Afra– Kanë cienë 2 sahabije me këtë emër, Afra bint es-Seken dhe Afra bint Ubejd, kjo e fundit edhe njihet si “Nëna e shtatë luftëtarëve”. Emri Afra do të thotë “bardhoke”.

Aishe/Ajshe– Kanë qenë 8 sahabije me këtë emër, sigurisht më e njohura nga to Aishe bint Ebu Bekr, e quajtur me dashuri nëna e besimtarëve, ishte një nga gratë e të Dërguarit a.s.. Ajo luajti një rol vendimtar në historinë islame, duke përhapur mesazhin e Muhamedit a.s. për 44 vjet pas vdekjes së tij. Ky emër i bukur do të thotë “e gjallë”, “ajo që ka një jetë të mirë”, “e begatë”.

Alije – Alije bint Velid. Emri Alije do të tho-të “me status të lartë”, “e zgjuar”.

Amina- Kanë qenë 14 sahabije me këtë emër ndër to Amina bint Sa’d. Emri Amina do të thotë “besnike”, “e sigurtë”.

Amra– Kanë qenë 20 sahabije me këtë emër, ndër to Amra bint Ebi Ejub. Emri Amra, do të thotë “mbulesë e kokës”.

Asije–  Asije bint el-Ferexh el-Xhurhunnje. Asije ka qenë emri edhe i gruas së faraonit, për të cilën i Dërguari a.s. kur ka thënë “Gratë më të mira të xhenetit janë…” ndër katër gratë që i përmendi është edhe Asija, gruaja e faraonit. Emri Asije do të thotë e “ajo që u ndihmon të dobëtëve dhe i shëron ata”.

Atika– Kanë qenë 7 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Atika bint Zejd, e cila ka qenë edhe poete. Ajo ka qenë e njohur si gruaja e shehidëve, sepse ka qenë e martuar me Omerin, pastaj me Zubejr ibn Avamin, pastaj me Husejnin, të tre të rënë dëshmorë. Emri Atika do të thotë “bujare”, “fisnike”.

Azah– Kanë qenë 4 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Azah bint Ebi Sufian, motra e Umu Habibes, gruas së të Dërguarit a.s.. Emri Azah ka kuptimin “gazelë”.

Azba- Azba bint Sa’d. Emri Azba do të tho-të asimpatike”, “e këndshme”, “e ëmbël”.

Badije-  Badije bint Gajlan eth-Thekafi. Emri Badije ka kuptimin “ajo që fillon diçka”, “e dukshme”, “e shquar”

Begume– Begum bint el-Muadal. Emri Begume do të thotë “që ka zë të butë”.

Behije- Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Behije bint Abdullah el-Bekrije dhe Behije bint Busr. Emri Behije do të thotë “e këndshme për syrin”, “e pashme”, “e bukur”, “tërheqëse”. Bejda/Bejza– Bejda Umu Suhejl. Emri Bejda (Bejza) do të thotë “e bardhë”, “rrezatuese”

Bekira– Bekira el-Eslemij, ajo ishte gruaja e Ka’ka ibn Amr et-Ternimi, për të cilin Ebu Bekri pat thënë “Nuk mund të mundet një ushtri në të cilën është Ka’ka ibn Amr et-Temimi”. Emri Bekira do të thotë “veshje e bukur”.

Bereka– Kanë qenë 3 sahabije me këtë emër: Bereka bint Thalebe, Bereka el-Hab-eshije dhe Bereka bint Jesar. Emri Bereka do të thotë: “bekkm”, “uratë”.

Berie– Berie bint Ebi Harith r.a.. Emri Berie do të thotë “me bukuri të jashtëzakonshme ose inteligjencë”.

Berira- Berira Meula Aishe, robëresha e liruar nga Aishe r.a.. Një nga sahabijet e njohura, sidomos për historinë e dhimbshme të dashurisë së Mugires për të. Ka thënë i Dërguari a.s. “Sa e çuditshme është puna e tyre, sa është e madhe dashuria e Mugires ndaj Berires dhe sa është e madhe urrejtja e Berires ndaj Mugires”. Emri Berira do të thotë “e devotshme”.

Budejla– Budejla bint Muslim. Emri Budejla do të thotë “shpërblim”, “shpagesë”.

Buhejna– Buhejna bint Harith. Emri Buhejna do të thotë “fshikulluese”.

Busra– Busra bint Safvan, tek e cila ka punuar Ebu Hurejre, dhe më vonë edhe është martuar me të. Emri Busra do të thotë “hurma të papjekura”.

Emah– Emah bint Halid ibn Seid, gruaja e Zubejr ibn Avamit. Emri Emah, do të thotë “robëreshë”.

Emame– Kanë qenë 8 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Emame bint Haniza ibn Abdulmutalib. Emri Emame do të thotë “në rend të parë”.

Erva– Kanë qenë 5 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Erva bint Abdulmutalib, e cila ishte hallë e Muhamedit a.s. dhe kishte dalë hapur në mbrojtje të Muhamedit a.s. nga vëllai i saj Ebu Lehebi. Emri Erva, do të thotë “e shkathët”, “e bukur”.

Esma- Kanë qenë 15 sahabije me këtë sigurisht më e njohura Esma Ebu Bekr, kjo ishte vajza e Ebu Bekrit dhe motra e Aishës. Ajo ishte personi i 15-të që pranoi Islamin. Emri Esma, do të thotë “e bukur”, “e lartësuar”.

Ethila- Kanë qenë 3 sahabije me këtë emër ndër to edhe Ethila bint Rashid. Emri Ethila do të thotë “që vjen nga një familje e ndershme”. Fadile– Fadile el-Ensarije, e cila ka transmetuar hadithe nga i Dërguari a.s.. Emri Fadile do të thotë “fisnike, e nderuar”, “e shkëlqyeshme, superiore”.

Fahita- Kanë qenë 4 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Fahita bint Ebi Talib. Fahita do të thotë “ajo që ecë me krenari”.

Faria– Kanë qenë 7 sahabije me këtë emër, ndër to Faria bint Malik ibn Sinan. Faria do të thotë “rrugë e lartë”.

Fatime– Kanë qenë 20 sahabije me këtë emër, sigurisht më e njohura, jo vetëm për to por edhe ndër gratë e botës, Fatime bint Muhamad, e bija e të Dërguarit a.s.. Në hadithin “Gratë më të mira të xhenetit janë…” i Dërguari a.s. ndër katër gratë që i përmendi është edhe Fatimeja r.a.. Emri Fatime do të thotë “fëmija që u hoq nga gjiri i nënës”.

Fukejha- Kanë qenë 4 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Fukejha bint el-Sukan. Fukejha do të thotë “e hareshme”, “gazmore”, “e lumtur”. Furejha– Kanë qenë 10 sahabije me këtë emër, sigurisht më e njohura ishte Furejha bint Malik ibn Sinan, e cila ka qenë e njohur për kujtesën e saj. Shumë herë sahabët drejtoheshin tek ajo për referencë sidomos në çështjen e idetit. Emri Furejha do të thotë “e lartë”, “madhështore”.

Gufejra- Kanë qenë dy sahabije me këtë Gufejra bint Rebah, motra e Bilal Rebahut dhe Gufejra Meula Aishe robëresha e Aishes r.a.. Emri Gufejra do të thotë “falëse”, “zemërbutë”.

Gumejsa- Gumejsa el-Ensarije. Emri Gumejsa do të thotë “ylli më i shndritshëm”.

 

Hafsa – Nëna e besimtarëve Hafsa bint Om-er ibn Hatab, ishte një nga gratë e te Dërguarit a.s.. Ishte femra e parë qe e memorizoi Kuranin. Ka transmetuar mbi 60 hadithe nga i Dërguari a.s. dhe ka dhënë kontribut të veçantë në ruajtjen e shkrimeve të para të Kura-nit. Emri Hafsa do të thotë luaneshë e re”.

Hatixhe – Nëna e besimtarëve Huvejlid, gruaja e parë e të Dërguarit a.s.. Hatixheja ishte personi i pare që i besoi Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe gjithçkaje që ai solli. Allahu i Lartësuar e qetësoi të Dërguarin Tij me të, ngase ai a.s. kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë gjë të papëlqyer nga ajo, sa herë që i ka folur. Njëherë Dërguari a.s. i tha asaj: “Hatixhe, këtu është Xhibrili. Ai më urdhëroi të të jap selam dhe të të përgëzoj me një shtëpi  margaritarësh në Xhenet, ku nuk do të ketë vuajtje e as mundime.” Emri Hatixhe do të thotë “e lindur para kohe”.

Havla – Kanë qenë 17 sahabije me këtë emër, më e njohura nga to Havla bint Tha’lebe, e cila është përmend-ur në Kuran me rastin e Dhiharit. Emri Havla do të thotë “gazelë”.

Hind – Kanë qenë 17 sahabije që e kanë pas këtë emër, prej tyre më e njohura nëna e besimtarëve Hind bint Hudhejfe ibn el-Mugire e njohur si Umu Seleme, gruaja e të Dërguarit a.s. dhe muhaxhirja e parë. Po ashtu nga sahabijet e njohura ishte Hind bint Amr, burri i saj Amr ibn Xhamuh, djali i saj Handi dhe vëllau i saj Abdullah ibn Amr ishin nga dëshmorët e Uhudit. Emri Hind do të thotë “tufë e madhe e deveve”.

Hulejda – Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Hulejda bint Hubab dhe Hulejda bi-nt Ka’neb. Emri Hulejda do të thotë “e pavdekshme”.

Humejme – Dy sahabije e kishin këtë emër, Hu mejme bint Saif dhe Humejme ibn Humam el-Xhamuh. Emri Humejme do të thotë “mike e mirë, besnike”. Hurejra Hurejra bint Zem’ah. Emri Hurejra do të thotë “mace e vogël, kotele”

Huzejla  – Kanë qenë 5 sahabije që e kanë pasur këtë emër, ndër to edhe Mes’ud Huzejla . Emri Huzejla do të thotë”e hollë”, brishtë”.

Kaila – Kanë qenë 3 sahabije me këtë emër ndër to edhe Kaila bint Malem . Emri Kaila do të thotë “titull i lartë”.

Kebira-  Kebira bint Sufjan. Emri Kebira do të thotë “madhështore”.

Keriba – Kanë qenë 3 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Keriba bint Zejd. Emri Keriba do të thotë “e afërt”.

Kerima- Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Kerima bint Kulthum dhe Kerima bi-nt Ebi Hadred. Emri Kerima do të thotë “e çmuar”.

Lamise – Lamise bint Amr. Emri Lamise do të thotë “diellza”

Lejla  – Kanë qenë 17 sahabije me këtë emër, ndër to më e njohura Lejla bint Abdullah. Në kohën e Omerit r.a. ka qenë inspektore e tregut të Medinës. Emri Lejla do të thotë “Natë”.

Ubabe- Kanë qenë 3 sahabije me këtë emër, ndër to Lubabe bint Harith, femra e dytë që e ka pranuar Islamin dhe nëna e Ibn Abasit r.a.. Emri Lubabe do të thotë “e pastër”, “e dëlirë”.

Luheja – Luheja Umu Abdurrahman, ajo ishte gruaja e Omerit r.a.. Emri Luheja do të thotë “dhuratë e madhe”.

Mejmuna – Kanë qenë 8 sahabije me këtë emër, sigurisht më e njohura ndër to nëna e besimtarëve Mejmuna bint Harith, gruaja e të Dërguarit a.s.. Emri Mejmuna do të thotë “e bekuar”.

Merjem – Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Merjem bint Ijas dhe Merjem galije. Merjem ka qenë emri edhe i nënës së Isaut a.s., për të cilën i Dërguari a.s. ka thënë “Gratë më të mira të xhenetit janë…” ndër katër gratë që i përmendi është edhe Merjem, nëna e Isaut a.s.. Me këtë emër quhet edhe një sure e Kuranit. Emri Merjem do të thotë “pikë e detit”.

Raita – Kan ë qenë 4 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Raita bint Hajan. Emri  Raita do të thotë “e butë, e lëmuar”.

Rebabe  – Kanë qenë 4 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Rebabe bint Ma’rur. Emri Rebabe do të thotë “re e bardhë”

Rejta- Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Rejta bint Abdullah dhe Rejta bint Munebih. Emri Rejta do të thotë “shall i butë”.

Remla –  Kanë qenë 6 sahabije me këtë emër, nga to sigurisht më e njohura nëna e besimtarëve Remla bint Ebi Suran, gruaja e të Dërguarit. Emra Remla do të thotë “kokrriza rëre”.

Rubeja –  Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Rubeja bint Nadir dhe Rubeja bint Muavidh. Kjo e fundit ka marrë pjesë në Betejën e Uhudit si infermiere. Emri Rubeja do të thotë “pallat”.

 

Rufejda – Rufejda bint Sa’d EI-Eslerni njihet si kirurge e parë fe: ruë mane. Ajo vazhdimisht i mësonte dhe trajnonte gratë e tjera për miri dhe ka pasur grupin e saj cilat përkujdesej për të sëmurët dhe të plagosurit. Gjatë paqes tenda e saj ishte afër xhamisë së të Dërguarit ku i mjekonte të sëmurët, në luftë ajo me gjithë ekipin e saj përkujdesej për të plagosurit. Ka marrë pjesë në Be-dër, Uhud, Hendek, Hajber etj. Emri Rufejda do të thotë “përkrahëse e vogël”, “ndihmëse e vogël”.

Rukije – Kanë qenë tri sahabije me këtë emër, nga to sigurisht më e njohura Rukije bint Muhamed, vajza e të Dërguarit a.s. dhe gruaja e Othmanit r.a.. Emri Rukije do të thotë “e shkathët”.

Rumejsa  Rumejsa bint Milhan, nëna e sahab-iut të njohur Enes ibn Malik r.a.. Emri Rumejsa do të thotë “buqetë lulesh”.

Safije  Kanë qenë 13 sahabije me ketë emër, sigurisht më e njohura nëna e besi-mtarëve Safije bint Hujej, gruaja e të Dërguarit a.s.. Emri Safije do të thotë e pastër”.

Saibe –  Saibe Mevla Resulullah, ka qenë robëreshë e të Dërguarit a.s.. Emri Saibe do të thotë “e rrjedhshme”.

Sehla – Kanë qenë 4 sahabije me këtë emër, ndër të edhe Sehla bint Asim. Emri Sehla do të thotë “e lehtë”, “e butë”, “e qetë”, “jo e ashpër”.

Selma – Kanë qenë 22 sahabije me këtë emër, ndër to edhe Selma bint Umejs. Emri Selma do të thotë “paqe”.

Semra – Semra bint Kajs. Emri Semra do të thotë “ezmere”

Suada –  Kanë qenë dy sahabije me këtë emër, Suada bint Rafi dhe Suada bint Se-leme. Emri Suada do të thotë “e lumtur”

Subeja – Kanë qenë 4 sahabije me këtë emër ndër to edhe Subeja bint Habib.  Subeja do të thotë “luaneshë”.

Suhejla  Suhejla bint Ubejde. Emri Suhejla të thotë “e pastër”, “e rrjedhshme”, “e patrazuar”.

Suhejma – Kanë qenë 3 sahabije me këtë, ndër to edhe Suhejma bint Eslem. Emri Suhejma do të thotë “zeshkane”.

Suhejma   – Sumeja Sumeja bint Hajat, personi i parë i umetit Islam i rënë dëshmor. Ajo ishte nëna e sahabiut të njohur Amar ibn Jasiri r.a. dhe personi i shtatë që ka pranuar Islamin. Emri Sumeja do të thotë “me pozitë të lartë”, “me vlerë”, “unike”.

Shejma  -Shejma bint Harith, e cila ishte motër nga qumështi me të Dërguarin a.s.. Emri Shejma ka kuptimin “me erë dhe shije të mirë”.

 

Shifa   – Kanë qenë 4 sahabije me  këtë emër, ndër to Shifa bint Abdurrahman. Emri Shifa do të thotë “shëruese”.

Temime  Kanë qenë dy sahabije me  këtë emër, Temime bint Ebu San dhe me bint Vehb. Emri Temime do të  thotë “e plotë”, “e përsosur”.

Ukejla Ukejla bint Ubejd. Emri Ukejla do të thotë “mendje”, “fortesë”.

Uleja  Uleja bint Shurejh. Emri Uleja do të thotë “e ngritur”, “autoritative”, “me status të lartë”.

Umejme–  Kanë qenë 13 sahabije me  këtë më të njohurat nga to Umejme bint Halef dhe Umejme bint Rukajka,këto dyja nga muslimanet e para. Emri Umejme do të thotë “nënëloke”.

Unejsa  Kanë qenë 13 sahabije me  këtë emër, ndër to Unejsa bint Adij, nga muslimanet e para. Emri Unejsa do të thotë”ajo që të sjellë ngushëllim në zemër”.

 

Usejra  – Usejra el-Ensarije. Emri Usejra do thotë “pushtet, fuqi”, “famaje” Uvejmira  Uvejmira bint Uvejm. Emri Usejra do to thotë “begati”.

Xhemile – Kanë qenë 12 sahabije që e kanë pasë  këtë emër, ndër to edhe Xhemile bint Thabit, gruaja e Omerit r.a.. Ernii Xhemile do të thotë “e bukur”.

Xhemra – Kanë qenë 7 sahabije me  këtë emër, ndër to Xhemra hint Auf. Emri Xhemra do të thotë “gur i cmuar”. Xhumane bint Ebu Talib, kusherire e Muhamedit a.s.. Emri Xhumane do të thotë “perlë”.

Xhuvejrije – kanë qenë 3 sahabije me  këtë emër, sigurisht me e njohura, nena e besi-mtareve, Xhuvejrije hint Harith, gruaja e to Derguarit a.s.. Emri i saj kishte qenë Berra, por i Derguari a.s.  i kishte ndryshuar ne Xhuvejrijre. Emri Xhuvejrije do të thotë “vashë e re”.

Zejneb – Kanë qenë 23 sahabije me  këtë emër, sigurisht me të njohurat nga ato, nënat e besimtareve, Zejneb bint Xha-hsh dhe Zejneb bint Huzejme, të dy-ja gra të të Dërguarit a.s., kjo e fundit njihej edhe si “Nëna e të varferve ngase ishte bamirëse e njohur. Po ashtu emrin Zejneb e kishte edhe Zejnebja madheshtore, vajza e të Derguarit a.s.. Emri Zejneb do të thotë “dru aromatik”.

Postimet e fundit

1243

Cili është emisioni më i preferuar për ju ?

Na ndiqni