Rtv Pendimi

Efektet e kanellës në shëndetin e njeriut

Kanella është një erzë e cila përdoret në shumë ushqime, megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë.

Kanella është një erzë e cila përdoret në shumë ushqime, megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë, jo detyrimisht në çdo vakt, por shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta bëjë atë më efektive.

Në të vërtetë, kanella nuk është asgjë tjetër përveçse një lloj vaji natyror, i cili bën një punë shumë të mirë për stomakun, në rënien në kontakt me muret e tij.

Në fakt, përveçse stimulon tretjen, është në gjendje të ndihmojë edhe procesin e eliminimit të parazitëve të brendshëm.

Studimet e “US Human Nutrition Research Center” kanë vënë re se kanella është në gjendje të luftojë bakterin e quajtur “Helicobacter pylori”, përgjegjës në stomak për ulçerën dhe gastritin.

Gjysmë luge kanellë është e mjaftueshme për të reduktuar edhe sasinë e sheqernave në gjak, për ata që vuajnë nga diabeti, por ul edhe nivelin e kolesterolit apo trigliceriteve, duke minimizuar mundësinë e prekjes nga sëmundje të zemrës apo infarkti.

Në një studim të kryer në Pakistan vitin e kaluar, disa vullnetarë të prekur nga diabeti i avancuar pranuan të marrin 2-3 gramë kanellë çdo ditë dhe pas disa javësh, niveli i sheqerit në gjak kishte rënë me 20%.

I vetmi rast kur kanella nuk është e këshillueshme, është ai tek gratë shtatzënë, pasi tek to është provuar që shkakton shpesh herë irritime dhe alergji të ndryshme.
Ja, disa përfitime që ka shëndeti juaj nga përdorimi i kanellës:

TË NGJAJSHME