Rtv Pendimi
Lajme

Erdoğan uron kryeministrin e ri japonez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit të ri të Japonisë, Yoshihide Suga, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke njoftoi se presidenti Erdoğan i dërgoi urimet më të mira kryeministrit Suga, i cili është udhëheqës i Partisë Liberale Demokratike në pushtet.

Suga zëvendëson kryeministrin Shinzo Abe, i cili dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore.

Duke theksuar se marrëdhëniet diplomatike turko-japoneze u lartësuan nga pasojat e fundosjes së anijes së fregatës Ertuğrul, tragjedi e ndodhur më 16 shtator të vitit 1890, pas përpjekjeve të shpëtimit të Japonisë dhe mikpritjes që ajo tregoi për të mbijetuarit, Erdoğan tha se data e zgjedhjes së Suga-s është domethënëse për lidhjet dypalëshe.

Ai tha se shpreson të çojë përpara “miqësinë e rrënjosur” bazuar në një partneritet strategjik të vendosur në vitin 2013.

Presidenti vlerësoi kontributet e Japonisë në paqen dhe stabilitetin global.

Të dy kombet, tha presidenti turk, do të drejtojnë komunitetin ndërkombëtar me përpjekjet e tyre të sinqerta të përbashkëta dhe do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë mbi çështjet bilaterale, rajonale dhe globale.

Fregata Ertuğrul

Kanë kaluar 130 vite që nga fundosja e fregatës Ertuğrul në Japoninë juglindore, një incident tronditës që konsiderohet si fillim i miqësisë turko-japoneze.

Në përgjigje të Princit Komatsu të Japonisë në Stamboll në tetor të vitit 1887, Ertuğrul u dërgua në Japoni në korrik të vitit 1889.

Duke mbajtur 609 marinarë, anija u largua nga Japonia më 15 shtator të vitit 1890, por u kap nga tajfuni që prekte Japoninë çdo vit.

Më 16 shtator, gjatë kthimit për në shtëpi anija u fundos në brigjet e prefekturës Wakayama, duke rezultuar në zhdukjen e 533 marinarëve dhe oficerëve turq, përfshirë admiralin osman, Ali Osman Pasha.

Megjithatë, përpjekjet e shpëtimit të Japonisë dhe mbështetja e treguar për të mbijetuarit vulosi lidhjet miqësore midis popujve të të dy vendeve.

Një monument për dëshmorët u ngrit në vitin 1891 në Kushimoto, ku ndodhi aksidenti. Trashëgimia tragjike mbahet gjallë në ceremonitë përkujtimore të mbajtura çdo vit në monument.

Të ngjajshme

Arabia Saudite nga 4 tetori gradualisht do të nisë vizitat për umre

Kushtrim Guraj

Francë, deputetët largohen nga takimi pasi një studente ishte me mbulesë

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava priti në takim imamin dhe anëtarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Mbretërisë së Bashkuar

Hevzi Hasani

Arrijnë në Kosovë 25 ekspertë gjermanë për ofrim të ndihmës rreth COVID-19

Kushtrim Guraj

Kryeministri Rama viziton monumentet osmane në Berat që po restaurohen nga TIKA

Kushtrim Guraj

Nxënësit e klasave 7,8,9,11 dhe 12 i kthehen mësimit

Kushtrim Guraj

Bashkohen shqiptarët në Zvicër

Kushtrim Guraj

Dhjetëra kolonë hebrej bastisin xhaminë Al-Aksa

Kushtrim Guraj

Shqiptarët bamirsa edhe në Nigeri, ndërtojnë një xhami atje

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU