Rtv Pendimi
Lajme

Erdoğan hap spitalin në Qipron Turke të ndërtuar për vetëm 45 ditë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Spitalit të Urgjencës në Lefkosa në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e përurimit të spitalit, presidenti Erdoğan tha: “Shenja më e rëndësishme e solidaritetit me TRNC-në është ky spital i urgjencës”.

“Ne nuk do ta kishim përfunduar këtë spital për një kohë aq të shkurtër, për 45 ditë, nëse zemrat tona nuk do të ishin të bashkuara me TRNC-në”, shtoi ai.

Duke përmendur mbështetjen e Turqisë për TRNC-në, Erdoğan theksoi se Ankaraja zyrtare ka siguruar ndihma në vlerë prej 149 milionë lira turke (rreth 19 milionë dollarë) gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

“Ne u kemi ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Qipron Turke që nga fillimi i pandemisë. Ne siguruam të gjitha llojet e mbështetjes në fushën e shëndetësisë”, tha ai.

Ai më tej tha se një spital me 500 shtretër do të hapet gjithashtu së shpejti në TRNC.

Erdoğan qëndroi për vizitë në TRNC me rastin e përvjetorit të 37-të të themelimit të vendit.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur grushti i shtetit në Qipron Greke u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si një fuqi garantuese.

Të ngjajshme

OKB: Për 11 vite 16.7 miliardë dollarë humbje ekonomike nga pushtimi i Gazës

Kushtrim Guraj

Babai dhe i biri çliruan fshatin nga pushtimi armen

Kushtrim Guraj

“MERAKLITË E KERREVE”, DONACION INTERESANT PËR SHB ” JETIMAT E BALLKANIT” E CILA PËRKUJDESET PËR SKAMNORËT

Kushtrim Guraj

FSK dhe Policia, institucionet të cilave qytetarët u besojnë më shumë

Kushtrim Guraj

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Kushtrim Guraj

Kursistet e mësim-besimit e Prishtinës organizojnë program për nder të mevludit

Kushtrim Guraj

Lufta në Jemen, 5.700 fëmijë e kanë humbur jetën

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari Xhaferi mori pjesë në Akademinë Shkencore “Ditët e Alfabetit – II”

Kushtrim Guraj

Universiteti i Fondacionit Maarif organizon konferencë për sfidat në Ballkan mbi COVID-19

Kushtrim Guraj