Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

E gjithë historia e dhunimit të 16-vjeçares në Drenas të Kosovës

Muslim Shop

Institucionet në Prishtinë e Drenas janë vënë në lëvizje, pas publikimit të lajmit se një e mitur nga qyteti i vogël në Drenicë, ka përjetuar abuzim të dyfishtë seksual.

Me dyshimet se ka kryer veprën penale të “dhunimit dhe keqpërdorimit seksual”, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, zëvendësshefi i hetimeve në Policinë e Kosovës në Drenas, me inicialet V.V.

Ky rreshter, dyshohet se ka dhunuar dhe keqpërdorur 16-vjeçaren me inicialet A.G.

E, hetimet dhe veprimet e Inspektoratit Policor, erdhën pas një informate anonime që ky institucion pranoi .

IPK, gjithashtu, ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private, duke sekuestruar disa sende.

Por, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, nuk ka pranuar të japë sqarime me arsyetimin se lënda tashmë është në Prokurori.

E, për këtë çështje, nuk ka pranuar të flasë as familja e viktimës. I shqetësuar me këtë situatë, kryetari i komunës së Drenasit ka ndërmarrë veprime të tjera, duke risuspenduar një arsimtar të gjimnazit “Skënderbeu” në Drenas, ndaj të cilit fillimisht viktima, qysh në vitin 2016, kishte hapur rast për keqpërdorim seksual, shkruan ‘koha.net’.

Ramiz Lladrovci, përmes një konference për media, dha arsyet se përse ishte detyruar ta kthente në punë këtë mësimdhënës, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa, në shkollën ku viktima vijon mësimin, vetëm është konfirmuar se një ditë më parë, hetues të policisë kanë marrë në pyetje atë lidhur me këtë rast.

Zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, me inicialet V.V., dyshohet se me vite me radhë kishte përdhunuar 16-vjeçare me inicialet A.G.

E, si pasojë e kësaj, viktima kishte mbetur shtatzënë dhe ishte detyruar ta kryente një abort në një klinikë private në Prishtinë.

E gjithë historia kishte nisur në kohën kur 16-vjeçarja kishte qenë viktimë e një mësuesi dhe kishte shkuar në polici për ta denoncuar mësimdhënësin për keqpërdorim seksual.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë me gjinekologun Fehmi Ahmeti, i cili dyshohet se ka kryer këtë abort, por kontakti me ka qenë i pamundur.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me shkeljet eventuale në këtë rast.

Oda, gjithashtu, ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.

E, lidhur me këtë dhunim dhe keqpërdorim seksual të një të miture, janë paralajmëruar protesta në Prishtinë dhe Drenas.

Të ngjajshme

Britania ndan 87 milionë paund për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kushtrim Guraj

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Qëndrim Ibrahimi

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Qëndrim Ibrahimi

Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma