Pas largimit të vajzave me shami nga shkolla për shkak të udhëzimit administrativ, u hapën shumë debate në të gjitha format, ato institucionale dhe jo institucionale.
Zyra e Kryeministrit kishte vendosur t’a formoj Komisionin këshillëdhënës për çështjet e lirive fetare në Republikën e Kosovës.
Ky komision në prezantimin e punës para medieve kishte deklaruar: Pas debateve të shumta në Kosovë, për të drejtat dhe liritë fetare e veçanërisht për vijimin e mësimit të vajzave me shamia në shkolla, si dhe për edukatën fetare në shkollat publike, është vlerësuar i nevojshëm themelimi i një komisioni për liritë fetare, i cili përveç tjerash do të realizonte disa vizita studimore në disa vende evropiane për të marrë praktikat më të mira rreth temave të lartpërmendura, në mënyrë që edhe kjo çështje të përmbyllet në mënyrën më të mirë.
Kjo formë, pra marrja e praktikave evropiane, po shpresojmë se do të n’a ndihmojë t’a mbyllim këtë kapitull në mënyrën më të mirë dhe në dobi të shoqërisë dhe vendit tonë.
Vendet të cilat ishin vizituar kanë qenë këto: BE – Gjermania, Austria, Franca dhe Belgjika; Rajoni – Kroacia dhe Turqia; Dialogu ndërfetar – Katari.
Takimet kanë qenë me zyrtarë të ministrive të arsimit, të departamenteve për çështje fetare pranë zyrave të kryeministrave ose presidentëve, apo të ministrive që mbulonin aktivitetet fetare, me bashkësitë fetare katolike, islame dhe me organizata të tjera që merreshin me çështje fetare dhe edukim fetar.
Në të gjitha vendet që i kemi vizituar, bashkësitë fetare shihen si partnere të institucioneve shtetërore dhe në të gjitha vendet statusi juridik i tyre është i zgjidhur me ligj të veçantë. Si rezultat, shumë prej problemeve që ne mund t’i hasim te ne, ato nuk i gjejmë në këto vende, si rezultat i sanksionimit të këtyre të drejtave me ligjin për liritë fetare e sidomos me ate të statusit juridik të tyre.
Në të gjitha vendet e vizituara nga komisioni ynë, organizohet lënda e edukatës fetare në shkollat publike, si lëndë obligative ose fakultative, përveç në Francë, ku Ministria e Arsimit nuk organizon drejtpërdrejtë implementimin e kësaj lënde, por nxënësit janë të lirë një ditë në javë për të i’u përkushtuar fesë, me këtë rast në ditën e mërkure.[87]
KAPITULLI I KATËRT
Udhëzimi administrativ:
Përfundimi:
Literatura:
Përmbajtja:
Udhëzimi Administrativ
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në vitin 2010 nxori udhëzimin administrativ nr. 6/2010 ,,Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta”.
Neni 4. pika 1.13 e këtij udhëzimi, e ka paraparë si veprim të ndaluar “Bartjen e uniformës fetare”.
Drejtoritë e shkollave, në bazë të këtij udhëzimi administrativ u detyruan që vajzat me shami t’i largonin nga shkolla, duke ju mohuar të drejtën e arsimimit për shkak të bindjeve fetare, por njëherit duke ju shkelur edhe të drejtën e lirisë së besimit (fesë).
Realisht largimi i vajzave me shami nga shkollat nuk kishte filluar vetëm pas nxjerrjes së keti udhëzimi administrativ, por kishte raste të tilla edhe me herët saktësish në vitin 2003 një gjë e tillë kishte ndodhur në gjimnazin “Sami Frashri” ne Prishtinë. Në atë kohë isha i angazhuar si gazetar i Revistës së Fakulteti të Studimeve Islame që e botoni studentet kisha ber një hulumtim, dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e cilësonte të pa drejt largimin e vajzës prapë nuk u bë as gjë,vazhduan të shkelen këto të drejta duke heshtur institucionet shtetërore, dhe bashkë me to edhe institucionet tjera siç janë: Avokati i popullit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe shoqëria civile.
Edhe pse asnjëherë nuk është bërë e qartë pse duhet të ndalohet bartja e shamisë në shkolla, se çfarë kodi të mirësjelljes shkelë bartja e shamisë, apo pengon procesin mësimor etj. Por, ajo që më së shumti është vërejtur në deklaratat e zyrtarëve të ministrisë, duke thënë se shkelë laicitetin e shtetit në të njëjtën gjë kishte aluduar edhe presidentja Jahjaga në një emision televiziv, kur ishte pyetur për bartjen e shamisë në shkolla, e cila kishte thënë:
,,Kjo (bartja e shamisë) nuk lejohet dhe nuk do të lejohet, sepse Republika e Kosovës është shtet laik. Është çështje e prerë. Feja është plotësisht e ndarë nga shteti”.[88]
Ky udhëzim administrativ është i çuditshëm, pasi që nuk jep shpjegim pse e ndalon bartjen e shamisë pa dhënë një sqarim pse ndalohet, dhe tjetra duke e quajtur simbol fetar, ministria bie në një grackë tjetër, pasi asaj nuk i takon që të jep një përkufizim për shaminë, por është çështje të cilën duhet t’a përkufizoj në këtë rast Bashkësia Islame, e cila shumë herë në deklaratat e saj ka thënë se shamia nuk është simbol apo uniform fetar, por obligim fetar.
Ministria e arsimit kishte fyer ndjenjat fetare jo vetëm të vajzave që u larguan nga shkolla,por të gjitha grave dhe vajzave me shami edhe jashtë shkollës. Po ashtu kishte fyer edhe me qindra pris fetar ( hoxhallarë ) të cilët gjithmonë gjatë punës së tyre e kishin interpretuar shaminë si obligim fetar dhe as një herë si simbol apo uniform fetare, dhe për një moment del Ministria e Arsimit dhe ju hedh poshtë atë duke e quajtur uniform fetare.
Po e tërheq një paralele, nëse bartja e shamisë në shkolla të mesme e shkelë laicitetin e shtetit, atëherë pse bartja e shamisë në universitete nuk po e shkelë laicitetin e shtetit, pasi edhe këto universitete janë po të këtij shteti dhe po të kësaj kushtetute. Nëse aludohet se nxënëset e shkollave të mesme janë nën moshën madhore dhe duhet mbrohen nga ,,abuzimi” me shaminë, atëherë shteti do duhej t’i mbrojë shtetasit e vetë edhe jashtë institucioneve qet ndalohet bartja e shamisë nën moshën madhore, dhe pasi nuk e ka bërë këtë, atëherë ka bërë diskriminim të një grupi të vajzave.
E drejta e shkollimit dhe liria e besimit dhe manifestimi i atij besimi është i garantuar në instrumentet – dokumentet ndërkombëtare, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet e saj. Në të gjitha këto garantohet kjo e drejtë, dhe kufizimi i saj (manifestimi i besimit) sipas këtyre mund të bëhet vetëm me ligj dhe vetëm nëse është e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së:
- Sigurisë; 2. Rendit publik; 3. Shëndetit; 4. Të drejtave të të tjerëve.
Këto katër elemente janë të cekura nga të gjitha këto instrumente.
,,Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë përcaktuar me ligj, vetëm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshëm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike”.[89]
,,Liria e manifestimit të fesё apo të besimit të vetë mund tё bëhet objekt vetëm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё domosdoshme pёr mbrojtjen e sigurisë, tё rendit e tё shёndetit publik, ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tё tjerёve”.[90]
,,Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve”.[91]
,,Liria për të manifestuar fenë apo besimin vetanak mund të bëhet objekt i vetëm atyre kufizimeve të parashikuara me ligj, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë publike, të rendit publik, të shëndetit e moralit, ose të lirive dhe të drejtave themelore të tjetrit”.[92]
,,Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”.[93]
,,Liria për të manifestuar fenë ose besimin duhet t’iu nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë të parashikuara me ligj dhe janë të domosdoshme në shoqërinë demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit dhe moralit, dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve”.[94]
Nga e ter kjo mund te konkludojm se kufizimi i te drejtës për shkollim dhe lirisë së besimit me një udhëzim administrativ është ne kundërshtim dhe jo në përputhshmëri me kushtetutën dhe aktet-dokumentet ndërkombëtar.
Drejtorët e shkollave nga të cilët janë larguar vajzat me shami, kanë bërë edhe shkelje të vetë këtij udhëzimi administrativ.
Udhëzimi administrativ, me nenin 6 parasheh Masat edukative – disiplinore të cilat mund të shqiptohen ndaj nxënësve të cilët kanë bërë veprime të ndaluara. Sipas po këtij u. administrativ, drejtori i shkollës mund t’i shqipton vetëm këto masa disiplinore: Vërejtje, vërejtje me shkrim, masën disiplinore pezullim nga garat dhe masën disiplinore pezullim nga shkolla për 3 ditë, ndërsa masën disiplinore pezullim deri në 1 muaj mund t’a sjellë vetëm drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA – së), kurse masën disiplinore pezullim mbi një muaj, duke siguruar arsimimin alternativ për nxënësin e pezulluar, dhe vetëm për rastet e rënda të parapara me udhëzim administrativ, e shqipton vetëm Kuvendi Komunal.
Sipas udhëzimit administrativ, duhet të zhvillohet procedura disiplinore, të shqiptohet masa disiplinore, të sillet vendimi, t’i dorëzohet nxënëses dhe të njoftohet prindi apo kujdestari i nxënëses. Është e qartë pra, se sipas u. administrativ, asnjë masë disiplinore nuk mund t’i shqiptohet nxënësit pa vendim. Derisa me nenin 8.2 është paraparë që nëse nxënëset ankohen ndaj vendimit, ankesa pezullon zbatimin e të gjitha vendimeve deri ne vendimin e shkallës së dytë, me përjashtim kur rrezikohet siguria e nxënësve. Kjo do të thotë se, edhe sikur të ishin sjellë vendime me shkrim, ato nuk mund të zbatoheshin në rast se nxënësi është ankuar, derisa vendimet të bëhen të plotfuqishëm. Pra, sipas udhëzimit administrativ, askush nuk mund të shqiptojë asnjë masë disiplinore në mënyrë arbitrare, por duhet të sillet vendim i shkruar, vendim i cili duhet t’i dorëzohet në mënyrë të rregullt palës – nxënësit, të njoftohet prindi me këtë vendim, të jepet arsyetimi dhe këshilla juridike për mënyrën e ankesës, të pritet vendimi i shkallës së dytë e pastaj të zbatohet vendimi.
Ajo që është më me rëndësi, edhe një herë e theksojmë se pezullimi nga shkolla për nxënësit më shumë se një muaj (këtë vendim e shqipton vetëm Kuvendi i Komunës) i shqiptohet nxënësit vetëm me rastin e sjelljes së dhunshme apo agresive e cila nuk lejon vazhdimin e procesit edukativo – arsimor dhe aftësues të nxënësve tjerë, kur mungon mbi 32 orë pa arsye nga mësimi, për moszbatimin e vendimeve të organeve të shkollës, si dhe në rastet e tjera që parashihen me rregullore të shkollës (neni 6.3.1.1.4.). Pra, vendimet për largimet e nxënëseve nga shkollat janë kundër vetë udhëzimit administrativ, meqë nxënëset janë larguar në mënyrë arbitrare pa kurrfarë vendimi me shkrim!
Ministria e Arsimit, këtë vit (2014) ka nxjerrë udhëzimin administrativ ,,Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta” nr. 6/2014, me datën 28.01.2014, i cili e shfuqizon udhëzimin administrativ nr. 6/2010.
Por, çështja për të cilën diskutuam me lartë mbetet prapë e njëjtë edhe në këtë udhëzim administrativ, pasi që në nenin 3.1.3, uniforma fetare është prej gjërave të ndalura në shkolla.
Ajo e cila është për t’u çuditur, është se ministri Ramë Buja disa herë publikisht kishte deklaruar se do të kërkonte nga Bashkësia Islame një sqarim rreth asaj se shamia a është simbol fetar a po obligim, por këtë nuk e bëri, dhe prapë shaminë e llogaritë si simbol fetar dhe si vepër që duhet të ndalohet në shkolla. Përkundër reagimeve që kishte pasur Bashkësia Islame rreth kësaj çështjeje dhe rekomandimeve që kishte nxjerrë komisioni i formuar nga kryeministri, nuk e kishin luhatur ministrin nga vendimet e tij.
Përfundimi
Nga ajo që kam elaburuar në shtjellimin e kësaj teme, si synim kam studimin e udhëzimit administrativ 06\2010, i cili kishte ndaluar bartjen e uniformës fetare në shkolla dhe në bazë të kësaj kishte filluar largimi i vajzave me shamia nga shkollat. Pas shumë debateve e diskutimeve në nivele të ndryshme, duke qenë pro dhe kundër, kureshtja më shtyri që të bëj një studim të këtij udhëzimi administrativ.
Lufta për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka qenë e vazhdueshme brenda shteteve, por për një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut, e sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, atyre ju dha edhe një karakter ndërkombëtar, ku shtetet më të fuqishme themeluan Kombet e Bashkuara, duke nxjerrë deklaratat e konventat me të cilat i sigurojnë dhe i mbrojnë të drejtat e njeriut.
Duke qenë të bindur se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut n’a japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera. Ato janë themelore për kërkesat gjithnjë në rritje të njerëzimit për një jetë që të respektojë dhe të mbrojë dinjitetin dhe veprat e çdo qenie njerëzore.
Shkelja e të drejtave të njeriut nuk nënkupton thjesht dhe vetëm të penguarit për të realizuar një të drejtë, por nënkupton mohimin e një jete dinjitoze, poshtë së cilës njeriu nuk mund dhe nuk duhet të i’a lejojë vetes të bie.
Që këtej del se, të drejtat e njeriut janë edhe një praktikë e veçantë njerëzore, që synon të realizojë kërkesat minimale të njeriut për një jetë dinjitoze dhe t’a mbrojë atë, në marrëdhëniet e tij të ndërsjella me pushtetin shtetëror, nga cenimet, poshtërimet, diskriminimet, paragjykimet, qëndrimet çnjerëzore të më të fortit.
Nga ky këndvështrim, mohimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore nuk përbën vetëm një dramë personale dhe individuale, por krijon kushtet shoqërore dhe politike për hedhjen e farës së dhunës e të konflikteve në nivel kombëtar e më gjerë.
Për këtë arsye, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që në fjalinë e saj të parë (në preambulë), shpallë që respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin njerëzor ,,është themeli i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë”.
Siç vihet re, të drejtat e njeriut kanë në themel dinjitetin njerëzor, i cili buron nga vetë thelbi i të qenit njerëz.
Republika e Kosovës si një shtet i ri, duke u munduar që të jetë një shtet demokratik ku sundon ligji, ku njihen e mbrohen të drejtat e njeriut, që këtë përpjekje e dëshmon me kushtetutën e saj, ku mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në përditshmëri ato nuk i gjejmë ashtu siç i gjejmë të shkruara, dhe kjo dëshmohet me nxjerrjen dhe jetësimimin e këtij udhëzimi administrativ, me të cilin ndalohet manifestimi i bindjeve fetare, duke qenë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, po ashtu edhe me deklaratat dhe konventat ndërkombëtare.
