Rtv Pendimi

E RESPEKTOJMË VETEN DHE E RESPEKTOJMË TJETRIN

E respektojmë veten dhe e respektojmë tjetrin.
Kur urdhërojmë, urdhërojmë me butësi.
Kur këshillojmë, këshillojmë me dashuri.
Kur kërkojmë, kërkojmë me durim.
Kur marrim, marrim pa lakmi.
Kur flasim, flasim me thellësi.
Kur kërkojmë falje, kërkojmë falje me sinqeritet.
Kur zemërohemi, zemërohemi me heshtje.
Kur qortojmë, qortojmë me zemërgjerësi.
Kur falim, falim pa e përmendur atë.
Kur japim, japim pa llogari.
Nëse vjen koha e ikjes, ikim duke lënë pas nesh çdo gjurmë të mirë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME