Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Vip Well
Good life Restaurant
Lajme

Erdoğan: Turqia nisi operacione anti-terroriste në Kandil dhe Sinxhar

Muslim Shop

Turqia ka nisur operacione anti-terroriste në rajonet Kandil dhe Sinxhar në Irakun verior, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu adresuar qytetarëve në provincën qendrore Niğde, Erdoğan tha: “Ne kemi filluar operacionet antiterroriste në Kandil dhe Sinxhar. Kemi shkatërruar 14 objektiva të rëndësishëm me 20 avionë tanë”.

“Ata (aeroplanët luftarakë) qëlluan dhe u kthyen, por ende nuk ka përfunduar. Do të vazhdojë”, shtoi presidenti turk.

Duke iu referuar rajonit të Kandilit, Erdoğan tha se pas pastrimit të këtij rajoni, ai më nuk do të jetë kërcënim dhe burim terrorizmi për Turqinë dhe kombin turk.

Në ditët e fundit, zyrtarët turq kishin sugjeruar se rajoni i Malit të Kandilit në Irakun verior pranë kufirit iranian, ku grupi terrorist ka selinë e tij, mund të ishte objektiv i një operacioni të ardhshëm.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në rajonin e Malit Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Duke deklaruar se terroristët do të paguajnë për njerëzit e martirizuar, Erdoğan tha se Turqia deri më tani ka neutralizuar mbi 4,500 terroristë gjatë Operacionit Dega e Ullirit në rajonin e Afrinit në Siri.

“Ne do të thajmë moçalin e terrorit në Kandil ashtu siç e pastruam Afrinin, Jarabulusin, Al-Babin dhe Azezin nga kopetë e vrasësve”, tha Erdoğan lidhur me operacionet Dega e Ullirit dhe Mburoja e Eufratit.

Operacioni Mburoja e Eufratit, i cili filloi në gusht të vitit 2016 dhe përfundoi në mars të vitit 2017, kishte për qëllim eliminimin e kërcënimit terrorist përgjatë kufirit turk.

Më 20 janar të këtij viti, Turqia nisi Operacionin Dega e Ullirit për të larguar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga rajoni veriperëndimor sirian i Afrinit.

Më 18 mars, në ditën e 58-të të operacionit, trupat turke dhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qytetin Afrin.

Të ngjajshme

Shkup, realizohet shëtitje me biçikletë nëpër Çair

Kushtrim Guraj

Parlamenti turk ratifikon ligjin e ri për shërbimin ushtarak

Kushtrim Guraj

Kufiri SHBA-Meksikë, vijë kufitare e vdekjeve të pandërprera të emigrantëve

Kushtrim Guraj

Erdoğan dhe Trump do të takohen në Samitin G-20 në Japoni

Kushtrim Guraj

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj