Dr. Muhamed Salih el-Munexhid
Nga arabishtja: Irfan Jahiu
Pjesë e librit “UDHËZIME DHE DISPOZITA PËR NDODHITË E NDRYSHME GJATË VITIT”
Fjalët “el-kusuf” dhe “el-husuf” janë sinonime, fjalë me kuptim të njëjtë, që aludojnë në errësim dhe eklips.
Në Kuran është përmendur fjala “el-husuf” ku Allahu thotë: “Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna.” (El-Kijame: 7-8)
Disa thonë që më gramatikore dhe më e drejtë është të përdoret termi “el-kusuf” për zënien e Diellit, ndërsa “el-husuf” për zënien e Hënës. Me këtë mendim më së tepërmi dallohen fukahatë (juristët islamë).
Të tjerët thanë që “el-kusuf” përdoret kur dielli ose hëna e humbin shkëlqimin dhe dritën pjesërisht, ndërsa “el-husuf” përdoret kur Dielli ose Hëna e humbin shkëlqimin dhe dritën plotësisht.[1]
Allahu në disa ajete thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët…” (Ali Imran: 190)
“Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë?” (Edh-Dharijat: 20-21)
“A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t’u jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?!” (El-Earaf: 185)
“Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.” (Fatir: 44.)
Allahu në Ditën e Kiametit do t’i bashkojë Diellin me Hënën, do të zihen, errësohen dhe do ta humbin shkëlqimin. Hëna do të zihet e do ta humbë dritën e saj, dielli do të mblidhet e do ta humbë shkëlqimin e tij, e më pas do të hidhen në zjarr, ashtu siç Allahu thotë: “Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;…” (Et-Tekuir: 1)
“…e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.” (Ibrahim: 33)
Në eklipsin e Diellit dhe në eklipsin e Hënës ka paralajmërim dhe kujtim se kjo dhunti ka mundësi të humbet. Eklipsi ua kujton krijesave varfërinë e tyre të madhe për Allahun dhe panevojshmërinë e plotë të Allahut për krijesat, ngase Ai është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim, por edhe në të gjitha nevojat, gjendjet dhe gjërat e patjetërsueshme, krijesat të gjitha Atë e synojnë. Kjo e detyron frikërespektin e robërve për Zotin e tyre dhe frikën nga zbritja e ndëshkimit të Tij si dhe kthimin e robërve kah Allahu me nënshtrim, pendim dhe kërkimfalje.
Katade, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu i frikëson njerëzit me çfarëdo nga shenjat e Tij, kështu që ata të qortohen, apo të rikujtohen, apo t’i kthehen me pendim Allahut.”[2]
Allahu thotë. “Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t’ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit. Shih si ua shpjegojmë shpalljet, që ata të mund të kuptojnë!” (El-Enam: 65)
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të, thotë. “Dielli dhe Hëna nuk zihen për shkak të vdekjes ose të lindjes së ndokujt, por ato janë shenja të Allahut që me to i frikëson robërit e Tij.”[3]
Atëherë Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha. “Dielli dhe Hëna janë dy shenja nga shenjat e Allahut, ata nuk zihen për shkak të vdekjes ose të lindjes së ndokujt, e nëse e shihni zënien e tyre, lutjuni Allahut dhe falni namaz derisa sërish të qartësohen.”[4]
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i mësoi që kjo bindje është e kotë dhe që dielli dhe hëna janë krijesa që i nënshtrohen Allahut, ato nuk kanë pushtet te krijesat e tjera e as fuqi që ta mbrojnë veten, por ata zihen me fuqinë e Allahut dhe me urdhrin e Tij, sepse janë shenja nga shenjat e Allahut.[5]
Ndërsa eklipsi i Hënës ndodh kur toka vjen midis Diellit dhe Hënës, ndërhyn mes tyre, me ç’rast Hëna e humb dritën e saj, plotësisht ose pjesërisht, sepse burimi i dritës së saj është Dielli, e me ndërhyrjen e Tokës mes tyre drita nuk depërton deri tek ajo, pjesërisht ose tërësisht.
