thumbs_b_c_ee427c76b60796c691271081037fd138

Erdoğan në Riad: Roli i vendeve muslimane kyç në ndalimin e agresionit izraelit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një takim në Riad me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman​​​​​​​, ka theksuar se veprimet dhe vendimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) janë vendimtare në ndalimin e agresionit të vazhdueshëm të Izraelit kundër Palestinës dhe Libanit, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, në takimin me princin bin Salman, presidenti Erdoğan theksoi “rëndësinë e vendimeve dhe veprimeve që do të ndërmerren nga OIC për të ndalur agresionin izraelit”.

Erdoğan, i cili ndodhet në Riad në kuadër të samitit të jashtëzakonshëm të përbashkët të OIC-it dhe Ligës Arabe, me princin e kurorës saudite diskutoi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy kombeve.

Presidenti Erdoğan në takim theksoi rëndësinë e unitetit deh solidaritetit midis vendeve muslimane për të ndaluar sulmet e Izraelit ndaj Palestinës dhe Libanit.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye ka nisur një iniciativë për një embargo armësh kundër Izraelit nën OKB-në për t’i dhënë fund agresionit izraelit dhe se përpjekjet për të siguruar mbështetje më të madhe për këtë iniciativë do të vazhdojnë gjithnjë e më shumë”, tha drejtoria turke.