Fakte shkencore nga Kur’ani i shenjtë

Fakte shkencore, astronomike, matematikore dhe historike nga KURANI I SHENJTË, të cilat Zoti i madhërishëm para 1400 vjetëve ia shpalli Muhamedit as., për të cilat njerëzit në shekullin e 7-të as që kam mundur t’i ëndërrojnë dhe të cilat u vërtetuan tek në shekullin e 20-të.

 

Kapitulli, Vargu Fjala Tema
55,19-20; 25,53 Deti Dy dete me sasi të ndryshme të kripës, etj takohen me njëra tjetrën dhe nuk përzihen. Ato në mes veti kanë një mur ndarës të padukshëm. Një ndër këto vende është Gjibraltari.
24,40 Deti Në thellësi të detit është errësirë e plotë saqë as dorën tënde nuk do ta shihje. Drita e diellit depërton në ujërat e detit/oqeanit jo më thellë se 200 metra. Mandej atje në thellësi jo vetëm që ka gjallesa, mirëpo ka edhe valë
10,90-92 Faraoni Paralajmërim: Kufoma e Faraonit u ruajt si shenjë paralajmëruese për brezat e ardhshëm
28,38 Faraoni Paralajmërim: Hamani, i cili ishte njeri i besueshëm i Faraonit. Ekzistenca e tij u vërtetua nga arkeologë dhe egjiptolog
54,45 Fitorja islame Parashikim: Islami do të mposhtë apo ngadhënjejë mbi idhujtarinë e arabëve
2,233; 31,14; 46,15 Gjidhënia Gjidhënia e fëmijës është shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme për të. Ajo duhet të ndodhë dy vjet të plota (2,233). Gjithsej nëna e ushqen fëmijën e vet nga trupi i saj 30 muaj (46,15). Nga kjo kuptohet se shtatzënia më e shkurtër normale është gjashtë muaj
51,47; 55,29+33; 81,15-6 Gjithësia Gjithësia është përherë në lëvizje përkatësisht zgjerim e ndryshim.
18,18 Gjumi Rëndësia e lëvizjes së trupit gjatë gjumit, që ai të qarkullohet mjaftueshëm me gjak
57,25 Hekuri Hekuri zbriti më pas në tokë
22,47; 32,5 Koha Një ditë tek Allahu i mëshirshëm është e barabartë sa 1000 vjet që llogarisim ne. Se matja e kohës është relative, varësisht ku qëndron, e zbuloi Ainshtajni tek në shekullin 20
36,36 Krijimi në palë/dysh Allahu fuqiplotë krijoj çdo gjë në palë, pra në dy gjini
10,57, 17,82, 41,44 Kurani ilaç Kurani nuk është veç udhërrëfyes porse edhe ilaç i shpirtit, të cilin shkenca për fat të keq e mohon, mirëpo ne si mysliman e dimë se sëmundje mjaftë të rënda mund të shërohen veç se me leximin e Kuranit
6,125 Lartësirat Frymëmarrja jonë vështirësohet sa më tepër që të ngjitemi në një kodër/lartësi, e kështu me radhë…
75,4 Majat e gishtërinjve Majat e gishtërinjve të çdo njeriu janë të veçanta te çdo njeri në mbarë rruzullin tokësor. Madje edhe tek binjakët njëvezorë
48,27 Meka do çlirohet Paralajmërim: Që Meka dhe Qabeja do të merret përkatësisht çlirohet nga myslimanët
16,68-69 Mjalti Mjalti i bletës është një ilaç dhe të cilin e bën vetëm bleta femër
16,8 Mjetet transportuese Paralajmërim: Që do të ketë mjete moderne transporti, si aeroplani, treni, etj
89,6-8 Ndëshkimi i Allahut tL. Qyteti arab Iram, i popullit Ad, tek të cili ishte dërguar Hudi as., i cili u shkatërrua në mënyrë ndëshkuese nga Zoti i madhërishëm është zbuluar nga arkeologët
34,15-17 Ndëshkimi i Allahut tL. Përmbytja e popullit të Shebës nga vërshimi i madh, është vërtetuar nga arkeologët
32,8; 53,45-46; 75,36-37; 76,2; 86,5-7 Njeriu Njeriu i krijuar nga sperma e mashkullit. Se me çfarë shpejtësie ajo hidhet. Nga sperma e mashkullit varet pra gjinia e fëmijës e jo nga femra (32,8; 53,45-46).

Për fat të keq edhe tek ne shqiptarët shumë gra janë lëshuar në mënyrë shumë të padrejtë, madje edhe deri në ditë e sotit, dhe veç pse nuk kanë lindur djem!

22,5; 23,12-14; 32,9; 39,6 Njeriu Si krijohet njeriu në mitrën/barkun e nënës, në tri faza/errësira. Fillimisht krijohet mishi, ai bëhet asht e sërish ashti vishet me mish të ri (23,12-14). Pasi që të krijohet embrioni, Allahu i gjithëdijshëm ia jep shpirtin (32,9). Sipas një hadithi shpirti i jepet në 120 ditshin e shtatzënisë.
67,3 Qielli Zoti i gjithëdijshëm krijoj shtatë qiej. Këtu mund të kuptohen edhe shtatë atmosferët e tokës
2,22; 13,2; 6,101 Qielli Qielli përkatësisht atmosferët e tokës e mbrojnë tokën nga rreziqet e përhershme që e rrethojnë atë. Ato janë për tokën sikurse një kulm. Zoti i madhërishëm është ai, i Cili i krijoj qiejt pa shtylla të dukshme, krijoj edhe tokën dhe çdo gjë tjetër nga asgjëja, pra pa “brumë” apo lëndë të parë.

Prandaj unë personalisht nuk e përdori kurrë fjalën krijon/krijoj dikush këtë apo atë send, meqë krijimi i takon vetëm Krijuesit, Allahut të gjithëpushtetshëm, i cili krijon pa lëndë të parë. Atij i mjafton pra vetëm të thotë bëhu dhe bëhet. Subhane-Allah! Ndërsa çdo gjë që njerëzit kanë arritur është një bërje e jo krijim, meqë ne për çdo bërje përdorim patjetër një lëndë të parë.

16,66 Qumështi/ Tambli Qumështin e krijon Allahu i madhërishëm nga ushqimi i përpunuar/jashtëqitja dhe gjaku
27,88 Toka Toka lëviz sikurse retë nga perëndimi në drejtim të lindjes
30,1-3 Toka Pika më e ulët e tokës është tek deti i vdekur, atje ku ishin qytetet e shkatërruara Sadumi e Gomorra

Parashikim: Në atë vend ngadhënjyen më pas bizantinët kundër persianëve

78,6-7; 79,30 Toka Zoti i lartësuar e bëri tokën sikurse një shtrat, kurse kodrat i bëri shtylla të saj

Pamjen e tokës, ashtu siç e njohim ne sot, si e drejtoj Allahu i gjithëpushtetshëm

13,41; 21,44 Toka Masa apo sasia e tokës në mbarë globin tonë zvogëlohet gradualisht. Dmth. përmes ujërave të deteve e oqeaneve, valët e të cilave ndeshen rregullisht me skajet e saj
27,39-40 Transmetimi i materies/

Komunikimi modern

Paralajmërim: Që do të ketë edhe mjete tjera komunikimi nga një vend i tokës në një tjetër. Froni i mbretëreshës Belkisa iu paraqit Sulejmanit as. sa hap e mbyll sytë.
55,41; 96,15-16 Truri Pjesa e përparme e trurit të njeriut, përkatësisht balli, është përgjegjës për gënjeshtren/rrenen
53,9 dhe 53,49 Ylli Sirius Në lidhshmëri me takimin e Muhamedit as. me engjëllin Xhibril në qiell, Krijuesi i madhërishëm betohet në këtë yll. Ky është ylli më ndriçues gjatë natës dhe largësia e tij nga toka është 8,5 vite drite, ndërsa rrotullimi i tij me yllin tjetër më të vogël, që të dytë në formë harkore zgjat 49,9 vjet. Prandaj Sureja 53 quhet Ylli. Fakti mahnitës këtu është lidhshmëria në mes të këtyre 49,9 viteve dhe dy ajeteve/vargjeve të kësaj Sureje, pra atij 49 dhe 9. Subhane Allah!
2,204; 3,7; 26,89; 77,89; 37,84; 50,16+33; 104,7; Zemra e njeriut Zemra e njeriut vendos për çdo gjë e jo truri. Në ditët tona është zbuluar e vërtetuar ky fakt. Në të vërtetë zemra përmes një lëngu të veçantë ia dërgon urdhrat trurit i cili tek pastaj i zbaton ato.

