Përdoruesit e Mesenger tani mund ta bëjnë porosinë e veturës së tyre Uber pa dalur nga aplikacioni i tyre i Facebook me vetëm një klikim.
Për shembull, nëse ju duhet ta takoni dikë për darkë, ju mund t’ua dërgoni adresën tuaj bashkëbiseduesve tuaj në Messenger, dhe ata mund ta porosisin një veturë Uber duke klikuar në adresë.
Apo nëse keni një takim me kolegët e punës, ju mund ta ndani koston e udhëtimit tuaj me kolegët, dhe ta dini saktësisht se sa afër jush janë ata.
Ka edhe raste tjera kur ju mund të dilni me shoqërinë tuaj, dhe se kur ata duhet të dalin të presin për porosinë e tyre të udhëtimit me Uber.
Për të përdorur Uber në Messenger, duhet të klikoni në ikonën me makinë ose ta zgjidhni opsionin “Transportation” nga menuja elipse brenda çdo bisede.
Përdoruesit aktualë mund të lidhin llogaritë e tyre ekzistuese në Uber ose ta hapin një të re. Si bonus, Uber thotë se udhëtimi juaj e parë nga Messenger i është falas deri në 20 dollarë. (Telegrafi)