Rtv Pendimi
Shëndetësi

Epidemia e Covid 19 po merr ngadalë rrjedhën e zakonshme të çdo infeksioni viral sezonal

Instituti Robert Koch në Gjermani raporton një rënie të dukshme të intensitetit të përhapjes së virusit. Sipas raportimeve më të fundit, shkalla e transmetimit nga një person tek tjetri është rreth 10 herë më e ulët se dy javë më parë!
Të dhënat e fundit zyrtare, na tregojnë se në Gjermani kemi të bëjmë me rreth 134.000 raste të zbuluara të prekura nga Covid 19. Mbi 73.000 persona janë shëruar plotësisht nga kjo sëmundje, pra më shumë se 50% e rasteve të zbuluara në total. Nuk duhet harruar se numri real i njerëzve që janë prekur nga virusi, mendohet të jetë rreth tre herë më i madh se numri i rasteve të zbuluara. Këta të fundit kanë pasur aspak ose shumë pak simptoma të gripit, duke mos pasur nevojë të testohet apo ti drejtohen mjekut.
Nëse hulumtojmë tek rastet e vdekjeve këtu në Gjermani, do të vëmë re se bëhet fjalë për pacientë me më shumë se një sëmundje të rëndë kronike, një pjesë e madhe e të cilëve ishin mbi 85 vjeç, në shumë raste madje mbi 90 vjeç. Vlen të përmendet se shumë nga këta pacientë nuk kanë dëshiruar një terapi intensive me respiratorë.
Pjesa dërrmuese e pacientëve të shtruar në spitale po trajtohen me sukses dhe pa komplikacione.
Nuk duhet harruar fakti se në një shtet me përmasat e Gjermanisë, viktimat që shkakton çdo vit virusi sezonal, janë rreth trefish i shifrave të atyre të shkaktuara nga Covid 19.
E thënë shkurt dhe shqip, mbetemi brenda kufijve të një “virusi” i cili po na tregon me gisht kufijtë tonë si qenie njerëzore!

Ju uroj një ditë të mbarë, shëndet dhe siguri!

Dr. Asllan Tahiraj

Të ngjajshme

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Ramazani – muaji i shëndetit

Hevzi Hasani

Përgatitni trupin tuaj për Ramazan me këto këshilla për shëndetin

Kushtrim Guraj

Mbrojtja më e mirë kundër çdo virusi

Kushtrim Guraj

A e dini nga vjen fjala Karantena ?

Hevzi Hasani

Stresi dhe shëndeti

Qëndrim Ibrahimi

S’do ju vijë kurrë moment më i mirë për të lënë cigaren

Qëndrim Ibrahimi

COVID 19 – çfarë duhet vepruar

Hevzi Hasani

Pse nuk duhet të trembemi nga Covid-19?

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU