Arkeologët egjiptianë zbuluan një lokalitet të madh të lashtë në afërsi të qytetit Mit Rahin, rreth njëzet kilometra në jug të Kajros, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria përgjegjëse për çështjet e Antikitetit, bëri të ditur se arkeologët egjiptianë zbuluan të martën një lokalitet ku ndodhej një banjë e madhe romake dhe disa dhoma, me gjasë për kryerje të riteve fetare.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Antikë, Mostafa Waziri, tha se lokaliteti në fjalë me siguri ka qenë pjesë e një blloku të banimit në atë zonë, kryeqytet i të cilës ishte qyteti i lashtë egjiptian, Memfisi.
Memfisi ishte themeluar rreth 3.100 vjet para epokës së re, një vendbanim i mbretit Mensa, njeriu që bashkoi Egjiptin e sipërm me atë të poshtëm.
Egjipti shpreson që zbulimet e tilla, do të kontribuojnë në rritjen e turizmit, i cili pësoi nga trazirat politike të vitit 2011.