Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Lajme

Erdoğan dhe liderët botërorë urojnë Stevo Pendarovskin

Muslim Shop

Me rastin e zgjedhjes për President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pranoi letra me urime nga një numër i madh i liderëve botërore dhe organizatave ndërkombëtare, mes të cilëve edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i presidentit Pendarovski, në letrën e dërguar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, thuhet: “Dëshira jonë më e sinqertë është që raportet me Maqedoninë e Veriut, të cilën e shohim si kyçe për ardhmërinë dhe stabilitetin e Ballkanit, fuqishëm t’i lëvizim drejt së ardhmes. Në kuadër të kësaj, do të vazhdojmë të jemi mbështetësi më i afërt në procesin e integrimit në institucionet euroatlantike”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në urimin e tij dërguar presidentit Pendarovski, shkruan se “sot, dy popujt tanë janë më afër se kurdoherë më parë”.

“SHBA fuqishëm mbështet Maqedoninë e Veriuit, e cila fitoi vendin e saj të merituar në institucionet perëndimore dhe veçanërisht shpreson se do ta përshëndesë së shpejti Maqedoninë e Veriut si aleat i 30-të i NATO-s. Marrëveshja historike e Prespës paraqet një shembull të guximshëm me të cilin forcohet siguria dhe prosperiteti i popullit të Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit. Janë për t’u përshëndetur përpjekjet e vendit tuaj për parimet demokratike, sundimin e së drejtës, llogaridhënia e qeverisë dhe lufta kundër korrupsionit. Shpresoj në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në urimin e presidentit amerikan.

Në letrën dërguar nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, theksohen raportet miqësore mes dy vendeve.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i dëshiroi sukses presidentit Pendarovski në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm, shëndet dhe mirëqenie. “Raportet mes Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut bazohen në traditat e mira të afërsisë kulturore dhe shpirtërore. Jam i bindur se avancimi konstruktiv i raporteve tona do t’u konvenonte popujve tanë dhe gjithë Evropës”, shkruan presidenti Putin.

Letër urimi me rastin e ardhjes në funksion, Pendarovski pranoi edhe nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Elizabeth II; Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier; Presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Macron; Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella; Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg; Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Përpos tyre, presidenti Pendarovski pranoi urime edhe nga homologët e tij nga shtetet fqinje dhe nga shtete tjera të botës.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj