Rtv Pendimi

EDHE NJË DOKTOR I SHKENCAVE ISLAME!

Flamur Sofiu

U lind më 11.04.1974 në Kosavë të Komunës së Dragashit.
Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje.
Të mesmën në Medresenë “Alauddin” – Prishtinë (1988-1992).
Kurse Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë (1994-1997).
Magjistraturën në vitin 2007 në Universitetin “El-imam el-Evzai” – “الامام الأوزاعي ” në Liban .
Është mësimdhënës në Medresenë “Alauddin”, paralelja e ndarë fizike në Prizren, që nga viti 1998. Gjatë viteve 1998-2006 punoi në detyrën e imamit, si dhe një kohë ishte ligjërues në FSI – Prishtinë.
Më 01.04. 2017 mbrojti edhe temën e doktoraturës në shkencën e Usuli Fikhut, në Universitetin Internacional – Fakulteti i Studimeve Islame në Novi Pazar; para
komisionit: prof.dr. Ali Laga (anëtar), prof. dr. Nezar Omar (kryetar-anëtar) dhe prof.dr. Enver Giçiq (mentor).
Titulli i temës:
الاختلاف بين المعتزلة و الجمهور في بعض مسائل الأصول
“Divergjencat në mes të mutezileve dhe shumicës dërrmuese të dijetarëve në disa çështje të Usulit”.
Me shkrime dhe vepra merret që nga shkolla e mesme. Është autor i shumë shkrimeve e librave, si dhe ka përkthyer shkrime dhe libra edhe nga gjuha arabe.
Dr. Flamurit, i dëshirojmë suksese të më tejme dhe shëndet.
(Autor: Kasam Muhameti)

TË NGJAJSHME