Këto shkaqe nuk e mohojnë faktin se eklipsi i Diellit dhe eklipsi i Hënës janë shenja të Allahut për t’i frikësuar me to njerëzit.
Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Tërmetet janë shenjë që me të Allahu i frikëson robërit e Tij, ashtu siç i frikëson me eklips dhe me shenja të tjera. Ndodhitë kanë shkaqe dhe urtësi, dhe vetë fakti se tërmetet janë shenja që me të Allahu i frikëson njerëzit, është një nga urtësitë e ndodhjes së tërmeteve.”[6]
Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Fakti që eklipsi është shenjë që mund të dihet me llogari dhe prognozë, kjo nuk mund ta mohojë realitetin se ato janë edhe frikësim dhe paralajmërim për njerëzit. Allahu shenjat i krijon si të dojë dhe shkaqet e saj i rregullon si të dojë. Dielli që lind dhe perëndon në kohë të caktuar, po ashtu hëna dhe yjet, të gjitha këto janë shenja nga shenjat e Allahut të Madhëruar. Fakti që Allahu shenjave u krijoi shkaqe dhe nëpërmjet tyre e njohin zënien e Hënës, siç e përmendin dijetarët e astronomisë, nuk e mohon realitetin se ato janë frikësim dhe paralajmërim nga Allahu për njerëzit. Shenjat e dukshme, si: Dielli, Hëna, yjet, të nxehtët dhe të ftohtët, të gjitha janë që frikësojnë dhe paralajmërojnë nga të bërit mëkat Allahut duke i mohuar këto begati. Prandaj, duhet të jenë të kujdesshëm, t’ia kenë frikën Allahut dhe t’i përulen Atij derisa të përqendrohen në atë që Allahu e urdhëroi dhe ta braktisin atë që Allahu ua ndaloi.”[7]
Eklipsi i Diellit nuk ndodh vetëm se në fund të muajit hixhri (ditën e 28-të ose të 29-të, kur muaji është i mangët, ose ditën e 29-të ose të 30-të, kur muaji është i plotë).
Eklipsi i Hënës nuk ndodh vetëm se në netët kur del hëna e plotë, në netët e bardha (natën e 13-të, 14-të ose 15-të).
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të, thotë: “… Prandaj, nëse shihni diçka nga to, strehohuni në të përmendurit e Allahut, lutuni dhe kërkoni falje prej Tij.”[10]
Në një hadith tjetër: “Nëse e vëreni eklipsin e Diellit, lutjuni Allahut dhe bëni tekbir, faluni dhe jepni lëmoshë.”[11]
Për këto veprime erdhën hadithe të sakta:
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, për zënien e Diellit dhe të Hënës thoshte: “Këto janë dy shenja nga shenjat e Allahut që i dërgon për njerëzit, nuk ndodhin shkaku i vdekjes apo i lindjes së ndokujt, por Allahu me to i frikëson robërit e Tij. Prandaj, nëse shihni diçka nga to, strehohuni në namaz.”[12]
Në një hadith tjetër: “Nëse e vëreni eklipsin e Diellit, lutjuni Allahut dhe bëni tekbir, faluni dhe jepni lëmoshë.”[13]
Në një hadith tjetër: “Më pas i urdhëroi që të kërkonin mbrojtje nga ndëshkimi në varr.”[14] Bazuar në këtë hadith imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, e përpiloi kapitullin: “Kapitulli i kërkimit të mbrojtjes nga ndëshkimi në varr gjatë eklipsit të Diellit.”[15]
Në një hadith tjetër: “Dielli dhe Hëna nuk zihen shkaku i vdekjes së ndokujt prandaj, nëse shihni diçka të tillë, faluni dhe lutjuni Allahut derisa t’jua largojë atë që ju ka goditur.”[16]
Në një hadith tjetër: “Këto shenja që Allahu i dërgon për njerëzit, nuk ndodhin shkaku i vdekjes apo i lindjes së ndokujt, por Allahu me to i frikëson robërit e Tij. Prandaj, nëse shihni diçka nga to, strehohuni në të përmendurit e Allahut, lutuni dhe kërkoni falje prej Tij.”[17]
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto janë argument se gjatë zënies së Diellit dhe të ngjashmeve me të, pëlqehet istigfari (kërkimfalja), i cili është shkak që e largon belanë (fatkeqësinë).”[18]
Esma, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “Më urdhëroi Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, që gjatë zënies së Diellit të liroj skllevër.”[19]
Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, e përmendi që njerëzit deri para disa viteve kur zihej Dielli frikoheshin aq shumë, saqë vraponin për në xhamia të frikësuar e të trembur.[20]
Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kur e mundonte ndonjë çështje, falte namaz.[21]
Disa dijetarë thanë që namazi i eklipsit është obligim.[22] Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky mendim se është obligim, është tepër i fortë.”[23]
Disa të tjerë thanë që është detyrim kolektiv.[24] Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, tha: “Kjo është më e vogla që mund të thuhet për të. Ai vetë e ka mendimin që është obligim të falet, qoftë individualisht ose kolektivisht.”[25]
Hadithe të sakta kanë ardhur paralelisht për të dyja eklipset. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Dielli dhe Hëna nuk zihen shkaku i vdekjes së ndokujt, prandaj, nëse shihni diçka nga to, faluni.”[27] Kjo nënkupton që urdhëresa për faljen e namazit është një, si për eklipsin e Diellit ashtu edhe për eklipsin e Hënës.
Pra, imami në rekatin e parë e lexon El-Fatiha dhe një sure të gjatë, më pas shkon në ruku ku qëndron gjatë, pastaj ngrihet nga rukuja në këmbë ku qëndron gjatë. Prapë e lexon El-Fatiha dhe një sure më të shkurtër se të parën, më pas shkon në ruku ku qëndron më shkurt se herën e parë, pastaj ngrihet nga rukuja dhe bie në sexhde. I bën dy sexhde ku qëndron në to gjatë, sexhden e parë e bën më të gjatë se të dytën, si dhe e zgjat qëndrimin në mes dy sexhdeve.
Pastaj ngrihet për në rekatin e dytë ku vepron njëjtë si në rekatin e parë, por e fal më shkurt qoftë në lexim, qëndrim në këmbë, në ruku dhe në sexhde.
Në fund ulet në teshehud, e thotë etehijatin, salavatet, lutjet dhe jep selam.
Në hadithin që e përcjell Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thuhet: “Nuk e kam parë ndonjëherë Profetin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ta zgjatë qëndrimin në këmbë, në ruku dhe në sexhde sikurse në namazin e eklipsit.”[34]
Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell dhe thotë: “Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, u priu njerëzve në faljen e namazit të eklipsit. Qëndrimin në këmbë e zgjati, më pas shkoi në ruku duke qëndruar gjatë në të, dikur u ngrit nga rukuja për të qëndruar në këmbë, por nuk e zgjati këtë qëndrim sikurse herën e parë. Më pas shkoi prapë në ruku duke e zgjatur atë, por jo si herën e parë dhe pasi u ngrit nga rukuja, ra në sexhde ku e zgjati atë. Në rekatin e dytë e veproi të njëjtën si në rekatin e parë.”[35]
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të, thotë. “Dielli dhe Hëna janë dy shenja nga shenjat e Allahut, ato nuk zihen për shkak të vdekjes apo të lindjes së ndokujt, nëse e shihni zënien e tyre lutjuni Allahut dhe falni namaz derisa sërish të qartësohen”[39] Me një transmetim: “…derisa sërish të paraqiten.”[40]
Në një hadith tjetër: “…nëse e shihni zënien e tyre, falni namaz dhe lutjuni Allahut, derisa ta largojë atë që ju ka goditur.”[41]
Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, në hadith e qartësoi se namazi përfundon me largimin e eklipsit dhe me paraqitjen e sërishme të dritës dhe shkëlqimit të Diellit ose të Hënës. Namazi pëlqehet të falet që t’i afrohemi Allahut dhe me këtë ta kthejë shkëlqimin e Diellit ose Hënës, e kur të arrihet kjo, me të përfundon edhe synimi i faljes së namazit.[42]
