Erdoğan: Athina nuk ka të drejtë të emërojë kryemyfti të muslimanëve

Erdoğan: Athina nuk ka të drejtë të emërojë kryemyfti të muslimanëve

“Si mund ta bëni atë… Ne nuk e emërojmë patriarkun”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve në Stamboll

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në bazë të Traktatit të Lozanës, Athina “nuk ka të drejtë” të emërojë kryemyfti të muslimanëve që jetojnë në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si mund ta bëni atë… Ne nuk e emërojmë patriarkun”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve në Stamboll.

Erdoğan tha se Greqia nuk paguan “kujdesin e nevojshëm” për shtetësinë e 150 mijë turqve që jetojnë në Trakinë Perëndimore, shumica e të cilëve janë muslimanë.

Ai theksoi se vetëm zyrtarët e këtij grupi, të tillë si myftinjtë dhe imamët, mund të zgjedhin një kryemyfti në Greqi.

“Megjithatë, për fat të keq, Greqia nuk mund ta tolerojë këtë dhe nuk u jep autoritet të tillë myftinjve dhe imamëve tanë (turqve në Trakinë Perëndimore) atje dhe do t’i emërojë ata sikur të ishin nëpunës të saj civilë, sikur të shin zyrtarët e vet fetarë”, tha Erdoğan.

Zgjedhja e myftinjve rregullohet nga Traktati i Athinës i vitit 1913, një pakt greko-osman që u zbatua nga Athina në vitin 1920.

Por në vitin 1991, në shkelje të ligjit ndërkombëtar, Greqia anuloi ligjin e saj në lidhje me traktatin dhe në mënyrë të paligjshme filloi të emërojë myftinj.

Myftinjtë e emëruar nga Greqia që atëherë kanë uzurpuar të drejtën e juridiksionit të muslimanëve lokalë mbi çështjet familjare dhe të trashëgimisë.

Shumica e turqve muslimanë në Trakinë Perëndimore nuk i njohin myftinjtë e emëruar nga Greqia dhe përkundrazi, zgjedhin me të drejtë myftinitë e tyre.

Megjithatë, Greqia ka refuzuar të njohë myftinjtë e zgjedhur që nga viti 1991 dhe autoritetet kanë vendosur disa klerikë në gjyq.