Rtv Pendimi
Opinone Të ndryshme

Emocioni dhe realiteti.

Është i habitshëm fakti që dje më shumë por edhe sot faqet e facebook-ut të mbushura plot me komente për Khabibin e duke bërë debate e replika pa sens vetëm sepse çdo kush kupton atë që do të kuptojë dhe jo gjëndjen e vërtetë ku ndodhemi.

O vëllezër! Në islam është e ndaluar t’i lëshosh kafshët të kacafyten e gjakosen me njëra tjerën. Çfare do thuhet për njerëzit? Goditjet në fytyrë, kacafytja, gjakosja në formë shtazarake mes njerëzve, për famë, pasuri etj… është akoma më e shëmtuar se kafshët aq më keq nga muslimanët.

Dikush futet vetë në gjëra të ndaluara, pastaj çështja del se i është sharë feja dhe familja? Instiktivisht njeriu e mbron familjen dhe fenë, kjo është temë e mbaruar që nuk ka diskutim dhe besoj se secili prej nesh në momente të caktuara reagon instiktivisht për të mbrojtur fenë dhe familjen, por çështja është tjetër gjë. A mos vallë dikush ia shau familjen dhe fenë duke qenë Khabibi në shtëpi të vet e pastaj ai mori guximin të dalë të marrë hak publikisht?? Të jeni të sigurtë që mos t’i futej atij sporti të ndaluar kundërshtari i tij ndoshta nuk do e njihte kush është Khabibi e jo më ta shante.

Nëse vetë futesh në botën e xhahilave, skenat shtazarake dhe ndalesat fetare, çfarë do presësh tjetër nga xhahilat? Akoma nuk duan ta pranojnë shumë muslimanë që ne bëhemi shpesh herë vetë shkak për harame të ndryshme? Ti futemi vetë botës së haramit dhe pastaj të mbrojmë pasojat dhe të papriturat në emër të fesë që vetë na ndaloi nga harami nuk është mençuri as urtësi islame. Akoma më keq kur muslimanët e kthejnë të gjithë këtë rremujë në emocion tifozërie në emër të fesë, atëherë kjo nuk lidhet më me parimet islame as me dijen por me emocionin dhe tifozërinë dhe është pikërisht ky emocion që na bën të promovojmë vepra xhahilash dhe ndalesa të sheriatit padashje e të harrojmë se çfarë kërkon feja vërtet nga ne.

Allahu në bëftë të japim mund për këtë fe aty ku duhet dhe ashtu siç duhet.

Hoxhë Mustafa Terniqi

Të ngjajshme

O ALLAHU YNË!

Kushtrim Guraj

Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre!

Kushtrim Guraj

Sot bëhen 21 vjet nga masakra e tmerrshme e Reçakut kur më 15 janar të vitit 1999 forcat kriminele serbe vranë 45 civilë shqiptarë

Kushtrim Guraj

A E KEMI SHIJUAR ËMBËLSINË E BESIMIT?

Kushtrim Guraj

Australia, Zjarri dhe hadithi i Profetit Muhamed para 1441 vitesh

Kushtrim Guraj

Lutja e Plakës – ja vlenë të lexohet !

Kushtrim Guraj

Shijoje këtë begati!

Kushtrim Guraj

PAMJE NGA XHAMIA E SULLTAN MURATIT

Kushtrim Guraj

Djali i hoxhë Fadil Musliu, Aid Musliu diplomoi në fakultetin e sheriatit në Medine

Kushtrim Guraj