Rtv Pendimi
Të ndryshme

Fali të tjerët, mos i mbajë me vete gjithmanë

Një profesor i gjimnazit i thotë një ditë studentëve gjatë orës së mësimit: “Nesër të gjithë do vini në mësim me nga një qese të madhe me 5 kilogram patate brenda!”

Të nesërmen në mëngjes, të gjithë studentët kishin vendosur mbi bangat e tyre qeset me patate. Atëherë profesori i thotë: “Tani, filloni shkruani në secilën patate emrat e personave të cilët deri më sot keni refuzuar që t’i falni dhe vendosini sërish në qese!” Profesori vuri re që disa stundentë ishin duke futur në qese 3 patate, disa të tjerë 5, dhe shumë prej tyre gati po e mbushnin plot qesen.

Profesori vazhdoi të fliste: “Këtë qese që sapo mbushët, do e mbani me vete kudo për një jave të tërë. Kur të flini, kur të hipni në autobus, kur të vini në shkollë,pra kudo që të jeni do e mbani me vete.”

Pasi kaloi një javë sapo filloi mësimi dhe u fut profesori në klasë filluan menjëherë ankesat: “Profesor është shumë e vështirë që ta mbash me vete gjithmonë gjithë këtë qese me këtë ngarkesë.” Dikush tjetër tha: “Profesor patatet filluan të mbajnë erë dhe s’mund t’i mbajmë dot më.” Dikush tjetër u hodh: “Profesor kanë filluar njerëzit të na shohin çuditshëm, edhe u mërzitëm edhe u bezdisëm nga kjo situatë!”

Profesori i cili sapo kishte hyrë në klasë u ul dhe i thotë studentëve të tij: “Siç e shikoni duke mos i falur të tjerët, në fakt dënojmë më së shumti veten tonë. E detyrojmë ndërgjegjen tonë që të mbajë mbi supe një peshe shumë të rëndë dhe këtë e kemi gjithmonë me vete. Ne mendojmë se duke i falur të tjerët u kemi bërë një të mirë atyre, por në fakt duke i falur njerëzit, ne në fillim i kemi bërë një të mirë vetes…”

Të ngjajshme

SHQIPTARËT KUDO QË SHKOJNË FENË DHE KOMBIN S’E HARROJNË

Kushtrim Guraj

A e njeh këtë ligj i cili do ta ndryshoj të menduarit tuaj?

Kushtrim Guraj

Falënderoje Zotin që je gjallë!

Kushtrim Guraj

Përfundoi shfaqja!

Kushtrim Guraj

LINDJA E MUHAMMEDIT A.S.

Hevzi Hasani

LUTJE TË PËRZEMËRT!

Kushtrim Guraj

RTV Pendimi fillon ndërtimin e studiove televizive – bën kërkesë për kontribut në finalizim të tyre

Kushtrim Guraj

Ari i kuq: Mjedra ruan zemrën dhe mbron nga diabeti dhe kanceri!

Urim Isma

Ajo që po na mungon shumë është thënja: NUK E DI.

Kushtrim Guraj