Kurani ka shumë ajete që na tregojnë për veçorit shkencore, të cilat e vërtetojnë se Kurani është me të vërtetë libër i shenjt. Prej shumë veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i këtyre fakteve shkencore të lartë përmendura, njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, e të cilat janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Këto fakte shkencore në kohen e Muhammedit a.s., as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin. Këto fakte shkencore e vërtetojnë edhe më tepër prejardhjen hyjnore të Kuranit. Kjo, gjithashtu, provon se Muhammedi a.s është me të vërtetë një profet i dërguar prej Zotit.
Zoti xh.sh., i thërret njerëzit të studiojnë dhe reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave, kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke i eksploruar këto fakte, njeriu arrin ta njoh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit. Më këto krijime njeriu arrin që ta njeh Krijuesin e tij, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdo gjë që ndodhët në të nga asgjëja.
Edhe pse në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë më ndihmën e teknologjisë bashkëkohore, Kurani nuk është një libër shkencor, e as që mund të pretendojmë një gjë të tillë. Qëllimi i shpalljes së tij është udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës, dhe nuk është shtjellimi i fakteve shkencore, apo shpjegimi i dukurive natyrore.
Fakte shkencore nga fusha e gjeografisë
Kurani i cili ka zbritur në gjysmën e parë të shekullit të VII pas erës sonë, jep fakte konkrete dhe të sakta në të cilën shkenca e gjeografisë dhe ato që kanë lidhje të ngushtë me to i kanë verifikuar nëpërmjet teorive dhe aparaturave të ndërtuara për këtë qëllim.
Shtresat e Tokës
Brendësia e Tokës është e ndare ne disa shtresa të cilat janë emërtuar në varësi të veçorive sizmike dhe kimike. Toka ndahet në këto shtresa: 1. korja e Tokës, 2. manteli i sipërm, 3 astenosfera, 4. manteli i poshtëm, 5. shtresa e guetenbergut ose shtresa D, 6. bërthamën e jashtme, 7. bërthamën e brendshme (bërthamëzën).[1] Shkenca po e vërteton se Toka është e përbërë me shtresa të cilat shtrihen njëra mbi tjetrën dhe këto janë në funksion të përbashkët, këtë e shohim edhe në Kuran. Zoti xh.sh. në Kuran për shtresat e Tokës thotë:
“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej e edhe prej tokës aq sa ata,… (Talak 12)”
Forma e korës së Tokës dhe lëvizja e saj
Në të kaluarën u mendua se malet ishin thjesht zgjatje që ngriheshin mbi sipërfaqen e Tokës. Megjithatë, shkencëtarët kuptuan se kjo hipotezë nuk ishte e vërtetë, mirëpo kishin zbuluar dhe vërtetuar se malet i kanë rrënjët poshtë në mantel dhe këto rrejnë janë 10 – 15 herë më të mëdha nën sipërfaqen e tokës se sa lartësia e tyre mbi sipërfaqen e Tokës.[2] Nga kjo që u cek më lartë, kuptohet lehtësisht se malet kanë formën e shtyllave të ngulitura në mantel. Këto rrënjë mund të jua kalojnë disa herë ngritjeve të tyre në sipërfaqen e Tokës. Kjo e arritur shkencore nga ana e gjeologëve është zbuluar për herë të parë në gjysmën e dytë të shekullit XIX – të. Kurani, i cili i zbriti Muhammedit a.s., nga Zoti xh.sh katërmbëdhjetë shekuj më parë, malet i përshkruan kështu:
“A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme (për jetë), Ndërsa kodrat shtylla? (Nebe 6 – 7)”
Tektonika e pllakave është një hipotezë gjeologjike që i shpjegon lëvizjet tekto – magnetike që ndodhin në brendësi të kores së Tokës, dhe në sipërfaqen e saj.[3] Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.” Zoti xh.sh për lëvizjen e maleve në Kuran thotë:
“E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë,… (Neml 88)”
Shkencëtaret gjithashtu kanë zbuluar se malet kanë rolë të rëndësishëm në stabilizimin e korës së Tokës, d.m.th. se korja e Tokës gjithmonë ka qenë dhe është në lëvizje. Gjithashtu nga kjo që u cek më lartë, kuptuam se malet kanë formën e shtyllave të ngulitura në mantel. Teoria moderne e pllakave tektonike e tregon se malet shërbejnë si stabilizues për Tokën. Për rolin e maleve si stabilizuese të Tokës Zoti xh.sh në Kuran thotë:
“Dhe Ai vuri kodra (të forta) në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju,… (Nahl 15)”
Shtresat e formacioneve gjeologjike (llojet e shkëmbinjve)
Shtresa e Tokës (litosfera) është ndërtuar nga llojet e ndryshme të shkëmbinjve të cilët ndërmjet veti dallohen për nga mënyra e formimit, struktura, madhësia forma dhe ngjyra. Ka një numër të madh të kombinimeve të shtresave të ndryshme gjeologjike, në pjesët e ndryshme të Tokës. Këto që i thamë më lartë, Zoti xh.sh. na i ka tregu në Kuran, ku thotë:
“…nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. (Fatir 27)”
Mali Tur (Sinai)
Mali Tur (Sinai), ndodhet në rrafshnaltën Et – Tin, në Gadishullin e Sinait, përkatësisht në pjesën jugore të tij.[4] Mali Tur (Sinai) është i shenjtë për tri fetë (Jeduhizmit, Krishterimit dhe Islamit), për arsye se në këtë mal Zoti xh.sh. i ka folur të dërguarit të vetë Musait a.s, dhe ia ka zbritur Teuratin. Të tri fetë e besojnë Musain a.s. si profet. Zoti xh.sh. e përmend këtë mal duke u betuar për të, ku thotë:
“Pasha Turin. (Tur 1)”
Pika më e ulte e Tokës
Në ajetet e mëposhtëm bëhet fjalë për pikën më të ulët të Tokës kontinentale që është – 418 m të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë,[5] si dhe disfatën e Bizantit nga Perset që ka ndodhur po në këtë vend. Gjithashtu këto ajete tregojnë se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë perse, do të triumfonte shumë shpejt, ku pas disa viteve Perandoria Bizantit korri fitore nga ajo Persiane.[6] Për këto fenomene, Zoti xh.sh në Kuran thotë:
“Elif, Lam, Mim. Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve… (Rum 1 – 4)”
Atmosfera (kupa qiellore) mburojë e Tokës
Atmosfera mbron Tokën nga efekti provelues i rrezeve të Diellit, si dhe rregullon shpërndarjen e temperaturës në sipërfaqen e Tokë. Shtresa e ozonit mbron Tokën nga rrezet ultraviolet. Meteorët kur arrijnë në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Brezi Van Alen e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirë. Pra pa atmosferë nuk do kishte jetë në Tokë. Për këtë Zoti xh.sh na tregon në Kuran ku thotë:
“Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt,… (Enbija 32)”
Krijimi i reve dhe reshjeve
Procesi i formimit të shiut kalon në tri procese (faza) të cilat janë: Së pari, avulli i ujit më ndihmën e erës ngritën lartë në qiell; Së dyti, më ndihmën e erës retë e vogla bashkohen njëra më tjetrën dhe formojnë lloje të ndryshme të reve; dhe së Treti kur pikat e ujit të cilat formojnë retë bëhen shumë të renda, atëherë nga këto re fillojnë të bien në Tok në formë shiu, bore, breshëri.[7] Të njëjtin proces të formimit të shiut Zoti xh.sh., përmes ajetit kuranor në të cilin thotë:
“All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi… (Rum 48)”
