Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdoğan në kuadër të kontakteve të tij dypalëshe në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku erdhi për Samitin e 24-t të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, u takua me Emirin e Katarit, Al Thani.
Takimi u mbajt në hotelin ku qëndronte Erdoğan dhe ishte i mbyllur për media.