ËSHTË DRITË E ZOTIT?

Është dritë e Zotit
Rrugën na ndriçon,
Nga terri i kobshëm
Të gjithëve na shpëton.

Më e vleshmja dhuratë
Nga i madhi Perëndi,
Amanet i parë dhe i fundit
Për krijesën njeri.

Që nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parë,
Kjo e vërtetë nga All-llahu
Përherë është shpallë.

Sa herë që njeriu
Është tjetërsuar,
Pejgamberi i kohës
E ka udhëzuar.

E ka udhëzuar
Njeriun e shkretë,
N’udhëkryqe të jetës
Sa herë që ka mbetë.

Në formën e përsosur
Kjo Fe e Vërtetë,
Ju shpallë e plotësuar
Të Lavduarit-Muhammed.

Këtë e dëshmon Kur’ani
Fjala e Perëndisë,
Të vërtetën e plotësuar
Që ia shpalli njerëzisë.

Kush është besimtar
Le të jetë krenar,
Aq më tepër vlen
Kur t’jetë atdhetar…!

La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ullah.
Fjala e dëshmisë
Shenjë e dashurisë.

Rreze e jetës
Thelb’i së Vërtetës.
Gur’i besës
Shkëndijë e shpresës.

Dritë e amshuar
Zjarr i pashuar
Gjurmë ndër shtigje
Urë ndër brigje.

Dy emra në fjali
Më e shtrenjta stoli.
La ilahe il-lall-llah
Muhammedur-resul-ull-llah.