Rtv Pendimi

Është…!

Është..!

Po filloj diçka me shkruar
As që eshtë diçka risi
Për një njëri me ju treguar
I ditur modest e plot urtësi.

Prej rinisë n’kërkim të diturisë
Filloi me mësime mbi islamin
Shkoi në shtetin e Jordanisë
Atje takoj imam Albanin.

Prej tij shumë gjëra mësoj
Nimet të ulesh pran një dijetari
Shumë mësime të tij na i transmetoj
Ndriçoj zemrën e çdo besimtari.

Me kthimin e tij në vendlindje
Filloj ligjerata, botime dhe davetin
Për ne, vertet ka qen një rilindje
Në ketë vend ringjalli sunetin.

Keshillat e tij kudo i gjenë
Tv, libra, radio dhe internet
Sa bukur na e sqaron fenë
Allahu e shperbleftë me xhenet.

Sot është i njohur dhe kolos
Eshtë hoxha i juaji dhe i imi
Për kënd behët fjalë tash e shpalos
Eshtë hoxha Bekir Halimi

Nuhi Osmani

TË NGJAJSHME