Literatura:
- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008
- Enver Hasani&Ivan Qukaloviq, Komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013
- Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Deklarata Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut (Standardi i Arritjes së Përbashkët).
- Marjana Sinani dhe të tjerët, Komentar i Deklaratës Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut, UNESCO, 2008.
- Dr. Ismail Hasani , Vetëdija fetare dhe kombetare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001
- Dr,Kurtesh Salihu, E Drejta Kushtetuese (Libri 1 botimi I katërt), Prishtinë, 2004.
- Dr.Zejnullah Gruda, E drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2003.
- Ekrem Sarikçioglu , Historia e Feve, Shkup, 2007
- Kuptimi i të drejtave të njeriut-doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut. publikuar nga Ministria e Punëve te Jashtme e Austris ne bashkëpunim me ETC-Grac, 2003.
- Arsimimi për të drejtat e Njeriut-Te Arriturat dhe Sfidat. Univerziteti i Abo Akademisë ne bashkëpunim me UNESCO-n,1998.
Deklaratat,konventat,ligjet:
- Deklarata Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut.(E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar,Rezoluta 217 (III),10 dhjetor 1948)
- Deklarata për Eliminimin e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe të Diskriminimit që Mbështeten në Fe ose Besim,( E shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën 36/55, të datës 25 nëntor, 1981.
- Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. (Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966 HYRË NË FUQI: 23 mars 1976)
- Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat ekonomike,sociale dhe kulturore.( Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966 HYRË NË FUQI: me 3 janar 1976)
- Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollet e saj.
- Konventa për të drejtat e fëmijëve,(Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 44/25 të datës 20 nëntor 1989. HYRË NË FUQI: 2 shtator 1990)
- Konventa për luftën kundër diskriminimit në lëmin e arsimi
- Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial,( Miratuar dhe hapur për nënshkrim e ratifikim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutёn e saj 2106 A (XX) të datës 21 dhjetor 1965. HYRË NË FUQI: mё 4 janar 1969,)
- Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve
- Ligji për lirit fetare në Kosovë (Ligji Nr. 02/L-31)
- Ligji për arsimin paraunverzitar në Republiken e Kosovës,( Ligji Nr. 04/ L-032
29 gusht 2011)
- Udhëzimi Administrativ nr. 6/2010. dt.11.05.2010,(kodi mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit të shkollave të mesme të larta)
- Udhëzimi Administrativ nr. 6/2014. dt,28.01.2014, (kodi mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit të shkollave të mesme të larta)
[1] Kuptimi i të drejtave të njeriut-Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut, ETC-Grac,2003.fq 18.
[2] Gruda Dr.Zejnullah , E Drejta ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2003,fq,363.
[3] Saliu Dr,Kurtesh “ E drejta kushtetuese” fq,206.
[4] “Kuptimi i të drejtave të njeriut-Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut” ETC-Grac,2003, fq 21.
[5] “Kuptimi i të drejtave të njeriut-Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut” ETC-Grac,2003, fq,25.
[6] Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat ekonomike,sociale dhe kulturore.
[7] Gruda Dr.Zejnullah , E Drejta ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2003, fq,363.
[8] Saliu Dr.Kurtesh , E Drejta Kushtetuese, Prishtinë 2004, fq,207
[9] Po aty, fq,207.
[10] “ Kuptimi i të drejtave të njeriut-Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut” ETC-Grac 2003, fq,25.
[11] “Kuptimi i të drejtave të njeriut-Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut” ETC-Grac,2003, fq, 25.
[12] Salihu Dr. Kurtesh , “E drejta kushtetuese” Prishtinë,2004, fq, 232.
[13] “Kuptimi i të drejtave të njeriut-Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut” ETC-Grac,2003, fq, 203.
[14] Deklarata Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut, Neni 26.
[15] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, “Deklarata Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut” ( Standardi i Arritjes së Përbashkët). fq, 566.
[16] Protokolli nr.11, neni 2.
[17] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut ( Standardi i Arritjes së Përbashkët). fq, 564.
[18] Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike,sociale dhe kulturore. neni 5, paragrafi (1dhe 2)
[19] Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike,sociale dhe kulturore. neni,13
[20] Gruda Dr.Zjnullah ,E drejta ndërkombëtare publike, Prishtinë 2003, fq, 371.
[21] Konventa për të drejtat e femijve, neni 1.
[22] Konventa për të drejtat e femijve, neni 28.
[23] Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve, neni 26.
[24] Saliu Dr.Kurtesh , E drejta kushtetuese, Prishtinë,2004,fq, 207.
[25] Kushtetuta e Republike së Kosoves,2008, neni 22.
[26] Hasani Dr. Envei& Qukaloviq Dr.Ivan, K omentar- Kushtetuta e Republikes së Kosovës, Prishtinë,2013,fq ,79.
[27] Kushtetuta e Republikes së Kosoves,2008, neni 47.
[28] Hasani Dr. Envei& Qukaloviq Dr.Ivan ,komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë,2013, fq, 177,pika 4.
[29] Ligji për arsimin parauniverzitar në Republikën e Kosovës,neni 3 paragrafi 1,2,3.
[30] Po aty,neni 5 paragrafi 1 (3)
[31] Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 1 paragrafi 2(3)
[32] Gruda Dr. Zejnullah , E drejta ndëkombëtare publike, , Prishtinë 2003,fq ,382.
[33] Konventa për luften kundër diskriminimit në lemin e arsimit neni 1 (1).
[34] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Dëklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti I arritjes së përbashkët),fq ,169-170.
[35] Nenet 4, 7, 10, 16, 18, 21, 23, dhe 26 që kan te bejn me ndalimin e skllavris, e drejta e barabart para ligjitë,e drejta për martes a mashklit dhe femres te moshes madhore pa kufiszim,e drejta e religjionit besimit,e drejta per te marr pjes ne qeverisje,e drejta per punë, e drejta për shkollim.
[36] konventa Evropjane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ,neni 14.
[37]Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskdiminimit racial, neni 2.
[38] Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskdiminimit racial neni 5.
[39] Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike, neni 26.
[40] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Dëklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti I arritjës së përbashkët),fq,83.
[41] konventa për të drejtat e femijëve, neni 2.
[42] Kushtetuta e Republikes së Kosovës, 2008, neni 24.
[43] Hasani Dr. Envei& Qukaloviq Dr.Ivan, Komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës,fq,86-87.
[44] Ligji për arsimin parauneverzitar në Republikën e Kosovës,neni 3 paragrafi 6.
[45] Sarikçioglu Ekram, Historia e Feve, Shkup, 2007, fq 31
[46] Sinani Marjana dhe të tjerët, Komentar i Deklarates Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut, UNESCO,2008, fq, 94.
[47] Hasani Dr. Ismail , Vetëdija fetare dhe kombëtare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001, fq 87
[48] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti i arritjes së përbashkët),fq,381.
[49] Saliu Dr.Kurtesh , E drejta kushtetuse, Prishtinë,2004,fq, 226.
[50] Po aty, fq, 227.
[51] Gruda Dr. Zejnulla , E drejta ndërkombëtare publike, , Prishtinë 2003, fq, 368.
[52] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide , Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti I arritjes së përbashkët),fq,395
[53] Sinani Marjana dhe të tjerët ,Komentar i Deklaratës Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut, UNESCO,2008,fq,94-95.
[54] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide , Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti i arritjes së përbashkët),fq, 382.
[55] Hasani Dr. Ismail , Vetëdija fetare dhe kombëtare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001, fq 89.
[56] Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut,neni 18
[57] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti i arritjes së përbashkët),fq,368.
[58] Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike, neni 2
[59] Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike, neni 18.
[60] Konventa evropiane ka rëndesi shumë të madhe,ngase është dokumenti I parë që rregullat deklarative i ka shëndrruar në rreglla kontraktiuse (u ka dhënë karakter të obligushëm) ka parapar një mekanizëm , i cili ka për të siguruar zbatimin e te drejtave dhe të lirive themelore të njeriutmidis shumë subjektve të një regjionit; dhe se hyrja në këshillin Evropian kushtëzohet me respektimin e të drejtave të njeriut.
[61] Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, neni ,9 ,paragrafi ,1.
[62] Deklarata për Eliminimin e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe të Diskriminimit që Mbështeten në Fe ose Besim, neni 6.
[63] Kushtetuta e Republikës së Kosovës,2008,neni 38,paragrafi,1 dhe 2.
[64] Hasani Dr. Envei& Qukaloviq Dr.Ivan, Komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë,2013, fq, 134.
[65] Ligji për lirit fetare në Kosovë, neni 1 paragrafi 1(1).
[66] Ligji për lirit fetare në Kosovë, neni 1 paragrafi 1 (2).
[67] Ligji për lirit fetare në Kosovë, neni 2 paragrafi 2 (2).
[68] Hasani Dr. Enver& Qukaloviq Dr.Ivan, Komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë 2013,fq,136.
[69] Po aty, fq,211.
[70] Kushtetuta e Republikës së Kosovës,2008, neni 38 paragrafi 4.
[71] Ligji për lirit fetare në Kosovë, neni 1 paragrafi 3.
[72] Hasani Dr. Enver& Qukaloviq Dr.Ivan ,Komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës ,Prishtinë 2013 ,fq,,214-215.
[73] Kushtetuta e Republikes së Kosoves 2008, neni 56,paragrafi 2.
[74] Hasani Dr. Enver& Qukaloviq Dr.Ivan ,Komentar- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë 2013, fq, 136.
[75] Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike, neni 26.
[76] Deklaraten për Eliminimin e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe të Diskriminimit që Mbështeten në Fe ose Besim, neni 3.
[77] Kushtetuta e Republikes së Kosoves,2008, neni 24 paragrafi 2.
[78] Sarikçioglu Ekram, Historia e Feve, Shkup, 2007, fq 63
* Mbinatyrshmja dhe e shenjta
[79] Hasani Dr. Ismail , Vetëdija fetare dhe kombëtare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001, fq 25.
[80] Sarikçioglu Ekram, Historia e Feve, Shkup, 2007, fq 638
[81] Hasani Dr. Ismail , Vetëdija fetare dhe kombëtare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001, fq 88.
[82] Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut(Standarti i arritjes së përbashkët),fq,368.
[83] . (Saharso (2003), pp. 10-13; Economist, 25 October 2003, p. 46; “En Europe peu de tentation de légiférer,” Le Progrès, 2 February 2004.)
[84] Hasani Dr. Ismail , Vetëdija fetare dhe kombëtare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001, fq 58.
[85] Po aty, fq 58.
[86] Hasani Dr. Ismail , Vetëdija fetare dhe kombëtare tek shqiptaret, Prishtinë , 2001, fq 95.
[87] Deklarata për media nga Komisioni Këshillëdhënës për çështjet e lirive fetare në Republikën e Kosovës, 07 maj 2013,Prishtinë.
[88] Emisioni RUBIKON në KTV,22 tetor 2013.
[89] Deklarata univerzale mbi të Drejtat e Njeriut,neni 29.
[90] Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike, neni 18 paragrafi 3.
[91] konventa Evropjane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,neni 9 paragrafi 2.
[92] Deklarata për Eliminimin e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe të Diskriminimit që Mbështeten në Fe ose Besim,neni 1 paragrafi 3.
[93] Kushtetuta e Republikes së Kosoves 2008,neni 38 paragrafi 4.
[94] Ligji për lirit fetare në Kosovë,neni 1paragrafi 3.