Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Abu Dhabit

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Abu Dhabit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, diskutuan nëpërmjet telefonit marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Sheikh Mohammed biseduan për “hapat për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve”, krahas çështjeve rajonale, tha presidenca turke në Twitter.

Lideri turk gjithashtu ka shprehur urime me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheikh Mohammed vizitoi Turqinë javën e kaluar dhe Erdoğan do të realizojë një vizitë të kthimit në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt.