Rtv Pendimi

E Xhumaja

Ditë e madhe po ofron,
 ç’do zemër muslimani/e e gëzon,
 kush namazin praktikon,
 në këtë ditë, gëzimin më të madh përjeton.
 
All-llahu këtë ditë e veqoi,
 me mirësi të mëdha e begatoi,
 të i lutemi atijë neve na kërkoi,
 që nga mëkatet të na pastroi.
 
Në këtë ditë zoti ynë shumë mëshiron,
 nga mëkatet penduesin e pastron,
 lutësin duar thatë nuk e lëshon,
 bëmirësin me shumfishim e përgëzon.
 
Ditë e madhe po ndriqon,
 ditë e fundit po fillon,
 kur në perëndim Dielli nuk përfundon,
 por, drejtë lindjes fillon e shkon.
 
Zemrat të na i pastron,
 me zotin tonë të na ofron,
 nga të ligat të na largon,
 në mirësi të na stimulon.
 
Në këtë kohë për zotin faluni,
 nga veprimet tjera ndaluni,
 para madhështisë së zotit përuluni,
 për falje, mirësi e begati atijë lutjuni.
 
Vetëm zotit, t’i përulemi i takon,
 është i vetmi që madhërimin e meriton,
 kush për hir të tijë sakrifikon,
 atë shumfish ai i’a dhuron.
 
O zot i madhërishëm, 
i plotfuqishëm, e i mëshirshëm,
 na bëjë të drejtë, e të qëndrueshëm,
 falënderues e të pa lëkundshëm.
 
Kushtuar ditës së Xhuma per hirë të vetmit zot All-llah-ut.
 Më 23.03.2012 në ora 00.35min. nga B. Morina.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH