Ëmbëlsira me çokollatë e Jamie Oliver

Përbërësit:

– 250 g çokollatë të zezë (70% kakao),
– 125 ml ajkë të ëmbël,
– 25 g gjalpë,
– pak kripë deti,
– 1 grusht i madh lajthi,
– 50 g pluhur kakaoje.

Përgatitja:

Në një enë të vogël thyeni çokollatën në copa sa më të vogla dhe shtoni pak kripë deti.

Ndërkohë, në një enë tjetër, në zjarr të vogël shkrijeni gjalpin, shtoni ajkën e ëmbël dhe kur të nxehet mirë, para se të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe qiteni sipër çokollatës së imtësuar.

Lëreni ashtu disa minuta derisa çokollata të shkrihet vetë, përzieni, sërish lëreni edhe disa minuta, dhe pastaj përzieni çokollatën që në tërësi të bashkohet me ajkën.

Enën lëreni të ftohet së paku 2 orë në frigorifer, më së miri është ta lini në frigorifer gjatë natës.

Para se të filloni fazën e punimit me dorë të topthave, kur tretja të dendësohet mirë, përgatitni enë të cekëta të vogla për kakaon dhe lajthitë e fërguara.

Ndërkohë rifërgoni pak lajthitë e grira imët. Lëreni në një enë të vogël, ndërsa në tjetrën kakaon.

Formoni me dorë format e dëshiruara (nuk keni nevojë të përpiqeni t’i bëni të përsosura), pastaj rrotulloni në kakao dhe në lajthi.

Ju bëftë mirë.