Rtv Pendimi

Eriha ( Jericho ) Qyteti më i vjetër

Eriha është nga qytetet historike të Palestinës, gjendet në Bregun Perëndimor në afërsi të lumit Jordan në anën veriore të Detit të Vdekur, historia e këtij qytetit daton para 10.000 vitesh, ndërsa në bazë të disa zbulimeve të fundit arkeologjike historia e Qytetit daton pra 100.000 vitesh, nga koha e gurit.

Në bazë të statistikave të vitit 2007 qyteti i Erihas numëron 18.110 banorë. Poashtu Eriha është qyteti i banuar me pozitën më të ulët nën nivelin e detit në botë, 258 metër nën nivelin e detit.

Emri Eriha në gjuhën e vjetër të Kenanijunëve d.m.th. Hënë, pra Qyteti i Hënës, poashtu emri i këtij qyteti thuhet se ka origjinën nga Eriha biri i Malikut i biri i Samit i biri i Nuhit Alejhi selam…

Pershtati : Usam Alimi

TË NGJAJSHME