Facebook me shumë ndryshime në shërbimin e Messenger

Ekziston një version i fshehur dhe më i mirë i Facebook Messenger – dhe do të doni që të filloni ta përdorni menjëherë.

Facebook e ka bërë aplikacionin e tij Messenger Lite në dispozicion për më shumë vende, duke ua mundësuar të gjithëve që ta përdorin një version më të shpejtë dhe më efikas të aplikacionit të tij.

Versioni më i lehtë funksionon duke u “liruar” nga shumë pjesë shtesë dhe të padobishme të aplikacionit, si për shembull storjet dhe gifat.

Duke bërë kështu, aplikacioni i ndal shumicën e gjërave që veprojnë kur Messenger është i hapur, duke ua mundësuar përdoruesve që të ruajnë më shumë hapësirë, të përdorin më pak mb dhe të shmangin çdo veçori shtesë që ka ardhur kohët e fundit në Messenger.

Facebook Messenger Lite është tani në dispozicion për shumicën e njerëzve që kanë një celular Android, edhe pse ende nuk ka version për iOS.

Ai mund të shkarkohet si çdo aplikacion tjetër, përmes Google Play Store.