Farat e kungullit e mposhtin kancerin

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.

Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator, transmeton “Zëri.info”.

Ndërsa një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit./(Zëri)