
Fëmijët e Gazës mbajnë demonstratë kundër pushtimit izraelit
Fëmijët në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës kanë organizuar një protestë, duke kërkuar fundin e luftës dhe pushtimit nga Izraeli, raporton Anadolu.
Duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Jo vdekjes, jo urisë”, fëmijët palestinez kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar të veprojë, duke porositur: “Ne po vdesim nga bombardimet, sëmundjet, uria dhe etja, ndërsa bota qëndron e heshtur”.
Më 18 mars, ushtria izraelite rinisi sulmet e saj ndaj Gazës, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve të 19 janarit me grupin palestinez të rezistencës Hamas.
Të paktën 52.300 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.