Kur Dielli mbulohet me re dhe dyshohet në fillimin e eklipsit të tij, këtu namazi nuk falet, sepse në këtë rast esenca është që nuk ka eklips dhe në këtë janë unikë të gjithë dijetarët.[45]
Disa dijetarë të tjerë thanë: “Kush e arrin njërën ruku nga të dyja rukutë e një rekati (çdo rekat në namazin e eklipsit i ka nga dy ruku) e ka arritur rekatin e plotë, sepse të dy rukutë e një rekati janë sikurse një ruku.[49]
Është vërtetuar në hadith të saktë që Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, në ditën e zënies së Diellit, pasi e fali namazin e eklipsit iu drejtua njerëzve dhe e mbajti hutben e eklipsit, në të e falënderoi Allahun dhe e lavdëroi, dhe tha: “Dielli dhe Hëna janë dy shenja nga shenjat e Allahut, ato nuk zihen për shkak të vdekjes apo të lindjes së ndokujt, nëse e vëreni eklipsin, lutjuni Allahut dhe bëni tekbir, faluni dhe jepni lëmoshë.” Pastaj tha: “O ju umeti i Muhamedit! Pasha Allahun, nuk është më xheloz askush nga ju se Allahu, kur robi i Tij ose robëresha e Tij kryejnë imoralitet! O ju umeti i Muhamedit! Pasha Allahun, po ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit më pak dhe do të qanit më shumë! A e kam përmbushur detyrën dhe e kam përcjellë mesazhin!”[56]
Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Nuk është përhapur kamata dhe imoraliteti me një vend vetëm se Allahu e jep lejen e Tij për ta shkatërruar atë vend.”[58]
Kjo që u cek më lart nuk bie ndesh dhe nuk e mohon faktin që eklipsi i Diellit, i Hënës apo tërmetet janë shenja nga shenjat e Allahut që me to i frikëson robërit e Tij, që ata t’i kthehen Zotit të tyre dhe të përqendrohen në adhurimin e Tij.[59]
Allahu thotë: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Er-Rum: 41)
Po ashtu thotë: “Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.” (El-Enam: 43)
Dhe thotë: “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (El-Enfal: 33)
E lusim Allahun që të na japë mbarësi për atë që Ai e do dhe Atë e kënaq dhe kërkojmë mbrojtje tek Ai nga sprovat, të dukshme dhe të padukshme.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
[1] Shih: El-Mexhmua, En-Nevevij (5/43), Lisanul Arab, Ibën Mendhur, (9/67/298), El-Misbah El-Munir, El-Fejumij (1/169, 2/533).
[2] Tefsir Et-Taberij (14/638).
[3] Buhariu (1044), Muslimi (901).
[4] Buhariu (1060), Muslimi (901).
[5] Shih: Fet’hul Barij (2/527).
[6] Mexhmual Fetava (24/264).
[7] Fetava ue Risail Ibën Baz (30/290).
[8] Shih: Mexhmua El-Fetava (23/255), Esh-Sherh El-Mumtia’, Ibën Uthejmin (5/174).
[9] Miftah Darus Seade, Ibën El-Kajimi (2/1411), Fetava Ibën Uthejmin (16/320), dhe Fetava Nur ala Derb.
[10] Buhariu (1059), Muslimi (912).
[11] Buhariu (1044), Muslimi (901).
[12] Buhariu (1047), Muslimi (901).
[13] Buhariu (1044), Muslimi (901).
[14] Buhariu (1050).
[15] Thuhet me këtë rast se errësira e eklipsit të Diellit kur e përfshin diellin tërësisht i shëmbëllen errësirës së varrit, prandaj ka frikë nga kjo dhe nga ajo, kështu që nëpërmjet eklipsit arrihet deri te këshillimi për t’u kapur për veprat që e shpëtojnë njeriun nga vështirësitë e ahiretit. Shih: Fet’hul Barij, Ibën Haxher (2/538), Irshad Es-Sarij, El-Kastalanij (2/275).
[16] Buhariu (1040), Muslimi (911).
[17] Buhariu (1059), Muslimi (912).
[18] Fet’hul Barij (2/546).
[19] Buhariu (1054).
[20] Shih: Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/178).
[21] Ebu Davudi (1319), Albani e vlerësoi si të mirë hadithin.
