FALJA E NAMAZIT PAS IMAMIT I CILI KËNDON MEVLUDE!

Pyetje:
Imami i xhamisë bën disa bidate, e kam këshilluar disa herë, mirëpo ai këmbngulë në bidatin e tij, a lejohet falja e namazit pas tij apo ta fali namazin në shtëpi?

Përgjigje:

Nuk ka dyshim që mevludi është bidat(risi) në fe.

Festimi i ditëlindjes së pejgamberit alejhi selam nuk ka bazë në fe, është vepër e shpikur.

Edhe pse e urrejmë një vepër të tillë të imamit tuaj, porse nêse ai është imam i asaj xhamie, ti duhet ta falësh namazin pas tij, edhe pse ai bën bidat, siç është mevludi.

Një gjë e tillë ty nuk ta ndalon të falesh pas këtij imami.

Porse, ka bidate më të rënda se bidati i mevludit, bidate të cilat ia ndalojnë muslimanit faljen e namazit pas imamit të tillë.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani
09.12.2014