Rtv Pendimi

Ejani të themi, sa më shumë: – (La ilahe il-lAllah). – (Allahu ekber). – (El-hamdu lil-lah).

Ejani të themi, sa më shumë: – (La ilahe il-lAllah). – (Allahu ekber). – (El-hamdu lil-lah).

Të nderuar imanli!

Tani, po thuajse të gjithë e kemi në konsideratë vlerën, rëndësinë dhe madhështinë e ditëve të dhulhixhes. Muhamedi salAllahu aljhi ve selem na mësoi kështu: – “Ditët më të vlefshme të dynjasë janë dhjetë ditët (e Dhul-hixhes).” (Sahihul-xhami”, Albani e vlerëson të saktë) – “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Shënon Ahmedi)

Sa ma shumë çka!? – tehlil (La ilahe il-lAllah); – tekbir (Allahu ekber); dhe – tahmid (El-hamdu lil-lah). Ejani të veprojmë së bashku, të shqiptojmë fjalët më të dashura të Allahu, fjalitë më kuptimplota, pasuritë e xhenetit.

Mos u habitni, o imanli, është fjala për fjalët: – (La ilahe il-lAllah); – (Allahu ekber); – (El-hamdu lil-lah). Atëherë, po mundohem personalisht, t’ia bëj hyzmetin porosisë pejgamberike. Ejani, së bashku ta madhërojmë Allahun, ta njësojmë Atë, dhe, ta falënderojmë Krijuesin.

– (La ilahe il-lAllah); Aq sa është numri i krijesave të Tij. Aq sa është numri i pikave të shiut. Aq sa është numri i guralecëve dhe gurëve. Aq sa është numri i bimëve dhe fryteve. Aq sa është numri i gjetheve. Aq sa dëshiron Allahu vetë. Aq sa është i bukur Arshi i Tij. Aq sa boja e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij.

– (Allahu ekber); Aq sa është numri i krijesave të Tij. Aq sa është numri i pikave të shiut. Aq sa është numri i guralecëve dhe gurëve. Aq sa është numri i bimëve dhe fryteve. Aq sa është numri i gjetheve. Aq sa dëshiron Allahu vetë. Aq sa është i bukur Arshi i Tij. Aq sa boja e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij

– (El-hamdu lil-lah). Aq sa është numri i krijesave të Tij. Aq sa është numri i pikave të shiut. Aq sa është numri i guralecëve dhe gurëve. Aq sa është numri i bimëve dhe fryteve. Aq sa është numri i gjetheve. Aq sa dëshiron Allahu vetë. Aq sa është i bukur Arshi i Tij. Aq sa boja e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij

Përgatiti: Ulvi F.

(Allahu ju nderoftë të gjithëve, më përfshini edhe mua, në duatë tuaja)

 

 

 

TË NGJAJSHME