thumbs_b_c_fbe5347d4a9a6759678a6400a1fa711a

Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë bashkëpunimin me vendet e Ballkanit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit, si dhe ka paralajmëruar se vizitat do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme, raporton Anadolu.

“Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë me vendet e gjeografisë së Ballkanit. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë vizitat tona në periudhat e ardhshme”, tha presidenti Erdoğan pas takimit të kabinetit presidencial në Ankara.

Të enjten dhe të premten e javës së kaluar, presidenti Erdoğan vizitoi Tiranën dhe Beogradin, ku zhvilloi bisedime me krerët shtetëror. Në Tiranë, presidenti Erdoğan po ashtu mori pjesë në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, xhamia më e madhe në Ballkan.

“Shqetësuese për sistemin global kur OKB-ja nuk mund të mbrojë personelin e saj nga sulmet izraelite”

Presidenti Erdoğan foli edhe për çështjet aktuale globale, duke theksuar se është shqetësuese për sistemin ndërkombëtar kur OKB-ja nuk mund të mbrojë personelin e saj nga sulmet e Izraelit në Liban. Ai i bëri thirrje organit global për të vepruar kundër Tel Avivit.

“Imazhi i OKB-së, i cili nuk mund të mbrojë as personelin e vet, është një burim turpi dhe shqetësimi për sistemin ndërkombëtar”, tha presidenti Erdoğan.

Në të vërtetë, theksoi presidenti turk, “ne gjithashtu pyesim se çfarë po pret Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të ndaluar Izraelin”.

Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së “thjesht vëzhgon aktet e banditizmit” të Izraelit kundër paqeruajtëve të OKb-së në Liban (UNIFIK). Këtë veprim të organit global, presidenti turk e quajti “pafuqi”.

Erdoğan përsëriti se Izraeli nuk do të ndalojë sulmet e tij derisa SHBA-ja dhe Evropa e mbështesin atë “pa asnjë kusht”.

Sipas misionit të OKB-së në Liban, tanket izraelite dje hyrën në bazën e saj, duke shënuar shkeljen e fundit izraelite kundër forcave paqeruajtëse.

Në konferencën për media, presidenti turk gjithashtu uroi ekonomistin turko-amerikan, Daron Acemoğlu, për fitimin e çmimit Nobel në ekonomi.