Facebook do të sjellë edhe këtë veçori

Rrjeti social më i popullarizuar në botë, Facebook, pritet që të sjellë një shtesë të WordPress për Artikujt e Çastit.

Facebook po bashkëpunon me kompaninë Automattic për të testuar dhe zhvilluar këtë shtesë të WordPress, e cila do të bëjë që të gjitha ueb-faqet që veprojnë përmes platformës së WordPress të marrin veçorinë tashmë të njohur ‘Artikujt e Çastit’.

Rrjeti social tha se është duke punuar me një numër të vogël të përdoruesve të WordPress, për të testuar versionin beta të shtesës, transmeton Gazeta Express.

Facebook prezantoi në shkurt të vitit të kaluar ‘Artikujt e Çastit’, duke lansuar këtë veçori për publikun më 12 prill. Kjo veçori lejon lexuesit që t’i hapin menjëherë shkrimet nëpër ueb-faqe.

Aktualisht këtë veçori Facebook e kishte integruar vetëm në disa portale të njohura botërore, por me këtë shtesë pritet që të gjitha portalet që veprojnë përmes WordPress ta kenë veçorinë e Facebook.