Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

E njohu vëllain e saj të humbur në gjenocid nga rrobat e tij

Muslim Shop

Njëra nga të afërmit e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, Nura Begoviç, tha se vëllai i tij Adil Suljiç ka qenë ndër personat që është gjetur në varrezë masive, por atë e ka njohur nëpërmjet këpucëve, orës së dorës dhe çelësave.

33 viktima të identifikuara të gjenocidit, i cili njihet një ndër tragjeditë më të mëdha në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ku ishin masakruar 8.372 civilë boshnjakë, do të varrosen këtë vit në Memorialin e Gjenocidit të Srebrenicës në Potoçari.

Edhe pse kanë kaluar 24 vite nga gjenocidi, ende nuk mund të arrihet tek kufoma e mbi 1.000 personave, ndërsa ato që varrosen vetëm disa eshtra të tyre varrosen.

Një ndër 33 viktimat e gjenocidit që do të varroset është Adil Suljiç, i cili pavarësisht 24 viteve të kaluara vetëm është arritur deri tek eshtrat e dorës së tij. Motra e tij Nura Begoviç më 11 korrik do t’i varrosë disa eshtra të vëllait të saj, për të cilin thotë “të ketë një varr dhe të arrijë paqen e përjetshme”.

Begoviç në deklaratën për Anadolu Agency (AA), tha se vëllai i saj Adil-i pasi Srebrenica ra në duart e forcave serbe është nisur drejt rajonit që është nën kontrollin e boshnjakëve duke kaluar nga pylli.

“Edhe bashkëshorti im dhe bashkëshorti i motrës time shkuan me atë. Ishte një nga mijëra njerëzit në rrugën në pyll. Bashkëshorti im arriti të mbijetojë, por vëllai im nuk arriti”, shprehet ajo.

“Asnjëherë nuk do ta dimë se çfarë dhimbje përjetoi”

Ajo tregon se pjesë nga eshtrat e vëllait të saj Adil-it i kanë gjetur vitin e kaluar. “Mbi tokë u gjetën disa eshtra. Ishte vetëm dora e tij në të cilën arritëm prej gjithë trupit. Pranë tij u gjetën këpucë, ora e dorës dhe çelësa. E njoha atë nëpërmjet këpucëve, orës së dorës dhe çelësave”, tha Begoviç.

“Asnjëherë nuk do ta dimë se si u vra, çfarë dhimbje përjetoi”, tha ajo.

Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurtë” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të pushtonin territore nga muslimanët dhe kroatët boshnjakë për të formuar shtetin e tyre.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shpallur Srebrenicën si “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, i cili tani përballet me akuzat për gjenocid në Hagë, kaluan në zonën e OKB-së.

Trupat holandeze nuk arritën të ndërmerrin masa kur forcat serbe pushtuan zonën dhe vranë 2.000 meshkuj vetëm më 11 korrik. Rreth 15.000 persona të tjerë ikën nga Srebrenica në malet përreth, por trupat serbe vranë 6.000 prej tyre në pyje.

Gjithsej 6.610 viktima janë të varrosur në Memorialin e Gjenocidit të Srebrenicës në Potoçari, ku në ceremoninë e së mërkurës do të varrosen edhe 33 viktima të identifikuara.

Të ngjajshme

Britania ndan 87 milionë paund për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kushtrim Guraj

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Qëndrim Ibrahimi

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Qëndrim Ibrahimi

Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma