FALËNDERIMET E MIA TË PËRZEMËRTA

Falënderime për atë që më urreu dhe më mësoi kuptimin e dashurisë.

Falënderime për atë që më tradhtoi dhe më mësoi kuptimin e besnikërisë.

Falënderime për atë që më bëri të qaj dhe më mësoi kuptimin e dhembjes.

Falënderime për atë që më gënjeu dhe më mësoi kuptimin e sinqeritetit.

Falënderime për atë që tallej me ambiciet e mia dhe më mësoi kuptimin e sfidës dhe vullnetit.

Falënderime për atë që qëndroi me mua dhe pastaj më tradhtoi dhe më mësoi kuptimin e thyerjes shpirtërore.

Falënderime edhe atë një mijë falënderime për atë që më nënçmoi dhe për atë që më shkatërroi dhe për atë që më rrëzoi dhe më mësoi kuptimin e fisnikërisë dhe krenarisë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU