Fëmijët e Palestinës duan…

Duan të buzëqeshin, dhe jo të qajnë
Duan që nënat e tyre n’mëngjes t’i zgjojnë,
dhe këto krisma mos t’i dëgjojnë.
Duan jetën ta jetojnë
Duan prindërit afër t’i kenë
Duan përqafimet e tyre mos t’ju mungojnë
Duan n’qetësi të jetojnë
Duan në rrugë gjak mos të shohin
Duan me fëmijë të lozin, dhe jo t’i varrosin
Duan të qeshin nga lumturia, jo të qajnë nga tmerri dhe frika
Duan n’shkollë që të shkojnë, jo të presin se kur do të vriten
Duan me shoqe n’banka të ulen, jo tek varri t’ju dërgojnë lule
Duan n’qiell të fluturojnë zogjtë, jo raketat duke bombarduar
Duan në rrugë lule të shohin, jo të vrarë dhe t’masakruar
Duan n’qetësi n’këtë botë të jetojnë
Duan Palestinën dhe popullin e saj të lumtur ta shohin…