Efekte befasuese që sjell konsumimi i mjaltës me uthull molle

Mjalti dhe uthulla e mollës janë një nga gjërat më të shëndetshme që e ndihmojnë shumë shëndetin tuaj dhe ndoshta keni dëgjuar për to. Por kombinimi i tyre është pothuajse një çiftim ideal.

Kjo përzierje e shkëlqyer ndihmon tretjen, heq dhimbjet e muskujve, kyçeve, fytit, ndihmon në humbjen e peshës dhe shumë më shumë, shkruan Shije. Rekomandohet në mëngjes pasi eleminon dhe erërat e këqija dhe ju mbush me energji.

Gjithashtu kombinimi i mjaltit me uthullën e mollës e alkalizon trupin duke e mbajtur atë super të shëndetshëm. Thjesht duhet të përdorni përbërës organikë që të merrni përfitime të shumëfishuara.

Ja si t’a përgatisni: 1 lugë çaji mjaltë 1 lugë çaji uthull molle 1 gotë uji

Në një gotë me ujë hidhni uthullën dhe mjaltën dhe përziejini.

Përdorimi Pijeni këtë përzierje çdo mëngjes, rreth 20 minuta para ushqimit në stomak bosh. Mund t’a konsumoni gjatë gjithë ditës sipas nevojave apo preferencave tuaja. Kini parasysh se konsumimi i tepërt i uthullë së mollës mund të reduktojë nivelet e potasiumit dhe densitetin e kockave. Gjithashtu nëse e merrni për një kohë të gjatë konsultohuni me mjekun tuaj, pasi mund të ndërveprojë me ilaçet për diabetin apo sëmundjet kardiovaskulare, po ashtu dhe me diuretikët apo laksativët./face-day.com