Jo më kot Krijuesi bujar shumë herë në Kuran e përmend zemrën tonë si qendrën e qenies sonë dhe jo trurin. Fundja edhe ne shqiptarët e përdorim në këtë mënyrë…

Të gjitha këto fakte të pakontestueshme e vërtetojnë fjalën e Allahut bujar = Kuranin. Jo kot e përsërit i Gjithëdijshmi, ndër të tjera në këto ajete/vargje në Kuran (2,111; 4,82; 6,155; 10,37-38; 17,88) se:

Kurani është 100% fjalë e Tij, pasi që askush pos Tij nuk mund të ketë krijuar apo bërë vargje të tilla. Ky libër i shenjtë nuk përmban asnjë kundërthënie dhe është i bekuar nga Krijuesi i tij dhe i çdo gjëje dhe se atë do ta ruan Ai deri në ditën e gjykimit.

Atëherë pas gjithë kësaj, si guxojmë të i lejojmë vetës ta humbin parajsën/xhenetin e përhershëm dhe ta pasojmë djallin e mallkuar për në ferr/xhehenem (Kuran 7,17). Patjetër se do të ishte më mirë për të gjithë ne që ta pasojmë këtë Kuran të shenjtë, i cili është burimi i njëjtë edhe i thirrjeve për të qenë mysliman të devotshëm dhe se veç si të tillë të vdesim. Duhet ta dimë se Krijuesi i madhërishëm tjetër fe pos ISLAMIT nuk pranon, meqë ajo është e vetmja e plotë dhe e drejtë. Këtëë e thotë Ai shumë herë në Kuran 3,19 & 85; 21,92 dhe 23,52.

Prandaj nuk na mbetet tjetër veç se ta pasojmë rrugën e vetme të shpëtimit dhe praktikimit të fesë së vetme të drejtë, duke

O       besuar dhe adhuruar vetëm një Zot të vetëm, Allahun fuqiplotë, meqë pos Tij tjetër s’ka (shiko edhe në Bibël, Dhiata e vjetër, Urdhri i parë që iu shpall Musait/Moisiut as., Ekzodi/Dalja, 20,3)

O       e falur namazin rregullisht

O       dhënë zeqatin

O       agjëruar ramazanin

O       duke shkuar në haxh, nëse na e lejojnë rrethanat shëndetësore e financiare

O       e kështu me radhë

Dashtë Allahu i madhërishëm e të na udhëzoj e shpie në rrugën e Tij të drejtë dhe të na falë për mëkatet tona, siç thotë në Kuran 53,32

Dhe për fund edhe diçka interesante:

“Armiqtë e mi – ata që nuk më deshën për mbret – sillni këtu dhe vritni para syve të mi”

Kush mund të ketë thënë kështu?

Jezusi/Isai as. sipas Biblës, Dhiata e re, Ungjilli sipas Lukës 19,27

Dhe në anën tjetër Kurani 2,256:  „Në fe nuk ka dhunë/detyrim“

Dashtë Allahu i madhërishëm që të na bëjë prej atyre, që përfitojmë shumë prej informatave të tilla jetike. Prandaj, lutja ime është që këto informata të shpërndahen sa më shumë që të jetë e mundur më tutje, duken u munduar që sa më shumë njerëz të jetë e mundur ta shohin dhe pasojnë dritën e shpëtimit të Allahut. Fundja këtë e kemi obligim, meqë për këtë Allahu bujar na urdhëron në Kuran 2,159.

Këto fakte mund t’i mohoj vetëm ai i cili është siç e përshkruan Allahu i lartësuar në Kuran 7,179 në këtë formë:

“Na kemi krijuar, me të vërtetë, shumë xhind dhe njerëz për xhehennem: ata kanë zemra (mend) me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin, kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si shtazë, madje, edhe më të zi. Ata janë të pakujdesshëm.”

Për mrekullitë e Kuranit mund të shikohen edhe disa videodokumentarë këtu:

http://www.harunyahya.com/albanian/al.m_video_index.php

Si dhe të lexohen në anglisht, mendime të shkencëtarëve të ndryshëm për Kuranin, i cili i ka mahnitur ata:

http://www.islamic-awareness.org/Quran/Science/scientists.html

Paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut të lartësuar qoftë me juve!