Rtv Pendimi

Edhe ndotja e ulët e ajrit mund t’ju shkaktojë probleme serioze në zemër

Një studim i ri i botuar në revistën ‘Circulation’ shikon efektet e niveleve të ulëta të ndotjes në anatomi të zemrës.

Jeta pranë një rruge të ngarkuar mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës, sugjeron një studim i ri.

Rreziqet e ndotjes së ajrit janë reale dhe të shumta. Dy vjet më parë, një studim i botuar në ‘The Neurology Lancet’ pohoi se ndotja e ajrit ishte një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sulm në të gjithë botën, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, edhe nivelet e ulta të ndotjes duket të jenë shumë të dëmshme. “Medicakl News Today’ raportoi kohët e fundit në një studim se nivelet e ndotjes së ajrit që konsiderohen “të sigurta” nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) paraqesin rrezik të lartë të diabetit.

Tani, Steffen Petersen, një profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Mbretërinë e Bashkuar ka udhëhequr një studim të ri që sugjeron se nivelet e ulëta të ndotjes së ajrit mund të shkaktojnë ndryshime në zemër, të ngjashme me ato të sulmeve në zemër./Indeksonline/

TË NGJAJSHME