Kikirikët janë një produkt, i cili ka një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.
Sipas studiuesve mjaftojnë vetëm 10 gram kikirikë në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Efekti i kikirikëve është i barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Pjesë e këtij studimi 22 vjeçar ishin 6.000 persona me diabet tip 2, i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër. Ata duhej të mbanin një dietë të veçantë dhe për katër vjet kanë plotësuar formularët për shëndetin e tyre.
Pas krahasimit të rezultateve që bënë, studiuesit arritën në përfundim se ata që hanin kikirikë ishin më të mbrojtur nga infarkti. Surprizë e vërtetë është se rreziku i kësaj sëmundjeje ishte reduktuar me 44 për qind. Kikirikët përmbajnë shumë përbërës, të tilla si, yndyra të shëndetshme, vitamina, fibra dhe antioksidues të cilët nxisin sistemin imunitar të trupit./shendeti