
Edhe sivjet është hapur në Prishtinë tenda e iftareve nga Fondacioni Eyüp Sultan
Është hapur në Prishtinë edhe këtë vit tenda tradicionale nga Fondacioni Eyüp Sultan me mbështetje edhe nga kompanitë turke për shtrimin e iftareve për qytetarët e Kosovës, raporton Anadolu.
Si tradicionalisht, kjo tendë edhe kësaj radhe është vendosur në platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, e cila ndodhet pranë monumentit të njohur “NewBorn”, në qendër të Prishtinës.
Shumë qytetarë për vite me radhë frekuentojnë këtë tendë individualisht, me familje apo shoqëri, për të ngrënë iftare pa pagesë, e cila ka një kapacitet për të ushqyer rreth 2 mijë agjërues.
Kjo tendë, e cila mbikëqyret nga koordinatori i Fondacionit Eyüp Sultan, Iskender Yanova, zë vend gjatë muajve të Ramazanit për tash e mbi 17 vjet.
Organizimet e iftareve mbështeten edhe nga kompanitë turke që operojnë në Kosovë dhe Türkiye.