[22] Shih: Bedaiu’ Es-Sanaia’, El-Kasanij El-Hanefij (1/280).
[23] Kitabu Es-Salah (fq.34).
[24] Shih: El-Insaf fi marifeti er-raxhih minel hilaf, El-Merdavij El-Hanbelij (2/443).
[25] Shih: Esh-Sherh El-Mumtia’ (4/7).
[26] Shih: El-Mugni, Ibën Kudame (3/321), El-Mexhmua, En-Nevevij (5/44).
[27] Buhariu (1040), Muslimi (911).
[28] Shih: Mexhmual Fetava (18/17), Zadul Mead, Ibën El-Kajim (1/439), Tevdihul Ehkam min Bulugil Meram, El-Besam (3/60).
[29] Shih: Mexhmual Fetava (24/258), Fetava Ibën Baz (13/30), Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/170, 223).
[30] Buhariu (1059), Muslimi (912).
[31] Fetava Ibën Baz (13/31).
[32] Buhariu (1051), Muslimi (910).
[33] Shih: Mexhmual Fetava (24/260), Fetava Ibën Uthejmin (16/322), El-Insaf, El-Merdavij El-Hanbelij (2/442).
[34] Buhariu (1059), Muslimi (912).
[35] Buhariu (1044), Muslimi (901).
[36] Shih: El-Mugni (3/322), Mexhmual Fetava (5/47).
[37] Shih: El-Mugni (3/322), Mexhmual Fetava (5/47),
[38] Shih: Sherh En-Nevevij ala Muslim (6/198), Mexhmual Fetava (24/259), Zadul Mead. Ibën El-Kajim (1/436). Irva El-Galil, shejh Albani (3/132).
[39] Shih: El-Mexhmua’, En-Nevevij (5/63), El-Insaf, El-Merdavij (2/448), Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/197).
[40] Buhariu (1060), Muslimi (915).
[41] Buhariu (1040), Muslimi (911).
[42] El-Mugni. Ibën Kudame (3/330).
[43] El-Mugni. Ibën Kudame (3/330), Fet’hul Barij (2/528), ), Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/190).
[44] El-Mugni. Ibën Kudame (3/330), El-Mexhmua’ (5/54), El-Insaf (2/445).
[45] El-Mugni. Ibën Kudame (3/330), El-Mexhmua’ (5/54).
[46] Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/189).
[47] El-Mugni. Ibën Kudame (3/330), El-Insaf (2/446).
[48] El-Mugni. Ibën Kudame (3/331), El-Mexhmua’ (5/54), Mexhmual Fetava (24/260), Fetava Ibën Baz (13/43).
[49] El-Mugni. Ibën Kudame (3/332), El-Mexhmua’ (5/61), Edh-Dhehira, El-Karafij (2/430), El-Insaf, El-Merdavij (2/448), Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/197).
[50] El-Mexhmua’ (5/61).
[51] Fetava Ibën Baz (13/42).
[52] El-Mugni (3/331), Fetava Ibën Uthejmin (16/308).
[53] Esh-Sherh El-Mumtia’ (5/190).
[54] El-Mugni (3/331).
[55] Hutbeja nuk mbahet sikurse e xhumasë, dy pjesë me një ulje, por mbahet sikurse e Bajramit pa ulje (sh.p.)
[56] Buhariu (1044), Muslimi (901) dhe shtojca “A e kam përmbushur detyrën dhe e kam përcjellë mesazhin!” është e Muslimit.
[57] Buhariu (81), Muslimi (2671), transmetimi i dytë është i Muslimit.
[58] Shih: Ed-Dau ue Ed-Deva, Ibën El-Kajim (fq.379).
[59] Shih: Fetava El-Lexhnetu Daime (1/634, 635, 8/323), El-Kaul Mufid, Ibën Uthejmin (1/531).
[60] Mexhmual Fetava (35/170).
Dr. Muhamed Salih el-Munexhid
Nga arabishtja: Irfan Jahiu
Pjesë e librit “UDHËZIME DHE DISPOZITA PËR NDODHITË E NDRYSHME GJATË VITIT”