Facebook heq pëlqimet e fansave joaktiv!

Faqet e Facebook së shpejti do të mund t’i humbin disa nga fansat dhe pëlqimet e tyre. Dje gjatë ditës, rrjeti social ka njoftuar se do ti largojë pëlqimet nga llogaritë e deaktivizuara.

Ky veprim do të jetë një humbje e madhe për kompanitë që kanë luftuar për më shumë pëlqime në rrjetin social, sepse në faqet e tyre ka edhe llogari dhe njerëz që paraqiten si fansa, por që aktiviteti i tyre është shuar prej kohësh.

Mirëpo Facebook ka thënë se kjo lëvizje do tu ndihmojë bizneseve që ta dinë se kush janë fansat e tyre aktual dhe ta përcjellin aktivitetin e tyre të vërtetë në faqet e tyre brenda Facebook. (Telegrafi)