Pas 15 Qershorit, qytetarët evropian mund të përdorin telefonin e apo tabletin e tyre në çdo vend anëtar të BE-së pa paguar asnjë tarifë shtesë e njohur ndryshe edhe si Roaming.
Kjo do të thotë përdorim të shërbimeve mobile, e veçanërisht internetit mobil, pa u trembuar nga faturat e çmendura ndërsa qytetarët udhëtojnë në bllokun e 28 anëtarëve.
Konkretisht nëse një qytetar Evropian paguan çdo muaj një pako me minuta, SMS dhe internet në vendin e tij, çdo thirrje, SMS apo konsum interneti i bërë gjatë udhëtimit në një vend anëtarë do të hiqet nga volumi i pakos sikur të ishin në vendin e tyre pa asnjë kosto ekstra.
“Pas afro 10 vitesh, Bashkimi Evropian vendosi ti jepte fund ankthit roaming i cili kishte torturuar qytetarët që nga fillimi i epokës mobile,” tha Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Andrus Ansip.
Falë rregullores së re, qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen për tarifat roaming ndërsa udhëtojnë jashtë. Numërimi mbrapsht drejt heqjes së tarifave roaming ka filluar.