FALJA E NAMAZIT ËSHTË MË E DOBISHME PËR PRINDIN SE DËRGIMI I JASINIT

Një natë Xhumaje,duke hyrë në Xhami,m’u afrua një djalë i ri dhe më tha:Hoxhë efendi,urdhëro ceta të holla t’ia këndosh babës tim nji Jasin.Ia ktheva:ec njëherë të falim Akshamin pastaj bisedojmë.Tha po unë skam abdes,thash të pritim,mer abdes.Djaloshi mori Abdes dhe së bashku e falëm Akshamin.
Pasi e falëm Namazin,i thashë:dëgjo vëlla:Me faljen e Namazit tëndë,Babi ytë është gëzua më tepër se me pagua për te mbi 100 Jasina.
Djaloshi u gëzua shum,saqë shenjat e gëzimit shiheshin në fytyrën e tij.
Pastaj tha:shum mirë,po meri këta të holla për Jasin,ngase gjyshja i ka bë nijet për babin tim.
Thashë:këndimin e Jasinit lema mua kurse të hollat mbaj ti,dhe tregoi gjyshes tënde se,me të falur ti Namazin,e ke gëzua babin tëndë më tepër se me të kënduar shum Jasina nga unë ose dikush tjetër.
Ai u kthye i kënaqur.
Ajo që duhet përmendur është: se djaloshi deri atë natë kuurë nuk kishte falur ndonjë Namaz,kurse prej atë natë Elhamdulilah, kurë më se ka lënë asnji Namaz.
Pra vëllezër dhe motra të nderuara,me të falur Namazin,ne i kënaqim prindërit tanë,qofshin të gjallë apo të vdekur.
O Zot,na bën falës të Namazit ja Rabbel Alemin.
Allahumme Amiiin

Shkruar nga hoxhë Zekerija Bajrami, transmeton Radio Pendimi.