Lëvizjet shumë të forta konvektive në komulonimbuse janë shkak që në pjesët e këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negativ. Lëvizja jashtëzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxemje shumë të madhe dhe e benë atë të dukshme, sikurse të xixa elektrike. Kjo dukuri e dukshme, e zbrazjes elektrike quhet rrufe. Krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjatë një kohë, dhe kjo quhet bubullimë.[8] Zoti xh.sh. për vetëtimat thotë:
“Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura. (Rad 12)”
Sasia e shiut
Sasia e shiut është e lidhur ngushtë më procesin e qarkullimit të ujit në natyrë. Nga të dhënat e ndryshme meteorologjike del se sasia e shiut (reshjeve), në gjithë pjesët e Tokës nuk është e njëjtë, ajo ndryshon nga një kontinent në kontinentin tjetër, nga një regjion në regjionin tjetër, nga një shtet në shtetin tjetër aspo nga një vendbanim në tjetrin. Për sasinë e shiut Zoti xh.sh. në suren Zuhruf thotë:
“Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë…(Zuhruf 11)”
Formimi i rrymave ajrore (erës),
Ndryshimet në nxemjën në ekuator dhe pole shkaktoj edhe ndryshime në shtypjet ajrore. Për këtë arsye në atmosferën mbi sipërfaqe tokësore formohen disa rryma ajrore të përhershme, të cilat e përbëjnë qarkullimin e përgjithshëm të rrymave ajrore në atmosferë. Ky qarkullim mund të përkufizohet edhe si erëra të përhershme mbi sipërfaqe e tokësore.[9] Zoti xh.sh na tregon në Kuran për qarkullimin masave ajrore (erërave), ku thotë:
“…edhe në qarkullimin e erërave… (Xhathije 5)”
Erërat mbarësuese
Siç shihet nga fazat e formimit të reve dhe shiut, erërat “mbarësojnë” avullin e ujit që noton në ajër me, me grimcat e pluhurit që ndodhën në ujë e që quhen aerosole. Gjithashtu era e bartë polenin nga njëra bimë tekë tjera, dhe kështu i mbarëson ato.[10] Këtë rolë të erës Zoti xh.sh na ka tregu në Kuran ku thotë:
“Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë. (Hixhr 22)”
Erërat si paralajmëruese të reshjeve
Nëse një vend ka kohë të qetë, d.m.th. kohë më diell, dhe në një moment fillon të fryjë erë, atëherë në atë vend pritet ndryshimi i kohës. Në fillim paraqitem vranësirat, dhe pas një kohe në atë vend do të kemi reshje. Këto që i thamë më lartë Zoti xh.sh. na ka treguar në Kuran ku thotë:
“Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha,… (Araf 57)”
Erërat e fuqishme
Stuhitë e fuqishme formohen nëpër oqeane dhe njihen me emra të ndryshëm si p.sh. ciklone, tajfune, uragane, tornado, furtunë, shtrëngatë, tufanet, trumbetat, etj. Zoti xh.sh për këto erëra të fuqishme dhe shkatërrimtare në Kuran thotë:
“Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)! Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë. (Murselat 1 – 2)”
Një lloj i këtyre erërave të fuqishme e që njihen me emrin tufanet dhe trumbetat, gjatë udhëtimit të tyre bartin sasi të mëdha pluhuri, rëre etj.[11] Edhe këto erëra Zoti xh.sh. i përmend në Kuran përmes ajetit në të cilin thotë:
“Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë. (Dharijat 1)”
Oqeanet
Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të vogël se uji i oqeanit Atlantik.[12] Kurani i Shenjtë e përmend këtë barrierë midis deteve, të cilët nuk e kalojnë atë. Zoti thotë në Kuran:
“…në mes dy deteve bëri ndarje… (Neml 61)”
Oqeani botëror, në mënyrë vertikale është i ndarë në 5 shtresa: 1. Zona e rezeve të diellit (Epipelagic Zone), nga 0 deri 200 m, 2. Zona e Muzgut (Mesopelagic zone), nga 200 deri 1.000 m, 3. Zona e mesnatës (Bathypelagic Zone) nga 1.000 m deri 4.000 m, 4. Zona e pa fundmë (Abyssopelagic zone) nga 4.000 deri 6.000 m, 5. Zona Hadal nga 6.000 deri më shumë se 10.000 më thellësi.[13] Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet… (Nur 40)”
Ky ajet përmend edhe errësirën në thellësinë e detit, errësirë ku nuk mund të shikosh as dorën tënde. Errësira në dete haset në thellësi nga 200 m e poshtë.[14]
Grykëderdhja e lumenjve në det
Grykëderdhja e lumenjve në det (Estuaries), është vendi ku takohet uji i ëmbël i lumenjve më ujin e kripur të detërave. Ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve e ndanë një zonë e cila është e përbërë nga disa shtresa ndarëse. Ky informacion është zbuluar nga Wollast dhe Duinker në vitin 1982,[15] kurse Zoti xh.sh. na ka treguar para 14 shekujve, në Kuran ku thotë:
“Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen. (Furkan 53)”
Ujërat nëntokësore, burimet dhe lumenjtë
Ujërat nëntokësore quhen të gjitha ujërat që ndodhën poshtë sipërfaqes së Tokës. Burimi kryesor i ushqimit të ujërave nëntokësore janë reshjet atmosferike. Për këto ujëra Zoti xh.sh, na tregon në Kuran ku thotë:
“Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin). (Muminun 18)”
Dalja e ujërave nëntokësore mbi sipërfaqen tokësore quhet burim. Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në Tokë nëpër burime, (Zumer 21)”
Burimet karstike janë të pranishme në sipërfaqet tokësore ku janë të zhvilluara format karstike. Karst quhet procesi i tretjes prej ujit i disa shkëmbinjve, gjatë të cilit lindin forma të veçanta karestore të relievit dhe formohen tipe të ndryshme boshllëqesh.[16] Për burimet karstike, Zoti xh.sh. na tregon në Kuran ku thotë:
“…sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë… (Bekare 74)”
Shumica e të gjithë lumenjve në sipërfaqen e Tokës formohen nga burimet që ushqehen prej ujërave nëntokësore. Ka disa lumenj që formohen nga reshjet e shiut, mirëpo shumica e këtyre lumenjve janë të përkohshëm. Disa lumenj formohen edhe nga shkrirja e borës dhe akullit i cili ndodhet në majat e larta të maleve. Zoti xh.sh në Kuran na tregon për formimin e lumit ku thotë:
“A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, (Zumer 21)”
[1] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 129 – 133
[2] http://www.miraclesofthequran.com/scientific_25.html 20.8.2014
[3] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 325 – 326
[4] ATLAS GJEOGRAFIK, TRIMAKS, Shkup 2008. faq. 66
[5] http://sq.wikipedia.org/wiki/Deti_i_Vdekur 30.8.2014
[6] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=847 (Dr. Milazim Krasniqi) 30.08.2014
[7] Dr. Marko Milosavleviq, METEROLOGJIA……….. faq. 122
[8] Po aty, faq. 228
[9] Po aty, faq. 181
[10] http://www.miraclesofthequran.com/scientific_47.html 03.09.2014
[11] Dr. Marko Milosavleviq, METEROLOGJIA……….. faq. 224
[12] I.A. Ibrahim, UDHËZUES I ILUSTRUAR MBI ISLAMIN, CIMS – Aleksandri – Egypt, Prishtinë – Kosova 2006, faq. 20
[13] http://www.learner.org/courses/envsci/unit/pdfs/unit3.pdf 05.09.2014
[14] Po aty
[15] http://www.amap.no/documents/doc/Basic-circulation-and-salinity-distribution-in-salt-wedge-partially-mixed-well-mixed-and-fjord-type-estuaries-as-defined-by-Wollast-and-Duinker-1982-Numbers-and-shading-show-salinity-values/340 05.09.2014
[16] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 287
M.sc. Artan S. Mehmeti